Plaurent Dervishaj, Rrumi i Shijakut, Edmond Çekiçi dhe Astrit Avdylaj

Kronikë

DOSJA/ 'Po erdhi Rama na fiku', Rrumi i Shijakut ‘klering’ pronash me Avdylajt për vrasjen e kundërshtarëve: Më hiqni qafe Lul Berishën, Plarentin e Mond Çekiçin

5 Tetor, 13:32| Përditesimi: 5 Tetor, 17:35

  • Share

TIRANË- Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme që çoi në goditjen e grupit kriminal ku bënin pjesë Avdylajt dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe Rrumi i Shijakut, tregon lidhjet mes tyre dhe egërsinë që kishin ndaj anëtarëve të grupit rival, ku si kreun e tij konsideronin Plaurent Dervishajn. Gazetarja e Report TV, Keti Banushi siguron dosjen, ku në episodet dhe bisedat SkyECC zbardhura nga SPAK, sa i takon tjetërsimit të pronave në Durrës nga grupi i Lahos, ku bën pjesë dhe vëllai i tij, Vullnet Muça dhe i shpalluri në kërkim Agron Bejdolli, bie në sy aksesi që “Rrumi” kishte në Kadastrën e Durrësit. SPAK po ashtu ka zbuluar dhjetëra AMTP, akte të marrjes në pronësi të tokës, të falsifikuara në zonat bregdetare kundrejt pagesave ndaj zyrtarëve që shkonin deri në 5 milion lekë.

Duke shfrytëzuar ketë akses, thotë SPAK, Aleksandër Laho, i njohur edhe si “Rrumi i Shijakut” u dha prona Avdylajve me qëllim që ta ndihmonin për të vrarë kundërshtarët, me në krye Palurent Dervishajn, Mond Çekiçin, i vrarë në mars 2021, apo edhe Lulzim Berishën. Këto detaje dalin nga zbërthimi i bisedave nga aplikacioni SkyECC mes Rrumit të Shijakut dhe Aldo Avdylit, të dy të shpallur në kërkim jo vetëm për këtë dosje, por edhe për ngjarje të tjera kriminale.

“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha zbulohen edhe në bisedën e datës 14 shtator 2020, që ai ka zhvilluar me Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK.

Grupi kriminal akuzohet për ekzekutimin e 2021 të Edmir Bregut, i cili ishte porositur nga Avdylajt për hakmarrje ndaj tentativës per të vrarë nipin e tij Aldo Avdylaj, nga ana tjetër grupi i Rrumit të Shijakut, bashkëpunonte me këtë grup për të ekzekutuar kundërshtarët e tij, ndërsa në këmbim u premtonte prona në Durrës, të cilat ua merrte fshatarëve përmes tjetërsimit. Në bisedat që shkëmbente me Aldo Avdylajn, Rrumi i Shijakut shkruan se i pari në radhë që duhet të hiqet qafe duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Cekiçi dhe në fund Plaurent Dervishaj.

“Kta e xhirojnë lojën e qytetit, të tjerët pastaj jan pasiva, të parëndësishëm”, shkruan Aleksandër Laho.

“Po je fiks fare e vlla. Kjo esht sta fut njeri ty për terren, e për men. Po ka maru ata jan, por luli them un, Lulit i bim direkt. Vetem vendose ti”, i përgjigjet Aldo Avdylaj. 

Në një prej bisedave të vitit 2021, Aldo Avdylaj i thoshte Rrumit se duhej duheshin bërë 10 vrasje brenda vitit, sepse në Durrës do të kandidonte Rama deputet dhe kjo i pengonte do t’i prishte punë. Edhe Rrumi i konfirmon Aldo Avdylajt se ardhja e Ramës do të paralizonte aktivitetin e grupit të tij.

“O vlla duhen 10 viktima mrena vitit. Po na erdhi ky Rama ktu, zbejm dot shumë dome se do na fiki”, i shkruan Aldo-Rrumit. 

“Ajo më ka djeg shum dhe mua, Rama po erdhi aty na paralizoi pak… e kam mendu direkt që atë ditë që e mora vesh”, i përgjigjet Rrumi-Aldos. 

SPAK ka zbardhur rolet që kanë patur të akuzuarit në vrasjesn e Edmir Bregut. Porositësi i vrasjes është Astrit Avdyli, financues dhe organizator Elidon allias Aldo Avdyli,(nipi i Astrit Avdylit) ekzekutori Ermir Dedja (i vrarë në maj 2025) Alfred Doka, vëzhgues në terren me qëllim lokalizimin e viktimës dhe ekzekutor, Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume, kishte rolin e vëzhgues për lokalizimin e Edmir Bregut. Në dosjen e SPAK për vrasjen e Edmir Bregut zbulohen edhe bisedat që bënin mes tyre anëtarët e grupit të Astrit Avdylajve. Ky i fundit, në një prej bisedave udhëzon nipin e tij Aldo Avdylaj që të tregojë kujdes kur përfshihet në ngjarjet kriminale. 

Gjithashtu  në dosje, dalin në pah pazaret e Avdylajve  për të vrarë e terrorizuar persona në Durrës me qëllim që njerëzit t’ia kenë frikën. Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyECC, dokumentohen episode sesi Elidon alias Aldo Avdylaj në bashkëpunim me Ermir Dedjan dhe Astrit Balliun alias Astrit Avdylaj, japin porosi e vendosin gjoba në zonë për të trembur të tjerët.

