Dosja/ Si u shkel siguria në burgun e Peqinit! Skaneri s’punonte kur u fut arma që përdori Sokol Mjacaj! Shef policie u komandua një specialist

19 Dhjetor 2023, 16:05| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 17:27

  • Share

Dosja e prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e të dënuarit Arben Lleshi dhe plagosjen e shokut të qelisë Indrit Shaqja, nxjerr në pah detaje të rënda mbi sigurinë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. Ish-drejtori Kamber Hoxha, pranon se skanerat në hyrje të institucionit nuk kanë funksionuar duke krijuar kështu premisa për futjen e armëve, celularëve dhe sendeve të paligjshme

Atje bëhet kontrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Skanohen, por skaneri ka qënë me difekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Kontrolli është kryer, por mund të këtë patur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjësit e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore"  thotë në dëshmi ish drejtori Kamber Hoxha.

Ish-drejtori i burgut ka sqaruar se edhe vetë procedura e kontrollit monitorohet me kamera nga punonjës të tjerë të cilët nuk kanë ngritur asnjë shqetësim, ndërkohë që furnizimi i fundit me ushqime e sende nga jashtë për Sokol Mjacajn është bërë në datën 16 nëntor.

Pikërisht në kohën e defektit të skenarave, dyshohet se arma e përdorur në vrasje është futur brenda burgut, ku në skenë veç vëllait të Mjacajt, del edhe një shtetase që herë prezantohej si kushërirë e herë si mikeshë e tij.

Kjo shtetase del në dosje në dëshminë e punonjëses së burgut Burbuqe Mana e cila thotë se Sokol Mjacajn ka komunikuar edhe ne Skype dhe data e fundit ka qene 4 dhjetor 2023 me shtetasen me emrin Ilda ose Ida.

I arrestuari tjetër Qani Muça, thotë se ka qenë specialist i thjeshtë dhe një ditë para ngjarjes, më 14 dhjetor, ishte emëruar nga drejtori i përgjithshëm Admir Abrija si shef policie i burgut Peqin, detyrë të cilën nuk e kishte pranuar. 

Që në momentin e komunikimit, i kam deklaruar Drejtorit të Institucionit se nuk jam pyetur dhe as nuk më është marrë mendimi për t’u emëruar në këtë detyrë dhe se për arsye personale nuk mendoj se jam në gjëndje ta kryej' thotë në dëshmi Qani Muça.

Megjithë këtë komunikim, Drejtori i Institucionit i ka thënë Muçës se nuk ka tjetër njeri për ta caktuar në këtë detyrë, duke i kërkuar ta kryente derisa të zgjidhej ky problem me instancat e emërtesës.

I dënuari përjetë për vrasjen e turistëve çekë Sokol Mjacaj del se më parë ka qenë në ndërtesën A të burgut Peqin, dhe është kaluar në Godinën B, ndërkohë që 4 ditë para ngjarjes, kur është akomoduar në dhomën nr.9 në katin e dytë i shoqeruar me një punonjës grup sigurie dhe sendet e tij nga dhoma e parë i ka marrë vetë në dorë.

Edhe në këtë moment, kur me siguri Mjacaj ka lëvizur bashkë me mjetin e krimit, kontrollet nuk kanë arritur të zbulojnë armën që ai përdori në vrasje. Një tjetër problematikë del nga kontrolli i dhomës dhe kontrolli fizik ndaj Sokol Mjacajt që është bërë para rreth një muaji e 15 ditësh ndërkohë që nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm. Prokuroria evidenton se burgu i Peqinit nuk ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen e rëndë, pasi drejtoria e Elbasanit ka marrë dijeni vetëm pasi është lajmëruar nga burimet e saj të informacionit. 

Ora 13:58
Vrasja në burgun e Peqinit, 4 ditë para ekzekutimit Mjacaj ndërroi qelinë, sendet personale i mori vetë në dorë! 1 muaj e gjysmë pa kontroll

1702984401_finalprojekt.00475806.Still102.jpg

Sokol Mjacaj është transferuar nga godina A e burgut të Peqinit, në godinën B, ku ndodhej edhe Arben Lleshi, rreth 3 muaj para se ta ekzekutonte Lleshin. Kështu ka dëshmuar Shefi i regjimit të burgut, Vilson Shima 37 vjeç.

Po ashtu, 4 ditë para se të ndodhte vrasja më 15 dhjetor, Mjacaj është transferuar nga dhoma nr.3 në katin e dytë sektori 6, në dhomën nr.9,  në katin e dytë të sektorit 1. Shefii regjimit të burgut, thotë se ditën që Mjacaj ka ndërruar dhomën është shoqëruar nga një grup punonjësish sigurie dhe se sendet e tij personale nga dhoma e parë i ka marrë vetë në dorë dhe është kaluar të dhoma nr. 9.

Vilson Shima thotë se në këtë moment nuk ka qenë i pranishëm, pasi ka qenë me shefin e policisë dhe shefin e regjimit të godinës A dhe punonjësit e tjerë për sistemin e të dënuarve të tjerë, pasi kishin urdhër për të boshatisur të gjithë hyrjen nr.2, pasi do hapej sistemi ‘41 biz’.

Vilson Shima ka dëshmuar se kontrolli fizik, si edhe kontrolli i dhomës së Sokol Mjacajt është bërë rreth 1 muaj e gjysmë para se të ndodhte vrasja dhe nuk i është gjetur asnjë send i kundraligjshëm. Ndërsa Mjacaj takimin e fundit e ka realizuar rreth 3 muaj para vrasjes me kunatën ose vëllanë.

