Dosja 'Partizani'/ Cakrani në 'Studio Live': Duan t'u bëjnë luftë pronarëve! Romeo Kara: Berisha erdhi në 2005 për të vjedhur, u kaluan ligje të paligjshme

18 Shtator, 18:27| Përditesimi: 18 Shtator, 18:56

  • Share

Dosja Partizani që implikon korrupsionin e familjes Berisha u diskutua sërish sot në ‘Studio Live’ me avokatët Romeo Kara, Kujtim Cakrani dhe gazetarin Fatos Mahmutaj.

Cakrani tha për Arbër Hitajn se SPAK i është futur interpretimit të ligjit të qeverisë Berisha për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Sipas tij, prokuroria është politike dhe po përpiqet ti bëjë luftë pronarëve të tokave në Shqipëri.

'Nuk besoj se ka më të tjera. Janë të njëjta që janë pasqyruar edhe gjatë hetimeve paraprake. Prokuroria ka një problem, jam në oponencë me SPAK, por ju them që prokuroria ka problem është reminishencë e kaluarës. Për të ngritur një akuzë ka 10 faqe i mbivendos për të krijuar imazhin që ka shumë faqe. Prokuroria ka krijuar precedent, duke gjykuar VKM, ligjet që janë kolegjiale, i është futur interpretimit të ligjit për kthimin e kompensimit të pronave. Është futur ligjit për letrat me vlerë.

SPAK ka arritur kështu në përfundimin e veprës penale. Jam në kushtet e Jamarbër Malltezit. Jam familje bejlerësh, dhe kam përfituar me ato ligje objekte që nuk i kisha marrë dot. Kanë qenë të shpronësuar, të sekuestruara. Familjet janë tiranase, e kanë pasur tokën të sekuestruar dhe të rekuizuar. Italia i mori për interesat e saj për 6 muaj dhe bëri më pas një VKM tjetër. Janë të prillit dhe rekuizimi është aty. Ta marrësh tokën pa shpërblim dhe e përdor për nevojat e luftës. Këto alibi që u ndërtuan nga Balla, nuk qëndrojnë toka është e pronarëve.'

Cakrani shton se ka qenë Edi Rama në cilësinë e kryetarit të bashkisë që ka bërë ndryshimin e pronës nga destinacion sportiv në terren për ndërtim.

'Nëse duan të bëjnë luftë pronarit, objekte në toka dhe nuk ishin më funksionale pronari duhet ti merrte. Zoti Rama ka bërë ndryshimin në 2006. U vendos nga KKRT. Nuk ka pyetur për ligjin. U bë ndryshimi, e kaloi në zonë për ndërtim dhe u bënë siç u bënë. Familjet nuk kanë pasur dijeni. Ai që mbante kompleksin partizani kishte interesa për të ndërtuar. E mbante me forcë atë tokë. Pronarët, Xhimi Begeja ka marrë dijeni në momentin e fundit. Duhej të ndërtonte mafia e ndërtimit.'

Avokati Kara sqaron se i është prekur siguria juridike e asaj prone tek Partizani.

'Mendoj se është gjëja më interesante ku demokracia ekziston si term që do vijë në të ardhmen. Manipuluesit aplikojnë ligjet e paligjshme. Paligjshmërinë e kanë kthyer në ligj. Në atë hulli që jam futur, kam vokacion të patundur për këtë punë. Këtu është e keqja më e madhe. Kur vendos një qeveri në mënyrë kolegjiale, gjithmonë e liga shkon me budallallëkun. Shkojnë e firmosin se jemi të gjithë bashkë e s’do merret njeri me ne. Këta që firmosin ligje të paligjshme. I është prekur siguria juridike e pronës me këto ligje të paligjshme. Duhet të merren përgjegjës para ligjit. U shtua një person në akuzë sot, duhet të jenë me dhjetëra.