Grupi kriminal i vrasjes së Edmir Bregut
Astrit Avdyli- porositësi
Elidon allias Aldo Avdyli, financuesi dhe organizatori (nipi i Astrit Avdylit)
Ermir Dedja- ekzekutori (i vrarë në maj 2025)
Alfred Doka, vëzhgues në terren me qëllim lokalizimin e viktimës dhe ekzekutor
Enea Kume, vëzhgues për lokalizimin e Edmir Bregut

Rivalët e "Rrumit të Shijakut"

Rrumi kërkonte eleminimin e Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës i njohur edhe si Lul Berisha, si edhe të Edmond Çekiçit. Ky i fundit, ish-anëtar i bandës së Durrësit, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në mars të vitit 2021 pranë Drejtorisë Arsimore dhe afër shtëpisë së prindërve të tij. 

Ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ndodhet në burgun e Durrësit pas ekstradimit nga Spanja. Berisha ishte shpallur në kërkim në Janar të vitit 2022 për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, krim i ndodhur në 2005-ën. 

Plarent Dervishaj po ashtu ndodhet në burg pas ekstradimit nga Dubai. Dervishaj akuzohet si porositësit ndaj atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 ndaj tashmë ish-prokurorit të Durrsësit, Arian Ndoj. Atentatin për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin që viktimën e vetme pati shoferin e Ndojt, Andi Malokun. Dervishaj është edhe kunati i Lulzim Berishës.

Ora 16:56
DOSJA/ Tjetërsimi i pronave, bisedat e Rrumit të Shijakut me të vëllanë për Kadastrën e Durrësit: I japim 5 milionë lekë, të motivohen pak

1759389755_rrumishijakut.jpg

Aleksandër Laho, i njohur ndryshe Rrumi i Shijakut

Dosja Hetimore e Prokurorisë së Posaçme që çoi në goditjen e grupit kriminal ku bënin pjesë Avdylajt dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe Rrumi i Shijakut, tregon lidhjet mes tyre dhe egërsinë që kishin ndaj anëtarëve të grupit rival, ku si kreun e tij konsideronin Plarent Dervishajn. 

Report TV siguron dosjen, ku në episodet dhe bisedat në SkyECC të zbardhura nga SPAK, sa i takon tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit nga grupi i Lahos, ku bën pjesë dhe vëllai i tij Vullnet Muça dhe i shpalluri në kërkim Agron Bejdolli, bie në sy aksesi që “Rrumi” kishte në Kadastrën e Durrësit. SPAK po ashtu ka zbuluar dhjetëra AMTP, akte të marrjes në pronësi të tokës të falsifikuara në zonat bregdetare kundrejt pagesave ndaj zyrtarëve që shkonin deri në 5 milion lekë.

Duke shfrytëzuar ketë akses, thotë SPAK, Aleksandër Laho, i njohur edhe si “Rrumi i Shijakut” u dha prona Avdylajve me qëllim që ta ndihmonin për të vrarë kundërshtarët.

Pjesë nga dosja e SPAK

Në datën 02 gusht 2020, ora 18:51, Vullnet Muça bashkëbisedon me Aleksander Lahon për një person me emrin Leo i cili ka kërkuar lekë për të bërë regjistrimin e dy pronave që i përkasin Kilës dhe Semenës.

Leo ka marrë persipër edhe Juristin ndërsa per drejtorin Aleksandri e pyet Vullnetin nëse do të bëjnë variantin e tyre- ta bëjnë firmën me foto.

Nga hetimi rezulton se punonjës me emrin Leo në ZVRPP Durrës kanë qene dy persona, nga tê cilët njëri me detyrën e juristit dhe tjetri me detyrën e Zv/Drejtorit.

Vullneti- Ky Leo kerkun 5 mln lek me kalu ato dyja

Aleksandri- Cil dyjja kilen…dhe sememen…5 mln lek i mer persiper ai te gjitha.

Vullneti – Po kto dy te funit 20-15.

Aleksandri- Po i mer persiper jurist dhe drejtorin… apo vetem ky per vete.

Vullneti- Vetem juristin.

Aleksandri – Kuptoj… po per drejtorin do bojm variantin ton…??

Vullneti-Po… Te motivohen pak.

Aleksandri – Mir esht por me i then qe juristi ta bej praktin 100% te regullt.

Vullneti- Te motivohen pak. Po po me foto firmen.

Aleksandri- Dhe esht ok mendoj un po e bon te regullt.

Ora 16:37
DOSJA/ 'Nuk bëhem viktimë unë', Astrit Avdylaj porosi nipit për bashkëpunimin me Rrumin e Shijakut: Kujdes, nuk duhet të dijë asgjë për punët tona

1759674839_astritavdylirrumiishijakut.jpg

Astrit Avdylaj dhe Rrumi i Shijakut

Një tjetër bisedë mes Astrit Avdylajt dhe nipit të tij, Aldo, i njohur edhe me emrin Elidon, dalin në pah qëllimet për të ekzekutuar ‘Malokun’, nofka me të cilën i referohen Edmir Bregut, të cilin e ekzekutuan në vitin 2021.

