Rrumi i Shijakut

Kronikë

DOSJA/ Tjetërsimi i pronave, bisedat e Rrumit të Shijakut me të vëllanë për Kadastrën e Durrësit: I japim 5 milionë lekë, të motivohen pak

5 Tetor, 16:56| Përditesimi: 5 Tetor, 17:00

  • Share

1759389755_rrumishijakut.jpg

Aleksandër Laho, i njohur ndryshe Rrumi i Shijakut

Dosja Hetimore e Prokurorisë së Posaçme që çoi në goditjen e grupit kriminal ku bënin pjesë Avdylajt dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe Rrumi i Shijakut, tregon lidhjet mes tyre dhe egërsinë që kishin ndaj anëtarëve të grupit rival, ku si kreun e tij konsideronin Plarent Dervishajn. 

Report TV siguron dosjen, ku në episodet dhe bisedat në SkyECC të zbardhura nga SPAK, sa i takon tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit nga grupi i Lahos, ku bën pjesë dhe vëllai i tij Vullnet Muça dhe i shpalluri në kërkim Agron Bejdolli, bie në sy aksesi që “Rrumi” kishte në Kadastrën e Durrësit. SPAK po ashtu ka zbuluar dhjetëra AMTP, akte të marrjes në pronësi të tokës të falsifikuara në zonat bregdetare kundrejt pagesave ndaj zyrtarëve që shkonin deri në 5 milion lekë.

Duke shfrytëzuar ketë akses, thotë SPAK, Aleksandër Laho, i njohur edhe si “Rrumi i Shijakut” u dha prona Avdylajve me qëllim që ta ndihmonin për të vrarë kundërshtarët.

Pjesë nga dosja e SPAK

Në datën 02 gusht 2020, ora 18:51, Vullnet Muça bashkëbisedon me Aleksander Lahon për një person me emrin Leo i cili ka kërkuar lekë për të bërë regjistrimin e dy pronave që i përkasin Kilës dhe Semenës.

Leo ka marrë persipër edhe Juristin ndërsa per drejtorin Aleksandri e pyet Vullnetin nëse do të bëjnë variantin e tyre- ta bëjnë firmën me foto.

Nga hetimi rezulton se punonjës me emrin Leo në ZVRPP Durrës kanë qene dy persona, nga tê cilët njëri me detyrën e juristit dhe tjetri me detyrën e Zv/Drejtorit.

Vullneti- Ky Leo kerkun 5 mln lek me kalu ato dyja

Aleksandri- Cil dyjja kilen…dhe sememen…5 mln lek i mer persiper ai te gjitha.

Vullneti – Po kto dy te funit 20-15.

Aleksandri- Po i mer persiper jurist dhe drejtorin… apo vetem ky per vete.

Vullneti- Vetem juristin.

Aleksandri – Kuptoj… po per drejtorin do bojm variantin ton…??

Vullneti-Po… Te motivohen pak.

Aleksandri – Mir esht por me i then qe juristi ta bej praktin 100% te regullt.

Vullneti- Te motivohen pak. Po po me foto firmen.

Aleksandri- Dhe esht ok mendoj un po e bon te regullt.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ 'Po erdhi Rama na fiku', Rrumi i Shijakut ‘klering’ pronash me Avdylajt për vrasjen e armiqve: Më hiqni qafe Lul Berishën, Plaurentin e Mond Çekiçin


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?