Sokol Mjacaj është transferuar nga godina A e burgut të Peqinit, në godinën B, ku ndodhej edhe Arben Lleshi, rreth 3 muaj para se ta ekzekutonte Lleshin. Kështu ka dëshmuar Shefi i regjimit të burgut, Vilson Shima 37 vjeç.
Po ashtu, 4 ditë para se të ndodhte vrasja më 15 dhjetor, Mjacaj është transferuar nga dhoma nr.3 në katin e dytë sektori 6, në dhomën nr.9, në katin e dytë të sektorit 1. Shefii regjimit të burgut, thotë se ditën që Mjacaj ka ndërruar dhomën është shoqëruar nga një grup punonjësish sigurie dhe se sendet e tij personale nga dhoma e parë i ka marrë vetë në dorë dhe është kaluar të dhoma nr. 9.
Vilson Shima thotë se në këtë moment nuk ka qenë i pranishëm, pasi ka qenë me shefin e policisë dhe shefin e regjimit të godinës A dhe punonjësit e tjerë për sistemin e të dënuarve të tjerë, pasi kishin urdhër për të boshatisur të gjithë hyrjen nr.2, pasi do hapej sistemi ‘41 biz’.
Vilson Shima ka dëshmuar se kontrolli fizik, si edhe kontrolli i dhomës së Sokol Mjacajt është bërë rreth 1 muaj e gjysmë para se të ndodhte vrasja dhe nuk i është gjetur asnjë send i kundraligjshëm. Ndërsa Mjacaj takimin e fundit e ka realizuar rreth 3 muaj para vrasjes me kunatën ose vëllanë.
"Dua të them se shtetasi Sokol Mjacaj është i sistemuar në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1, në këtë dhomë ai ka rreth 4 ditë që është akomoduar dhe qendron në dhomë me shtetasin Ëngjëll Ucaj, të dy këtë shtetas janë të dënuar me burgim të përjetshëm. Më parë shtetasi Sokol Mjacaj ka qënë në katin e 2(dytë), sektori Nr.6, dhoma Nr.3, ku ka qënë i vetëm në dhomë. Shtetasi Sokol Mjacaj ka qënë më parë në godinën A, dhe para rreth 3 (tre) muajësh ai është kaluar në Godinën B, hyrja nr.2. Dua të thëm se para 4 (katër) ditësh kur është akomoduar i dënuar në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1, është shoqeruar me një punonjës grup sigurie dhe sendet e tija nga dhoma e parë i ka marrë vetë në dorë dhe është kaluar të dhoma nr. 9, unë nuk kam qënë i pranishëm në transferimin e shtetasit Sokol Mjacaj, pasi kam qënë me shefin e policisë dhe shefin e regjimit godinës A dhe punonjësit e tjerë për sistemin e të dënuarve të tjerë, pasi kishim urdhër për të boshatisur të gjithë hyrjen nr.2, pasi do hapet sistem (41 biz). Dua të them se në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1 më parë ka qënë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili ishte i dënuar për vrasjen me burgim të përjetshëm, më par ka qënë dhe në sistemi 41 biz.
Ky shtetas ka pas hasmëri me dy vllezër që ata ndodhen të dënuar në IEVP Peqin dhe konkretisht në godinën A, ata janë shtetasi Ardjan Hazizi dhe Fatmir Petraj, ky i fundit është liruar para 3 muajësh. Kur është future shtetasi Sokol Mjacaj në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1 dhoma ka qënë e pastruar ku aty ka qënë vetëm krevati si skelet, të tjerat janë hequr të gjitha. Dua të them se kontrolli i dhomës dhe fizik i shtetasit Sokol Mjacaj është bërë rreth para 1(një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga kontrolli nuk është konstauar asnjë send i kundraligjshëm.
Takimi i fundit që ka kryer shtetasi Sokol Mjacaj ka që para rreth 3 (tre) muajësh, dhe më sa më kujtohet takimin e ka krtyer me kunatën ose me vëllain. Dua të them se shtetasi i ndjer Arben Lleshi ka qënë i akomoduar në katin e par Sektori nr.2, godin nr.B, dhoma nuk më kujtohet, shtetasi Arben Lleshi ka qendruar në dhom gjatë gjithë kohës i vetëm. Në lidhje me sa po më pyesni dua të thëm se sektorët në ajrim dalin të ndar vec e vecë, dhe nuk bashkohen në ambjentet e ajrimit dhe ambjente e përbashkëta mbyllen që mos të kenë kontak apo konflikte. Dua të thëm se planizimi i grafikut të ajrimit është planizim mujor, i cili përpilohet nga specialist i regjimit, firmoset nga unë dhe shefi i policisë dhe miratohet nga drejtori i burgut. Punonjësit e planizuar në shërbim në ambjentin e ajrimit kanë qënë shtetasit Ilir Balla, Indrit Dubali. Nuk kam dijeni që shtetasi i ndjer të ishte me plan masash, si dhe nuk më është komunikuar ndonjë gjë e till verbalisht. Dua të thëm se shtetasi i ndjer Arben Lleshi është i evidentuar në listën e personave të përfshir në konflikt, por jo më shtetasin Sokol Mjacaj", ka dëshmuar Shima.
Lajmi kryesor:
Dosja/ Si u shkel siguria në burgun e Peqinit! Skaneri s’punonte kur u fut arma që përdori Sokol Mjacaj! Shef policie u komandua një specialist
SI.E./ReportTv.al