Sa vunë këmbën në qeverisje në 2005, filluan këtu e një vend tjetër, identik për të ndryshuar komplet strukturën shtetërore. Këta erdhën dhe vetëm vodhën, bën ligje të paligjshme. Edhe CEZ e bën për të vjedhur. Që në 2005 ndryshon ligji dhe VKM, si qenka ky privatizimi? Nuk ka dokumente pas 41 që këta kanë qenë pronar. Kur u bë shtetëzimi, rezulton si tokë shtetërore që në vitin 1940. Edhe babai i Jamarbërit, tha janë shpronësuar. Si ka mundësi që ti e shkel ligjin dhe ndërron 2 herë për privatizimin në pjesën sportive? Kanë qenë në lidhje të ngushtë me klanin Berisha.'

Kara shpjegon më pas si u ndryshua terreni sportiv në truall banimi dhe si u nxorr leja për 24 muaj.

'Pastaj kemi përfitime të paligjshme, kemi veprën e mitmarrjes. Ka rritur pasurinë e vajzës së vet dhe të dhëndrit. Ka pasur mbivendosje, nuk kanë vajtur njerëzit as në terren të shohin. Fakti më i rëndë, ka premtuar Malltezi me 2 kontrata me Bektashin dhe me tjerë për 12 muaj ndryshoj destinacion nga sportive e bëj truall banimi. Duhej të ishte dhëndri i këtij që kishte pushtetin.

Për 24 muaj nxjerr lejen e ndërtimit thotë ai. Demokratët e parë në Tiranën e re, kur u bë president zotëria e ka pritur tek instituti i ndërtimit edhe me urimin e tij, Kujtim Kapollari, dhe ky zotëria vajti dhe ja prishi me dhunë biznesin. Ka nxjerrë të strehuarit atje me forcë. Një ish kryeministër që ka qenë mjek vuri një ministër shëndetësie Nard Ndoka. Ky lloj privatizimi... janë përsëritur gjërat. Por në këndvështrime të ndryshme. Del atje goxha deputetë atje, nga PR, nuk e di kush më emëroi dhe më tha të bëjë këtë raport. Nuk e di thotë Bektashi si nisa shoqërinë Homeplan. Nuk e dinë këta, dhe dalin me përfitime, me shtëpia. I kam çuar thotë e bija, jo me çanta por me bankë. Dhe nuk janë agallarë.'

Për Mahmutajn, kjo dosje është një nga maskarallëqet e familjes Berisha dhe kujton kronikat e kohës, se si ushtrohej dhunë tek ish-Partizani kur drejtohej nga Paro Laçi.

'Publikimi është bërë nga të tjerë, as nga Berisha, as nga Malltezi. Kishin gjëra për të fshehur. Nuk donin ti dilnin në shesh maskarallëqet. Akuzat janë më tepër se Partizani, por këtu është korrupsion i hapur. Publikimi i kësaj dosje nuk duhet parë si gjyq publik ndaj Berishës. Nuk është se Berisha ka qenë engjëll dhe po i biem në qafë. Ka bërë më shumë se aq. Meriton më shumë se aq. Dosja e Berishës nuk është se nuk diheshin maskarallëqet e tij. Do thoja që e mira, këto akuza i kemi të kopsitura.

I kemi nga një drejtësi që mirë apo keq e ka kaluar vettingun dhe një nga votuesit ka qenë Berisha. Në kronikat e kohës, historia filloi pas Berishës në pushtet në 2005. Flitej për dhunën tej klubi sportiv dhe lufta me ish presidentin Paro Laçi. Berisha e kishte përmendur si një rrugaç, si një ish badigardin e tij. Kishim çdo javë denoncime pa fund në komisariatin 2. Vinin nga futbollistët dhe ndërkohë denoncimet bëheshin dhe nga pala tjetër, ish pronarët.'

