Dosja/ Plagosi inxhinierin e ERE-së, një javë më parë efektivi e kishte kërcënuar me jetë! Dhunoi gruan derisa e mësoi më kë e kishte tradhtuar

23 Gusht, 12:39| Përditesimi: 23 Gusht, 16:02

  • Share

Tirane-  Gjykata e Tiranës la sot në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ kërkuar nga prokuroria për Erjon Goxharën. Efektivi i policisë plagosi më 19 gusht inxhinierin e ERE-së pasi mësoi se ky i fundit kishte pasur një flirt me bashkëshorten e tij.  Nga dëshmitë që janë dhënë para grupit hetimor, dhe janë në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com mësohet se flirti kishte ndodhur shumë vite më parë por se në janar të 2024 Erjon Goxhara kishte këmbëngulur për të zbuluar më shumë. 

Gjatë dëshmisë gruaja ka pranuar se ka pasur vetëm një herë raport intim vite më parë me Lorenc Kostën dhe pas këtij momenti, kontaktet me këtë të fundit kanë qenë vetëm për çështje pune.

Gruaja ka treguar se nga janari 2024, Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, “duke u fiksuar që mund ta tradhëtonte e më pas presion psikologjik deri dhe dhunë fizike”, ndërsa një javë para se ta qëllonte me 6 plumba afër banesës së tij tek ‘Komuna e Parisit’ ai e ka kërcënuar me jetë 

“Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më pare. Fillimisht Erjoni më ka thënë që t'i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë” mësohet të ketë thënë ajo.

Edhe i biri ka pranuar se dy prindërit prej një muaji kanë pasur debate dhe mosmarrëveshje. Djali i çiftit ishte i pari që Ejron Goxhara mori në telefon pas plagosjes, dhe me të cilin pasi shkoi në këmbë deri pranë Shkozës, shkuan me taksi në zonën e Thesarit pranë Dajtit, aty ku mundi t’i largohet me vrap dy kolegëve që e panë dhe i kërkuan të ndalojë. Në dëshminë dhënë në polici, djali tregon se ka shkuar më tej në drejtori për të folur me hetuesit i shoqëruar nga daja i tij, edhe ai efektiv policie.

Ndërsa nipi i Erjon Goxharës pranon se daja i tij ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe "shpeshherë tregonte se do vriste veten' . Ai ka pranuar se dhe nusja e dajës së tij ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe e tronditur.

"Pasi ka mësuar tradhtinë ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten. Më 19 gusht, në prezencën time teksa pinin kafe në një lokal Erjoni ka kërkuar që bashkëshortja t’i kërkonte falje, por që nuk ka ndodhur. Ai ka tentuar ta godasë por unë nuk e lejova. E shoqërova gruan e Erjonit për në banesë ndërkohë që ajo godiste veten me grushte në fytyrë"

Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale është pyetur dhe një koleg i Lorenc Kostës.

E.R ka thënë se rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që më qëlluan poshtë shtëpis. Pasi ka shkuar në vend E.R e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte dicka e më pas e ka plagosur me armë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 gushtit në një zonë të populluar të Tiranës ndërsa efektivi, 45-vjeçar, u vetëdorëzua pasditen e 21 gushtit, pas 48 orëve ku tregoi se kishte qëndruar i fshehur në zonën e Dajtit.

Dosja u sigurua nga gazetarja Keti Banushi.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or ti: 24/08/2024 00:47

    Te lumte pushka bablok

    Përgjigju
  • Toni: 23/08/2024 19:17

    Vertet polici gaboi per veprimin e nxituar por hapini njeher CV ketin qerosit Lorenc Kosta nga Ura Vajgurore qe pas universitetit qe e mori me mik sespe merej me fushaten e Anastas Angjelit ( Caci) shifni si u katapultua ky hajdut edhe i korruptuar qe vetem te shifni sa Tendera ka fituar edhe sa % ka mare duke futur tjere. Po ky qeros bythfishkur sikur ta palloi gruan ndonje pallosh si vetja apo vajzen ndonje babush do i vij mire? Te gjithe punonjesit e institucioneve shteterore po pallojne njeri - tjetrin. Vetem shifni si reklamohen neper Instagram edhe FCB. Njerez te degjemeruar.

    Përgjigju
    • Toksicitetii: 24/08/2024 00:18

      Ne kete ngjarje vetem zonja shpeton , keto te dy Jane karta te djegura ! Ne zyra sidomos ato zyra me dosje shume , me duket behet vetem nje pune! Edhe puna duket qeveria ecen perpara , pune shume jane mbyt me dosje , keshtu kjo pune! Administrata sidomos ne kryqeqender vjen era milk dhe mik

  • Rroku: 23/08/2024 17:06

    Oooo çfarë gëlase në ere-në e titit, po don dhe dafllak, paska të majt me e bo veç i her....

    Përgjigju
  • Juristi: 23/08/2024 14:53

    Asgje nuk e justifikon veprimin r ketij polici mesjetar nga memaliaj. Ky ka qene komandant kur ai kafsha po nga memaliaj i shqiponjave vrau Klodian Rashen. Me pas aty u hodh nje arme per te fajesuar viktimen. Jepini maksimumin 20 vite dhe te shohim policet e tjere rrugac si ky te qellojne qytetaret e paarmatosur.

    Përgjigju
  • Vino: 23/08/2024 13:34

    Kjo eshte policia home moderne, me keta tipa mesjetare qe levizin me pistoleta ne brez dhe dhunojne gra e femij! Ky eshte mentalitéti I ketij fshatari qe shkaterroi familje e plagosi nje te pafajshem. Ne burg te rrije injoranti!! Shkolle qe beri, vite investim, iken per vaj, vetem nga fodulleku dhe mungesa e edukates. Au duhet ta dijë me gjithe shkollen qe ka se ekziston divorci dhe ka gjykata nese i eshte bere ndonje e padrejte. Por qe gruaja te shkoje e t’i hapi kembet nje tjetri, Nuk eshte krim! Vetem divorc!!!

    Përgjigju
  • Tiku: 23/08/2024 13:23

    Qeros qeros, po kësaj ja mballos, patronazhistat pp i hipin njëri tjtrit, paraja e vjedhur dhe e fituar pa djersë këtë ka o shoku Nuro

    Përgjigju
  • poli: 23/08/2024 13:08

    KA TE DREJTE BURRI,,,,DO KERKOJE LLOGARI,,,E KENI BERE SHQIPERINE SI NUE BORDELLO TE MADHE,,,DHE TUTOR KENI EDI RAMEN....

    Përgjigju
  • Nuri: 23/08/2024 13:01

    Shreku EREs mo ej, shko ma mir me naj kamarier astiri se sa me qerosin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?