Ndërsa bëjnë planet për vrasjen, Astrit Avdylaj duket i kujdesshëm që të udhëzojë nipin që të kujdesen që “punët e tyre” mos ti marrë vesh Rrumit i Shijakut, edhe pse me këtë të fundit bashkëpunonin për eliminimin e kundërshtarëve. “Nuk bëhem viktimë e Rrumit unë”, i thotë Astrit Avdylaj nipit. Jo vetëm që i thotë të ketë kujdes, po re udhëzon që mos të marrin përsipër as gjëra që nuk i përkasin grupit të tyre.

Mes bisedave zbulohet edhe plani të vrarë një person të cilit i referohen “Marli”, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar nga Prokuroria e Posaçme.

Pjesë nga dosja e SPAK

Në datën 11 gusht 2020, ora 08:46. Elidon Avdyli ka filluar të bisedojë me Astrit Balliun i cili vazhdon t'i japë këshilla dhe porosi. Në orën 13:38. Astriti i shkruan Elidonit që të largohet e te qëndrojë në Lezhë dhe se Rumi duke iu referuar Aleksandër Lahos, nuk duhet të dijë për punët e tyre dhe as çfarë njerëzish kanë. Nga biseda rezulton se Astriti dhe Elidoni bisedojnë për vrasjen e disa personave për të cilët Astriti është shprehur se do t'i bëjë ai, Malokun dhe Marlin dhe konkretisht mesazhet e dërguara nga Astriti janë si vijon:

Astrit Balliu: Ti largohu shko ke ben ok. Ne lezh ri aty. midis ktyne, kaq. Nuk ka ete duet asgje, rint ke hallet, tona, sic po rin edo grup, oli po con masken, ne lezh tani, dhe e ka pa plazhin cale dit, kupto, nuk na duet Rumo te di punet tona, s’duet te dine asgje per ne ato. le Rumit (Aleksander Lahos), kujdes me Rumin, se nuk diet te di ca njerzish kemi ne... duet me kujdes s’duhet te marrim gjera persiper, qe s’na perkasin, ne kupton, duet kujdes, me terezi. Te shikojm punet tona, kto dun me na fut ne, kupto, dun me na perdu, mos e ha xhaxh, vec ben noken, ate kemi mik...ve sfungjer ke barku, te dukesh i shnosh, mos e ndaj kapucin, lej se nuk jan per ato pun, dun lek ato, pranoj te thojn, mos i thuj qe astrit do ti bim ceks, se ka cojn, llafet, ne sy te Rumit, kupto, nuk bohem viktima Rumit un. as e Net. as e Pojes, cdo njeri, ka punet e veta xhaxh. ben e du fort. Kaleshin me ka kaleshi per punet e veta. kupto, nuk me pals k... fare as i kam ne list kaq ok.

Nga bisedat që Elidoni ka zhvilluar në platformën SkyECC me Enea Kumen, Aleksandër Lahon, Arben Mërkurin dhe Ermir Dedjan del e qartë se Ermiri është "ushtar" i Elidon Avdylit, i cili e ka mbajtur me para, i ka dhënë për konsum lëndë narkotike falas dhe e ka përdorur edhe si shofer të tij dhe të familjes.

Në datën 22 gusht 2020, Dedja i ka shkruajtur Elidon allias Aldo Avdylit se kishte gjetur bazë të sigurt e cila do të shërbejë për strehim të armëve dhe të vetë grupit të gjuajtësve që do të marrin pjesë në ekzekutimin e Edmir Bregu.

“E kam gjet pa merak, baze te sigurt”, shkruan Edmir Dedja.

Ora 15:57
DOSJA/ ‘Repekte, gjith jetën do më kesh nga mrapa’, Aldo Avdylaj falënderon djalin e 'Bariut' për vëzhgimin e Edmir Bregut: Super goditje

Edmir Bregu

Nga dosja e siguruar nga Report Tv, Elidon alias Aldo Avdylaj rezulton të jetë organizatori i vrasjes së Edmir Bregut, të cilit i referohet me nofkën 'Maloku'. Avdylaj gjithashtu ka organizuar një sërë personash në ruajtjen e shënjestrës.

Vëzhgues ishte djali i 'Bariut' që më vonë në biseda i referohen si Miri, por identiteti i tij nuk dihet. Gjithashtu në këto biseda përmendet dhe Enea Kume, i cili nuk ka blerë një automjet të vjedhur, nga ku Elidoni do të merrte një dorë të mirë parash. Enea Kume gjithashtu rezulton shok i ngushtë me Elidon Avdylajn.

Pjesë nga dosja hetimore:

Ne daten 14 shtator 2020, ora 15:25, Elidon Avdyli ka biseduar me përdonesin e PIN-it NRTA74 identifikuar si Arben Mërkuri. Në këtë bisedë evidentohet fakti se Elidon Avdyli ka organizuar një grup personash në role të ndryshme, vëzhgues dhe gjuajtës, për të kryer një vrasje që nga kjo bisede dhe tërësia e bisedave të tjera të zhvilluara deri në datën 24 Janar 2021, rezulton se personi që do të vritet është Edmir Bregu, alias Maloku.