"Dua të them se shtetasi Sokol Mjacaj është i sistemuar në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1, në këtë dhomë ai ka rreth 4 ditë që është akomoduar dhe qendron në dhomë me shtetasin Ëngjëll Ucaj, të dy këtë shtetas janë të dënuar me burgim të përjetshëm. Më parë shtetasi Sokol Mjacaj ka qënë në katin e 2(dytë), sektori Nr.6, dhoma Nr.3, ku ka qënë i vetëm në dhomë. Shtetasi Sokol Mjacaj ka qënë më parë në godinën A, dhe para rreth 3 (tre) muajësh ai është kaluar në Godinën B, hyrja nr.2. Dua të thëm se para 4 (katër) ditësh kur është akomoduar i dënuar në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1, është shoqeruar me një punonjës grup sigurie dhe sendet e tija nga dhoma e parë i ka marrë vetë në dorë dhe është kaluar të dhoma nr. 9, unë nuk kam qënë i pranishëm në transferimin e shtetasit Sokol Mjacaj, pasi kam qënë me shefin e policisë dhe shefin e regjimit godinës A dhe punonjësit e tjerë për sistemin e të dënuarve të tjerë, pasi kishim urdhër për të boshatisur të gjithë hyrjen nr.2, pasi do hapet sistem (41 biz). Dua të them se në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1 më parë ka qënë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili ishte i dënuar për vrasjen me burgim të përjetshëm, më par ka qënë dhe në sistemi 41 biz.

Ky shtetas ka pas hasmëri me dy vllezër që ata ndodhen të dënuar në IEVP Peqin dhe konkretisht në godinën A, ata janë shtetasi Ardjan Hazizi dhe Fatmir Petraj, ky i fundit është liruar para 3 muajësh. Kur është future shtetasi Sokol Mjacaj në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1 dhoma ka qënë e pastruar ku aty ka qënë vetëm krevati si skelet, të tjerat janë hequr të gjitha. Dua të them se kontrolli i dhomës dhe fizik i shtetasit Sokol Mjacaj është bërë rreth para 1(një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga kontrolli nuk është konstauar asnjë send i kundraligjshëm.

Takimi i fundit që ka kryer shtetasi Sokol Mjacaj ka që para rreth 3 (tre) muajësh, dhe më sa më kujtohet takimin e ka krtyer me kunatën ose me vëllain. Dua të them se shtetasi i ndjer Arben Lleshi ka qënë i akomoduar në katin e par Sektori nr.2, godin nr.B, dhoma nuk më kujtohet, shtetasi Arben Lleshi ka qendruar në dhom gjatë gjithë kohës i vetëm. Në lidhje me sa po më pyesni dua të thëm se sektorët në ajrim dalin të ndar vec e vecë, dhe nuk bashkohen në ambjentet e ajrimit dhe ambjente e përbashkëta mbyllen që mos të kenë kontak apo konflikte. Dua të thëm se planizimi i grafikut të ajrimit është planizim mujor, i cili përpilohet nga specialist i regjimit, firmoset nga unë dhe shefi i policisë dhe miratohet nga drejtori i burgut. Punonjësit e planizuar në shërbim në ambjentin e ajrimit kanë qënë shtetasit Ilir Balla, Indrit Dubali. Nuk kam dijeni që shtetasi i ndjer të ishte me plan masash, si dhe nuk më është komunikuar ndonjë gjë e till verbalisht. Dua të thëm se shtetasi i ndjer Arben Lleshi është i evidentuar në listën e personave të përfshir në konflikt, por jo më shtetasin Sokol Mjacaj", ka dëshmuar Shima.

Ora 13:43
Vrasja në burgun e Peqinit, skaneri jashtë funksionit prejt tetorit u rregullua 3 - 4 ditë para ekzekutimit, verifikohen takimet e Mjacajt në burg

1702991373_burgupeqinit.jpg

Në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit ku mesditën e 15 dhjetorit 2023 një i dënuar përjetë vrau një tjetër të dënuar skanerat nuk kishin funksionuar prej tetorit 2023 ndërsa ishte rregulluar 3 – 4 ditë para vrasjes.

E pranon vetë ish drejtori i komanduar në Burgun e Peqinit, Kamber Hoxha në dëshminë e tij dhënë prokurorisë së Elbasanit që po heton vrasjen e Arben Lleshit. 12 zyrtarë të burgut janë arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës

Siç u shpreha më lartë duhet të kontrollohej. Behet regjistri i i të dhënave të personit, i cili sjell ushqimet tek postoblloku ne hyrje të rrethimit të jashtëm të IEVP-së. Shoqërohet personi për në vendin e kontrollit që është para hyrjes në regjimin e brendshëm. Atje bëhet kontyrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Po skanohen, por skaneri ka qënë me difekt që nga data 21.10.2023.

Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjes policie të cilët bejne vezhgimin nga sipër. Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi.

Drejtoria e burgjeve ka bërë verifikin dhe ka dalë se gjatë 2023 Mjacaj ka pasur 5 takime dhe i fundit ka qenë në 1 shtator 2023

"Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qënë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023.

Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vellai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo me të cilën për herë të fundit është takuar më 16 nëntor 2023.

Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikeshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nepermjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që ti pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt" dëshmoi Kamberi.    

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/12/2023 02:56

    Se pari,takimet nuk duhet te shtrihen deri tek /kusherinjte/,/miqte/.Duhet lejuar vetem familja imediate,prinder,vella,moter,grua,burre,femije,gjysh/gjyshe.Se dyti,nuk eshte e thene qe arma te kete kaluar nepermjet ushqimeve te Mjacajt,mund te kete kaluar dhe nepermjet ushqimeve/pakove te atyre qe kane dale /seksere/ brenda burgut per vrasjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?