Spahiu ironizon Berishën: S’mund jesh lider opozite dhe ndërton 18 pallate gjatë qeverisjes Rama

18 Shtator, 14:13| Përditesimi: 18 Shtator, 14:56

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu gjatë në interviste për Report Tv ka komentuar dosjen për aferën Partizani. Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Spahiu thumboi Berishën me ironi duke thënë se një lider opozite nuk mund të ndërtoj 18 pallate.

Spahiu thotë se opozitës i ka rënë karta morale kur një nga ‘kauzat’ e tyre është kundër ndërtimit të kullave në Tiranë.

“Gjatë këtij regjimi politik Berisha ka ndërtuar 18 pallate. Por në një kohë kur akuzohet Rama dhe betonizimi i qytetit dhe kjo është kauza e tyre a mund të qëndrojë kjo. Kur vetë lideri ka qenë pjesë e kësaj që akuzon, bie karta morale. Çdo militant e di tani që Berisha nuk është i varfër, pra ai njeriu me një apartament por tani të gjithë ai i ka një familje të pasur, që ndërton kulla. Nga një tokë 2 mijë metra ndërton 18 pallate”, tha Spahiu në Report Tv.

Sa i takon privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Spahiu tha se edhe demokratët janë ish-pronarë tokash, por Berisha nuk ua ka kthyer siç bëri me dhëndrin e tij duke e privilegjuar.

Nëse Berisha dënohet, Spahiu sqaroi se koha që ish-kryeministri Sali Berisha ka kaluar në masën arrest shtëpie do të përllogariten si vite burg.

Ora 14:52
Spahiu parashikon: Listat e mbyllura do pengojnë bashkimin e partive të reja në një koalicion

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar të ardhmen e opozitës dhe alternativave të reja përballë partisë në pushtet. Spahiu tha se PD është një pengesë dhe për bashkimin e partive të reja sepse bunkerizimin i saj pengon rotacionin.

“PD është shpërbërë në themelin e vetë në qytetet kryesore, që do të thotë që nuk dihet se kush e drejtonte Elbasanin, Tiranën, Shkodrën. Ka humbur bastionet e veta. Partia Demokratike humbi në 2023 Tropojën, humbi Kamzën, humbi Bathoren, humbi Shkodrën, humbi Lezhën. Në deduksionin politik dhe kronologjinë e çdo partie, një parti që humb bastionet dhe humb misionet. Ajo ka dy alternativa e para të mos kandidojë që të hapi partitë e reja, ajo është pengesë dhe për partitë e reja sepse i tillë është dhe sistemi i ri me listat e hapura. Përsa kohë të jetë PD do vazhdoj Rama në pushtet. Berisha është i kënaqur me lider opozite dhe Rama është i kënaqur me pushtetin”, tha Spahiu në Report Tv.

Ora 14:38
Dosja Partizani/ Spahiu: Shumica e demokratëve janë ish-pronarë, por Berisha s’ua ktheu pronat siç bëri me dhëndrin

Juristi Kreshik Spahiu gjatë intervistës së tij në Report Tv u ndal te privatizimi i ish-kompleksit Partizani.

Spahiu tha se demokratët janë ish-pronarë tokash, por Berisha nuk ua ka kthyer siç bëri me dhëndrin e tij duke e privilegjuar.

“Çdo militant e di tani që Berisha nuk është i varfër, pra ai njeriu me një apartament. Tani të gjithë e dinë që ai i ka një familje të pasur, që ndërton kulla. Nga një tokë 2 mijë metra ndërton 18 pallate. Berisha i 2005-së ndryshon shumë nga ai i 2024. Madje slogani i 2005 ishte me duar të pastra. U rikthye në pushtet se besuan se ishte më i ndershëm nga Fatos Nano. Shumica e demokratëve janë ish-pronar dhe si kanë marr pronat e tyre. Pra Berisha ka qenë selektiv. A ka privilegjuar ai çdo pronar si ka bërë me dhëndrin e vetë? Nuk e ka bërë”, tha Spahiu.

Ora 14:33
Dosja Partizani/ Spahiu: Procesi penal dhe gjyqësor për Berishën minimalisht do zgjasë 2 vjet deri në Gjykatë Apelit

 

Juristi Kreshnik Spahiu i ka dhënë përgjigje pikëpyetjes që ngrihet se sa mund të zgjasë procesi gjyqësor ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, i cili zyrtarisht është marrë i pandehur për aferën Partizani. Spahiu thotë se sipas tij procesi nuk do të jetë mbyllur deri në vitin 2027.

“Duhet të kemi parasysh që ky është proces penal ligjor i gjatë që do të thotë se ende dosja nuk ka shkuar në gjykatë. Nëse do t’i referohemi standardit, në gjykimin e shkallës së parë dhe deri tek Apeli, kjo çështje do të zgjasë gati 2 vjet. Nuk besoj se përpara 2027 të kemi një vendim. Do kemi disa muaj të tjerë për procesin gjyqësor. Është një çështje e cila duhet marrë gradualisht dhe kjo as nuk e zbeh as nuk e forcon. Ky nuk është një realitet që ndodh vetëm me çështjen Berisha. Po mendoj për 21 Janarin”, tha Spahiu për Report Tv.

Ora 14:27
Dosja Partizani/ Spahiu: Nëse Berisha dënohet nga Gjykata, vitet e arrestit shtëpiak, ligjërisht llogariten si vite burgu

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv komentoi dosjen Partizani dhe marrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha si të pandehur.

Spahiu tha për Report Tv se koha që ish-kryeministri Sali Berisha ka kaluar në masën arrest shtëpie do të përllogariten si vite burg nëse kreu i PD-së merr dënim nga gjykata

“Duhet të kemi parasysh që jo rastësisht është lënë Arresti shtëpiak. Ka dy skenar nga gjykata, skenari i parë është pafajësia dhe në rastin tjetër është fajësia. Në rastin e dënimin pra të dënohet fajtor. Vitet e arrestit shtëpiak llogariten si vite burgu. Po mundohem që në optikën time të tregoj se çfarë do të ndodh pas 3 vjetësh me këtë çështje që njerëzit mos të çuditen.  Nuk përjashtohet që të ketë akuza të tjera apo çështje të tjera”, tha Spahiu.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • era: 18/09/2024 14:51

    Po ky sa shtepi ka bere ne Gjermani se dhe ky para te papame ka bere gjate kohes qe ka qene ne KLD bashke me Bamir Topin mijra EURO merrte per emerimet e gjyqtareve ky bashke me Bamir Topin qe jetojne sot pa punuar vetem llaka llaka neprt televizore rrine tani te dy

    Përgjigju
    • @era: 18/09/2024 17:05

      @era.i ka harru ato kohè Spahi-llari,,vetèm ata qè nuk ia dunè tè mirèn, ata cmirèzinjtè, ia kujtojnè. Kur pi kafen e mjesit, Spahi-llarit, i bie nè sy ngjashmèria e tij me Giovanni Falcone,,,mbasditeve pastaj,,seç i del para syve tè mèndjes Paolo Borsellino. Edhe me tè sheh ngjashmèri. Nè darkè pastaj, tek rrokullis njè gotè verè pas tjetrès,,blerè me frutet e djersès sè ballit,,,thotè me vete,,,,,,ama,,,ata shkuan pèr lesh ndèrsa unè jetoj. I zgjuar Spahi-llari.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?