Elidoni i ka shkruajtur Arben Mërkurit se ishte në shtëpi dhe se i kishte shkruajtur edhe Samueli dhe i kishte thënë se ishin pajtuar me Gentin...etj. Në vijim të bisedës, në orën 15:29, Elidoni ka shkruajtur: "Une po pres cunat sot, kto 2-3 dit do bejm ëe." Arben Mërkuri e ka pyetur nëse do takoheshin dhe Elidoni i është përgjigjur se ishte në Tiranë dhe konkretisht: "Un Tiron jam e vila. Jam vetem, Boli s'esht. S'i shkojn sms ndc me ardh hajde ti." Elidoni i ka kërkuar Arbenit që të gjente një mjet e të shkonte në Tiranë të takoheshin dhe e pyet se çfarë kishte biseduar me "Sharrin" duke iu referuar Astrit Balliut dhe Arbeni i përgjigjet: "Po prandaj doja te takoja. Qe ta diskutojme bashk".

Elidoni i shkruan se "Po nesër e tak un tani po pres ket robin per 2 dit du me bo ëe. Ose neser. E mrapa ku ti doj k.... Ktyne."

Arbeni e pyet se kujt do t'i gjuaj dhe Elidoni i është përgjigjur: "Malokut e dak, cke ti super ëe.”

Arben Mërkuri e pyet Elidonin nëse ka nevojë për ndihmën e tij dhe Elidoni i është përgjigjur "Po do e diskutojm. Cdo gjo o gati vetem ta shohim. Jo e dak fare, vet po na u desh nai baz anej katun. Me fut mjetin. Po pres rujcin tani tme vi. E neser n'pun. Do e boj ai cuni me Bolin (Ermir Dedja). Vet po rri ke kamerat. Se ngelem vet llafe. Duhet me leviz gjaku.

Në datën 16 shtator 2020, ora 06:15, Elidoni Avdyli dhe Arben Merkuri bisedojnë për një makinë "x5" e vitit 2012 e cila ka tre ditë që është vjedhur dhe që e ka "Boli" (Ermir Dedja). Elidoni i kërkon Arbenit të flasë me dikë ndoshta janë të interesuar ta blejnë. Në lidhje më ketë automjet, në orën 08:33, Ermir Dedja, përdorues i SkyECC MG7G39 i ka shkruajtur Elidonit se Poci duke iu referuar Enea Kumes, nuk e donte makinën ndërsa Baxholi kishte bërë shumë pyetje. Ermiri ka shpresuar që me shitjen e makinës të sigurojë ndonjë të ardhur.

Në datën 19 Shtator 2020, në orën 13:47, Ermir Dedja ka biseduar me Elidon Avdylin të cilit i ka shkruajtur se "o e marume, hakte, ti verna (vena), direkt, to llapisim, kapo, skemi capresim mo, tvin targat, e direkte, aksion".

Nga konteksti i bisedës, dyshohet se bëhet fjalë për të kryer një vrasje, por janë të pritje të targave që mund të jenë të vjedhura.

Në datën 19 shtator 2020, ora 19:40, përdoruesi i PIN-it N8TA74 i identifikuar si Arben Mërkuri, i ke shkruajtur Elidon Avdylit se e kishte marre djali i Bariut dhe i ka thënë se ka vendosur rojet te vendi dhe gjer nesër i mëson të gjitha lëvizjet. Arbeni i ka shkruajtur që të rrijë pa merak pasi siç shprehet "puna jote është dhe imja". Elidoni shprehet i kënaqur dhe i shkruan Arbenit se gjithë jetën do ta ketë mbrapa duke lënë të kuptohet se do t'i jetë mirënjohës. Biseda është zhvilluar si vijon:

Arben Merkuri- Tani mori djali bariut.. Atje i ka ven rojet. Te veni. Gjeri neser i mson te gjitha levizjet

Elidon Avdyli-Ca thot shum. Mir e vlla je imall e bobi. Ber kok fmive

Arben Merkuri-Pa merak. Eshte puna jote eshte e imja.

Elidon Avdyli-Po edi e vlla. Tfala shum boj e dak shum rrespekt per ate. Se vje diskutim ne ti gjith jten ka mrpa mke kaq.

Kjo bisedë ka evidentuar faktin se djali i Baiut që në vijim përmendet edhe me emrin Miri, ka angazhuar njerëzit e tij që të vëzhgojnë në terren lëvizjet e Malokut alias Edmir Bregu

Në datën 20 shtator, në oren 14:15 Arben Merkuri i dërgon Elidon Avdylit të fala nga djali i Bariut. Elidoni i dërgon të falat e tij dhe i thotë se kishte dërguar Bolin (Ermir Dedja) por nuk ishte në shtepi

Në vijim të bisedave të datës 20 shtator 2020, në orën 18:46, Arbeni i ka shkruajtur Elidonit se çuni i Bariut e ka gjetur "lokun" dhe i ka thënë se per 3-4 ditë do jenë gati ta "mbarojnë", që lë të kuptohet se do ta vrasin. Elidoni i është përgjigjur se ishin gati por duhet të presin të qetësohet situata pasi ka shumë lëvizje policie dhe konkretisht bisode është si më poshtë,

Arben Merkuri-Cuni i bariut e ka gjet lokun per 3 ose 4 dit me that jemi gati ta marojme.

Elidoni Avdyli-Po e vlla gati. Jemi ne ne knej. Sa te bi shteti direkt. Se o noom shteti aty ja 45. Dit iken besoj

Arben Mërkuri-Po pa merak marojme ounet tona

Elidon Avdyli- Se ui mu me pret me ik... Menoje iher se u felliqa. O dak ne per buken co ubo se me vjen zor ka ai e vlla.

