Në sallën e gjyqit, të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej janë përplasur me njëri-tjetrin pas përgjigjes së dhënë nga ky i fundit.
Alibej është shprehur se Nuredin Dumani s’ia kishte pranuar përfshirjen e të vëllait të masakrën e Bradasheshit, dhe se pretendon se Dumani nuk ka qenë i sinqertë për shkak se bëhet fjalë për të vëllain.
“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatër mbetje me vëllain e tij“, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.
Nuredin Dumani: Ky është mashtrim zonja gjyqtare. Mos e bëj atë gabim, mos e përmend më. Kjo është mashtrim. “Duhet të kërkosh falje për këtë!“.
Në këto kushte, Dumani është nxjerrë jashtë nga salla e gjyqit.
Lajmi kryesor:
Dosja ‘Plumbi i Artë’/ Nuredin Dumani përplaset me Alibejn, nxirret nga salla! Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen: Mos je ti personi që vrau ish-deputetin Fatmir Xhindi?
K.B/ReportTv.al
