Juristi Kreshnik Spahiu i ka dhënë përgjigje pikëpyetjes që ngrihet se sa mund të zgjasë procesi gjyqësor ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, i cili zyrtarisht është marrë i pandehur për aferën Partizani. Spahiu thotë se sipas tij procesi nuk do të jetë mbyllur deri në vitin 2027.
“Duhet të kemi parasysh që ky është proces penal ligjor i gjatë që do të thotë se ende dosja nuk ka shkuar në gjykatë. Nëse do t’i referohemi standardit, në gjykimin e shkallës së parë dhe deri tek Apeli, kjo çështje do të zgjasë gati 2 vjet. Nuk besoj se përpara 2027 të kemi një vendim. Do kemi disa muaj të tjerë për procesin gjyqësor. Është një çështje e cila duhet marrë gradualisht dhe kjo as nuk e zbeh as nuk e forcon. Ky nuk është një realitet që ndodh vetëm me çështjen Berisha. Po mendoj për 21 Janarin”, tha Spahiu për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Spahiu ironizon Berishën: S’mund jesh lider opozite dhe ndërton 18 pallate gjatë qeverisjes Rama
SI.E./ReportTv.al