Arben Merkuri-O dak pe merak. A e lam me uae pa merak.

Elidon Avdyli- Pe mka shkru vallaj he ca u bo

Arben Merkuri-Pe ne dje ishim o dak. Me tha po merak cuni i bariut. Sa fola tani

Elidon Avdyli- A tfol ne un iner me 37 po e moern maje ti 1

Arben Merkuri Ok fol

Elidon Avdyli-Ok e vlla shive vet ne ai pret me mor leket me ik nalt e vlla thuja tna e bej per ner cuni bariut

Arben Merkuri-Po i kam then a villao. Me tha po. Neser hajde takojm.

Nẽ daten 21 shtator 2020, ora 09:50. Elidon Avdyli i ka shkruajtur Arben Mërkurit se nuk e kishte degjuar telefonin pasi ka qenë duke luajtur tavell me Pocin, duke iu referuar Enea Kumes. Elidoni i kai dërguar Arben Mërkurit një foto të Ermir Dedjas dhe i ka shkruajtur "Të fala nga Boloraku. Kjo bisede pasqyron faktin se Enea Kume është shok i ngushtë Elidon Avdylit dhe se Ernir Dedaj përveç nofkes Boli, i therret dhe me nofken Boloraku.

Ne vijim Elidoni i ka shkruajti se po i eci mbare me malokun nuk do t’ja harroje atij dhe djalit te Bariut.

Elidon Avdyli- Tfala ka bolarku.Ke

Elidon Avdyli- P dak ngjo kam gjet njonin. Qe do mallin me 36. 1 kilek mai ti tti tvi ta mori ai. Se mka shkru maloku pik mkesit.

Arben Merkuri- ok.

Elidon Avdyli- Kur ti them tvi ta shofi.

Arben Merkuri-Kur te det.

Elidon Avdyli- Ja tfol tani e te them e do vi takoj ozot e vila na hecen mar ke maloku zdo ja harroj cunit bariut e ty

Ora 15:17
U ekzekutua në maj, nipi i Avdylajt i shqetësuar për anëtarin e grupit: 'Bolin' ma kanë marrë në qafë, kanë hap fjalë që po ruan Mond Çekiçin

1759670062_edmondcekiciermirdedja.jpg

Edmond Çekiçi dhe Ermir Dedja

Në dosjen e SPAK për grupin e Avdylajve, nipi i Astrit Avdylajve duket i shqetësuar për një prej anëtarëve të grupit, Ermir Dedjën. Në një bisedë që Aldo allias Elidon Avdylaj bën në SkyECC me Arben Mërkurin thotë se ‘Bolin’ ia kanë marrë në qafë, pasi janë hapur fjalë që po ruan për të vrarë Edmond Çekiçin, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi. Ky i fundit është vrarë në maj 2021.

Pjesë nga dosja e SPAK

Në datën 2 Gusht 2020, Elidoni Avdyli i ka shkruajtur Arben Mërkurit se “Bolin” (duke iu referuar Ermir Dedjas), ja kanë marrë në qafë pasi kanë hapur fjalë sikur po ruan Ceken duke iu referuar Edmond Çekiçit, për ta qëlluar. Për këto thashetheme, dikush i ka thënë "Pocit" që t'i thotë "Bolit te bëjë kujdes”. Elidoni i ka thëne Arben Mërkurit se ndodhet në Lezhë dhe e fton të hanë darkë bashkë me Samuelin. Konkretisht Elidon shkruan Arben Merkurit.

"Shife se po te pres knej. Bolin e shkret ma kan mor mqaf. Kan qit llaf sikur ka nji jav qe ru Ceken (Edmond Çekiçi) ke lagja vet. Gjynof shum", shprehet Aldo Avdylaj.

Arben Mërkuri e ka pyetur se kush ja ka marre në qafë dhe Elidoni i është përgjigjur "Po njerzit anej tu fol e dak. Sikur Boli paska rujt Ceken per ti ra ke pallati vet i jav rresht. Kan shku ropt ke Poci i kan thon t'hapi syt Boli."

Ndërkohë, Edmir Dedja i cili ishte ekzekutori i vrasjes së Bregut, është eliminuar në një atentat në maj 2025.

Ora 15:14
DOSJA/ Si Rrumi i Shijakut planifikonte goditjen e bandës së Durrësit: Pa i hudh ca viktima, zor se i shkatërro! Po t’i binte shteti para, do ishte ndihmë e madhe

Nga dosja e siguruar nga Report Tv e SPAK për goditjen e grupit të Avdylajve dhe të Rrumit të Shijakut, janë dokumentuar episode bisedash nga transkriptimi i SkyECC, ku bandat përgatiteshin për goditje kundër njëri-tjetrit.

