Kryefinancieri i televizionit të familjes Berisha, Evis Sopi u arrestua sot si pjesë e bandës së kriptovalutave. Shqiptarja.com ka siguruar episodin nga dosja për Evis Sopin dhe punonjësen e Exchange të tij, Aurora Bregu. Ka qenë një agjent ka këmbyer kriptovaluta në Alb-Exhange, në pronësi të Evis Sopit.
Fakti penal ne ngarkim te shtetases Aurora Bregu dhe Evis Sopi
"Më datë 22.08.2024 agjenti nën mbulim 322 ka shkuar tek zyra e këmbimit valutor i quajtur “Alb-Exhange” i ndodhur në vendin e quajtur “Dollari”, Tiranë. Pasi agjenti ka pyetur në këtë subjekt exchange nëse mund të këmbente kriptovalutë USDT në para cash euro, personi femër punonjese në këtë subjekt e cila ndodhej brenda në sportel, i ka thënë se mund ti këmbente kriptovalutat në atë subjekt. Kjo shtetase e cila gjendej brenda banakut të exchangit, i ka dhënë agjentit 322, numrin e telefonit +34xxxx dhe i ka thënë që duhet të komunikonte fillimisht me këtë numër dhe pasi të kishte kaluar sasia e kriptovalutës të kthehej e të merrte lekët tek sporteli i exchangit. Agjenti 322 ka komunikuar me numrin që ka marrë në sportel nëpërmjet aplikacionit ËhatsApp dhe ka rënë dakort që të shiste një shumë prej 2000 USDT dhe agjenti do të merrte nga Sporteli i exchangit 1740 euro. Më pas agjenti 322 ka kaluar 2000 USDT nga adresa e kriptovalutës së tij nr. xxxxx në adresën e kriptovalutës së subjektit me të cilin komunikoi në Ëhatsapp (xxxx).
Pasi nga adresa e kriptovalutës së agjentit 322 janë larguar 2000 USDT për në adresën e kriptovalutës së subjektit, agjenti 322 ka marrë konfirmimin pozitiv për kalimin e kriptovalutës dhe ka shkuar në sportelin e exchangit ku ka marrë nga e njëjta punonjëse shumën e 1740 eurove cash si pasojë e këmbimit. Fakt i cili rezulton te jete pasqyruar ne procesverbalin e këqyrjes se aparatit celular te sekuestruar i agjentitn ne mbulim 322.
Ne date 22.08.2024, eshte mbajtur procesverbali i sekuestrimit te proves materiale, ku eshte administruar vlera e parave prej 1740 Euro, e dorezuar ne kembimin e krptovalutave, midis agjentit ne mbulim dhe shtetasit Aurora Bregu.
Nga verifikimet e kryera nga ana jonë, bazuar në materialet audio-video, është identifikuar shtetësja e cila ka kryer këmbimin duke qenë brenda sportelit të exchangit duke i dhënë sasinë e eurove cash agjentit 322 , si shtetësja Aurora Hair Bregu. Kjo shtetase rezulton e punësuar në subjektin “Alb-Exhange”.
Subjekti “Alb-Exhange” është në administrim të shtetasit Evis Lazer Sopi", thuhet në episodin e dosjes së siguruar nga Shqiptarja.com.
Lajmi kryesor:
Policia arreston kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguan rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar (DOSJE)
SI.E./ReportTv.al