'Hiqni termin ish-pronarë, është bolshevik', Cakrani përplaset ashpër me gazetarin: Kam blerë shtëpi në Bruksel dhe unë, tregova origjinën e pronës nga gjyshi

18 Shtator, 18:37| Përditesimi: 18 Shtator, 18:46

  • Share

 

Gazetari Fatos Mahmutaj dhe avokati Kujtim Cakrani debatuan ashpër në ‘Studio Live’, teksa Mahmutaj përmendi termin ish pronar kur po fliste për aferën Partizani që implikon familjen Berisha dhe jo vetëm.

Mahmutaj: Flitej për dhunën tej klubi sportiv dhe lufta me ish presidentin Paro Laçi. Berisha e kishte përmendur si një rrugaç, si një ish badigardin e tij. Kishim çdo javë denoncime pa fund në komisariatin 2. Vinin nga futbollistët dhe ndërkohë denoncimet bëheshin dhe nga pala tjetër, ish pronarët.

Cakrani: Duhet ta hiqni termin ish pronar, term jakobin, bolshevik, është shumë kollaj të bësh populizëm me termin ish pronar. Ka vetëm pronar. Unë jam pronar dhe termi ish pronar më rëndon.

Mahmutaj: Kjo histori vazhdoi 2 vite deri në 2007, kur ish presidenti e arrestuan dhe e ekstraduan në Itali. Si gazetar kronike kemi hasur historira të tilla. Shkoi deri në përplasje, 2008-2009 u vendos që F.K. Partizani të kalohej tek të ashtuquajturit ish-pronar. Po shoh reagim mbrojtës dhe shumë infantil nga familja e Berishës. Duhej prokuroria europiane që të hetonin si janë transferuar para për të blerë pasuri të paluajtshme. Në të gjitha vendet europiane je i detyruar të sqarosh origjinën e parave. Sa për ironi të fatit, i gjithë hetimi ka nisur nga Prokuroria e Hamburgut, nga blerja e apartamentit nga vajza e Argitës.

Cakrani: Kam blerë shtëpi në Bruksel, ju tregova origjinën e pronës nga gjyshi. Është normale kur transferon para, më kanë kontrolluar. Ata thjesht kërkojnë origjinën e parave që ti transferon. Më kontrolluan pastrimi i parave këtu.


Lajmi kryesor:

Dosja 'Partizani'/ Cakrani në 'Studio Live': Duan t'u bëjnë luftë pronarëve! Romeo Kara: Berisha erdhi në 2005 për të vjedhur, u kaluan ligje të paligjshme


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?