Një bisedë e zhvilluar mes Elidon Avdylit dhe Aleksandër Lahos alias Rrumi i Shijakut, shihet sesi planifikohet goditja e Plurent Dervishit, Lulzim Berishës dhe Edmond Çekiçit si dhe Ilir Kokakalit, shok i Edmir Bregut, të cilët ndryshe etiketohen si kryesorët e veprimtarisë kriminale në Durrës.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në datën 14 shtator 2020, ora 13:17, Elidon Avdyli ka zhvilluar me Aleksandër Lahon një bisedë të gjatë në lidhje me goditjen e anëtarëve të "grupit të Durrësit", siç e quajnë bashkëbiseduesit. Në orën 13:49, Aleksandri i ka shkruajtur Elidonit që Lenti, duke iu referuar Plaurent Dervishi, mendon se e kanë gjuajtur Elidoni me Kaleshin (Arben Mërkurin) ndaj duhet të bëjnë kujdes pasi Lenti mund t'i gjejë më kollaj se ç'mund të gjejë Pojën. Elidoni i është përgjigjur se ishte në dijeni pasi Dorjani i ka thënë që Lenti vetëm atij dhe Kaleshit u frikësohet. Në vijim Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se ai kishte organizuar goditje për t'i rënë Malokut dhe Kokalarit dhe se brenda javës ata do të jenë të kallur (varrosur). Elidoni shkruan se i ka thënë edhe çunit të Pojës që ta fillojnë ku të duan dhe se goditjen e parë është gati ta bëjë vet. Rumi i është përgjigjur se koka e grupit është Luli (Lulzim Berisha), Cekja (Edmond Çekiçi) dhe pastaj Lenti dhe se ata e xhirojnë lojën në qytet ndërsa të tjerët janë të parëndësishëm. Elidoni i shkruan që duhet të bëjnë Lulin por Rumi i shkruan se meqë Luli po qëndron pasiv mos ta ngacmojnë por të bëjnë Ceken pasi është truri i tyre në terren. Biseda në lidhje me organizmin e vrasjes së "Malokut është si vijon: 

Elidon Avdyli- Na erdhi ai dorjano. Na tha. Vet ke un e ke kaleshi. Eka fryken. Ju ka tmerr tha. Vetem per ne fol. Me godit. Ai.

Aleksander Laho-se Poja ka rjeshta me shum dhe Poja luan dhe keq.

Elidon Avdyli- Un qesh me cuni e Pojes ifola ca gjona. Presim tani. Ne me pun gja dun me me nimu.

Aleksander Laho- se Poja ka fis njerez, etj etj nipa, se ksaj pune do i vi fundi nje grupi esht siguro. qe nje grup do iki, do jet perplasje, siguro,

Elidon Avdyli-Po un e vlla ket jav kam organize. Godije vet.

Aleksander Labo- por po ti binte dhe shteti ishte ndihme e madhe per neve.

Liridon Avdyli- Me Malokun me Kokalirn. Me kismet allahut. Ket jav. Do t bi. Pa i hull ca viktima... Zor se i shkaterroo

Aleksander Laho-Shiko se hapet loj e gjere

Elidon Avdyli-Po vlla jam prag vdkejs kahu si ka plas

Aleksander Laho- ata pa u pastru themeli grupit ktyre ata jan pa peshe pastaj, tregohu i zgjuar, Elidon Avdyli-Vetem kjo po na shpetoj. Un skam aq forc me emajt. Koh tgjat diku. Do mkapin. Pa nejta kahu cunit pojes ithash hajde ja fillojm. Ku doni ebej un tparen.

Aleksander Laho-shoku koka grupit esht Luli i pari, cekja, pastaj ky legeni lenti.

Ora 14:55
DOSJA/ ‘O budalli i xhaxhit’, Astrit Avdylaj udhëzime nipit nga SkyECC: Kujdes mos u ekspozo, maskën në kokë kudo që të shkosh! Gjuj në bark...

Astrit Avdylaj

Në dosjen e SPAK për vrasjen e Edmir Bregut zbulohen edhe bisedat që bënin mes tyre anëtarët e grupit të Astrit Avdylajve. Ky i fundit, në një prej bisedave udhëzon nipin e tij Aldo Avdylaj që të tregojë kujdes kur përfshihet në ngjarjet kriminale. Kujdes mos u ekspozo, i thotë nipit, duke i thënë që kudo që shkon të mbajë në kokë maska.

“Co ben e budalli i Xhaxhit. Kujdes Mos u ekspozo, ok. Kujdes. Lenti ka bet. Knej. Osht. Jam dush. Me goj. Se ka shiet. Po. Meru me lacen. Mos te dall emri Olit. Jo me Olin. Kupto. Me ngjo ka ka nji her. Me lacen. Dhe duet kujdes. Mos bëj zhurm Kujdes, Lenti ku osht, ok. Bier fort. Lentit. Mos e ruj per asgje. Bjeri e ke ok ka mua Lentit. Ok, ca dush bej. Me durrsaket. Pe me men, Bleri lentit, Ne kok. Masken ne kok. kudo qe te shkosh. Dorezat. Mos hec shum Pes metra. Kupto, Kur te dalesh er pun. Me skafanta. Gjuj në bark. Foi me Lacen per plazhin. Shpin ja din. Kshu qe mos e von”, i shkruan Avdylaj nipit.

Në datën 11 korrik 2020, Elidon Avdyli bisedon me Astrit Balliun i cili e porosit që të bëjë kujdes, mos të vrasë njerëz kot, të mos ekspozohet dhe të bëjë gjuajtje fatale.