Ora 18:46
'Flas si pronar që më kanë grabitur tokën regjimi', Cakrani përplaset me Romeo Karan: Këtij i ka ngelur ora në '44! Na tregon pronën ky me Berishën

 

Avokatët Romeo Kara dhe Kujtim Cakrani debatuan në ‘Studio Live’ sa i përket dosjes së familjes Berisha në SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Cakrani: Të quash pronarin që ka marrë toka e tij, ka vjedhur, është çmenduri. Ky jakobinizmi shqiptar mendon se atje është vjedhur, çfarë është vjedhur? Ka marrë tokën e vet. E dini që Malltezi ka paguar 700 mijë euro nga xhepi i tij. Flas si pronar që jam, për tokën që i grabiti regjimi komunist në 45 dhe objektet atje u privatizuan atje sepse ishin të rrënuara. Kur gjenerali nuk firmoste që të bënte dorëzimin e objekteve kishte marrë fund historia. Në 2008 ishin paguar paratë për objektet. Pasi ishin bërë pagesat ishte bërë ligji i letrave me vlerë. Duhej dorëzuar objekti sepse merret... pse nuk thoni familja Begeja, një familje që ka ndërtuar tiranase. Ai bujkrobi atje nuk e kupton dot pronën private.

Kara: Ky ka qenë pronari i Shqipërisë dhe na tregon pronën ky me Berishën.

Cakrani: Problemi këtu është me pronarin, urrejtja që kanë me pronarin.

Kara: I ka ngelur ora në vitin 44.

Cakrani: Nuk ka drejtësi në Shqipëri. Nuk bëhet drejtësi me skllevër. Perandoria romake ra sepse u futën plebejtë dhe skllevërit. Në ato institucionet nuk punon asnjë njeri që ka familje pronarësh, punojnë skllevër.

Kara: Zotëria i ka ngelur ora në vitin 44. As Berisha nuk e do. Po ta pyesësh Tomor Dostin, ç’raport kishte Berisha me ballistët, do tregoj sa hipokrit ishte.

Ora 18:37
'Hiqni termin ish-pronarë, është bolshevik', Cakrani përplaset ashpër me gazetarin: Kam blerë shtëpi në Bruksel dhe unë, tregova origjinën e pronës nga gjyshi

 

Gazetari Fatos Mahmutaj dhe avokati Kujtim Cakrani debatuan ashpër në ‘Studio Live’, teksa Mahmutaj përmendi termin ish pronar kur po fliste për aferën Partizani që implikon familjen Berisha dhe jo vetëm.

Mahmutaj: Flitej për dhunën tej klubi sportiv dhe lufta me ish presidentin Paro Laçi. Berisha e kishte përmendur si një rrugaç, si një ish badigardin e tij. Kishim çdo javë denoncime pa fund në komisariatin 2. Vinin nga futbollistët dhe ndërkohë denoncimet bëheshin dhe nga pala tjetër, ish pronarët.

Cakrani: Duhet ta hiqni termin ish pronar, term jakobin, bolshevik, është shumë kollaj të bësh populizëm me termin ish pronar. Ka vetëm pronar. Unë jam pronar dhe termi ish pronar më rëndon.

Mahmutaj: Kjo histori vazhdoi 2 vite deri në 2007, kur ish presidenti e arrestuan dhe e ekstraduan në Itali. Si gazetar kronike kemi hasur historira të tilla. Shkoi deri në përplasje, 2008-2009 u vendos që F.K. Partizani të kalohej tek të ashtuquajturit ish-pronar. Po shoh reagim mbrojtës dhe shumë infantil nga familja e Berishës. Duhej prokuroria europiane që të hetonin si janë transferuar para për të blerë pasuri të paluajtshme. Në të gjitha vendet europiane je i detyruar të sqarosh origjinën e parave. Sa për ironi të fatit, i gjithë hetimi ka nisur nga Prokuroria e Hamburgut, nga blerja e apartamentit nga vajza e Argitës.

Cakrani: Kam blerë shtëpi në Bruksel, ju tregova origjinën e pronës nga gjyshi. Është normale kur transferon para, më kanë kontrolluar. Ata thjesht kërkojnë origjinën e parave që ti transferon. Më kontrolluan pastrimi i parave këtu.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?