"Ca u ba.Per Lentin.Spo kuptoj Asgje rumi ka njerz kupto. Kshu qe te jemi te zgjuar. Mos te vresesh njerez kot. Per mendimin tim. Ok me terezi. Doli. Jepni drejtim. Te jeni te sigurt. Kaq. Lekt tern. Mos hej zhurm. Vepro.Dhe qet. A me ngjo. Mua. Ok. Mos u ekspozo. Dhe gjuajtje fatle. Duet kujdes. Thuj rumit. Kujdes. Kur ti gjumi. Ke poja. Asgje so kuptoj. Ca poja. Ca po thu. Pse nuk shkoni me poken. Kujdes Me goj. Poja nuk osht i keq...”, i shkruan Astrit Avdylaj- Aldo Avdylajt.

Më tej, ai i thotë që qëllimi i tyre është të mbarojnë punët dhe të vrasin “Malokun”, pseudonim me të cilin i referohen Edmir Bregut të vrarë në 2021, me urdhër të vetë Astrit Avdylajt.

“Co po ben...si je..ti... Kupto ajo...se me cmen... Me muhabet...te folime... Shiko hallen fat... Se aty nuk po shikoj gje un vec plane....ngjove..ajo...ne duet te ishim ke punet tona... Jo ke premtimet.... Te bejm punet tona... Malokun... Plazh... Kto jan pun tona... Me ngio mua... Kur tna pugen Gjerat... Me kto tjert”, i shkruan Avdylaj-nipit.

Ora 14:49
DOSJA/ ‘Pse je më i fortë ti se unë’, si Avdylajt vendosnin gjoba e terrorizonin Durrësin: Duhet të vdesin njerëz ti zej paniku, kaq!

1757517541_1751955486spak.jpeg

Në dosjen e SPAK të siguruar nga Report Tv, dalin në pah pazaret e Avdylajve me shokë për të vrarë e terrorizuar persona në Durrës me qëllim që njerëzit t’ia kenë frikën.

Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc, dokumentohen episode sesi Elidon alias Aldo Avdylaj në bashkëpunim me Ermir Dedjan dhe Astrit Balliun alias Astrit Avdylaj, sesi japin porosi e vendosin gjoba në zonë për të trembur të tjerët.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në datën 27 korrik 2020, ora 10:03, Elidoni Avdyli ka biseduar me Astrit Balliun. Nga biseda rezulton se Elidoni i ka vendosur "gjobë një personi dhe Astriti për ketë i shkruan:

"... Ke ven gioh. Bravo. I fort. Xhajt. Per kie ta vran cun e xhajt. Pse je me i fort. Ti si’un. Apo ca. Kur si vej un gjohat. Apo do me i vo ti..."

Në datën 27 korrik, 2020, ora 21:26. Ermir Dedja, përdoruesi i SKYECC MG7639, i ka shkruajtur Elidon Avdyli se është me "Piratin" i dentifikuar si Alfred Doka. Nga biseda rezulton se Ermiri bashke me Altiredin e kane lene qe ne oren 6 te mengjesit t’i shkojne te shtëpia me personi të paidentifikuar dhe ta presin kur të dalë me qelllim për ta kërcënuar.

Në datën 28 korrik 2020, ora 05:44, përdoruesi i SKYECC MG7G39, Ermir Dedja, i ka dërguar Elidonit një foto e cila është bërë brenda një makine. Ne foto paraqitet një makinë dhe një shtëpi me cati. Në orën 11:30, dërguesi i mesazheve i ka shkruajtur Eliderit: se "e kapëm vlla. O terrorizu fare vikja. E kena kap spektakel fare po u trem. Kur takojm pastaj, ta shpjegoj. Nga afer qysh e tek"

Në datën 29 korrik 2020, ora 09:09, Elidon Avdyli ka biseduar me Astrit Balliun. Nga biseda del se Astriti interesohet për ata që ai i quan "durrsakë" dhe i shkruan Elidonin se duhet të vdesin njerëz që t'i zërë paniku të tjerët. Astriti e udhëzon se si të veprojë duke i shkruajtur:

"Po cekja aty osht. Kil. Shi Ca ka bo. Ai e osht myll. Si nuk kuptova. Ca ka thon Kili. Spo kuptoj Asgje. Ca po luhet aty.

Me kto durrsaket. Kaq. Kuptoj duet te vdesin njerz kaq. Ti ze paniku. Kaleshi. Sduet. Te gjuj. Mos haro. Se i niel baruti. Ok. Kaleshi. Jo. Ti do gjush. Me gencin. Ai ne timon. Do me ngjosh mua.... Hojvon. Budalla. I di un punet. Budalla. I cmen. Injorant. Do me na tregu gjojnat ti. Jo. Koleshi. Ne timon. Mos. Ti. Boj ca dush. Kupto. Der ne shpatell. Shikoje. Mir se ka spijuna. Dhum. Ke pakllat. Kamrat per qark. Kupto. Se japin info. Ne polici. Duet. Pallat i ri. Duet shum kujdes. Ta kapin shpin te kapin zon. Se osht karma gjall. Se karma te mer ne qaf. Zona plazhit osht e mir. Duet men. Shpi ke zona hasonve. Dhe nuk ka shtet. Se tirona problem. Kujdes cdo levizje.”

Një tjetër bisedë e zhvilluar mes Ermir Dedjas dhe Elidon Avdylit, shihet sesi ky i fundit ka gjetur një arsenal armësh për shumën 1350 euro.

“Në datën 6 gusht 2020, Ermir Dedja, përdoruesi i SkyEcc MG7G39, pasi e ka vënë në dijeni Elidon Avdylin se është takuar me një person i cili kërkon 2 mijë për bukë, i ka shkruajtur se ka gjetur pistoletë, katër kallashnikovë me tuba dhe dylbi dhe një snajper me tub dhe dyłbi etj., dhe konkretisht "Hekrat, sa do te thoja, i kam gjet, per momentin. dhe 1 25 c285. 4 kallasha, e furit. fare, me tuba, me dylbi me majtesi, me qyia kallcuku te funit. 2020. fare. dhe I snajper, me tub me dy dylbi, qe mat eren, dhe kallash gjith karikatore 40. kollcuku... 4 kallasha. Me tuba me te gjith. Pistoleta. Na i len te gjitha 1350 vlla. Na ka dal 4 mi euro... armet jan aty duhen leket ikim i morim direkt per snaipein kur takojm nga afer do te them", thuhet në dosjen hetimore.

Ora 14:33
DOSJA/ Ermir Dedja në ‘hall’, i kërkon nipit të Avdylajve 2 mijë euro borxh: Do ja bluj kockat këtij vendi...mezi pres të rifillojmë lojën

1747901217_ermirdedja.jpg

Ermir Dedja i ekzekutuar në maj 2025

Report Tv ka siguruar dosjen e SPAK për grupin e Avdylajve, të cilët porositën vrasjen e Edmir Bregut, për hakmarrje për tentativën e vrasjes së nipit të Astrit Avdylajt, Aldos. Në një prej bisedave mes grupit që organizoi vrasjen e Bregut, zbulohet edhe një moment, ku njëri prej ekzekutorëve, Ermir Dedja duket se është në vështirësi ekonomike. Ai i shkruan Aldo Avdylajt dhe i kërkon 2 mijë euro borxh dhe duket i nervozuar për shkak të situatës në të cilën ndodhet, madje edhe se përse ende nuk ka nisur plazhin. Në biseda, Dedja thotë se do ja bluaj kockat këtij vendi dhe se mezi pret të rifillojë loja. Duket se këtu i referohet vrasjet së Edmir Bregit, ndërsa në dosje zbulohen biseda edhe mes Aldo Avdylit dhe Enea Kumes, vëllai i deputetit të PS, Loer Kume, i cili në vrasje ka pasur rolin e vëzhguesit.

Pjesë nga dosja e SPAK

Në datën 02 korrik 2020, ora 15:20. Elidon allias Aldo Avdyli, bisedon me përdoruesin Ermir Dedja. Nga biseda rezulton se dërguesi i mesazheve (Ermir Dedja) ka nevojë për para borxh të cilat ia kërkon Elidonit. Nga konteksti i bisedës, Ermiri shfaqet i nervozuar dhe shprehet se me zor po pret që të bëjë plazhin dhe të fillojnë lojën dhe konkretisht, në orën 15:24, Ermir Dedja shkruan: "un per kok skinërit kam qy ndrek po them per dy mi euro iqelpta mei lon dhe makin qe bo 5 mi prap mthon skam kto e kam vendos sot rond fare kam bo be trond do i boj gjith me vujt rond maje men e byrazer do ja bluj kockat kti veni se jan gjith kot asnji smaro pun gjith kan lek rrin vetem qahen pisat....mthuj ca thoje, direkr e plazhin mezor po pres me e bo te rfillojm lojen...iher rond...se ky milet doka q...motra rond."

Në datën 5 korrik 2020, në orën 15: 05, Enea Kume i shkruan Elidonit Avdulit se kishte folur me "Skavon" duke iu referuar shtetasit Arben Mërkuri, dhe e pyet a t'i thotë që do të shkojnë andej apo t'i dërgojë kontaktin e tij dhe të flasin vetë, dhe konkretisht ka shkruajtur: "Sa a lidha me skavon... Ti them qe do shkojm anej... Apo t sjell kontaktin ty... NBTA74... Coja fiesen skavos... Foli vet... Do vim anej n darke i thash... Ok m shkruj tha... Po se ka kuptu qe donikim bashk".

Ne datën 5 Korrik 2020, në orën 15:40, Elidoni Avdyli i ka dërguar mesazh Arben Merkurit, dhe i ka thenë se është te Beni dhe në darkë do të takohen te Rumi duke iu referuar Aleksandër Lahos).

Elidon Avdyli-"O dak. Ca bahet. E vila. Mir e vila tu ke Beni jam sonte do vi ke Rrum takojm Sante do vi aty se majti ku, kam ardh me skaf.

Në orën 15:47, Elidon Avdyli ka komunikuar me Arben Mërkurin i cili e ka pyetur alevi te nisem... tani per lesh dhe Elidoni i është përgjigjur "Po hajde po deshe po mos na kapi kamera knej e vlla. Ne rrumit ja thash sa erdha". Arbeni e ka pyetur se përse nuk e ka njoftuar nëpërmjet Pocit duke iu referuar Enea Kumes dhe Elidoni i ka shkrujatur se Poci (Enea Kume) ka dale në kërkim prej 20 ditësh. Biseda në lidhje me Enea Kumen është si vijon:

Elidon Avdyli- "Sot da vi ndark me Pocin vet a man e dak mos duk na vllain tat e ke direkt per pun ka dok k....Po ja ka dal kerkim e vila. Isha me Benin e sloshing si tlajmronin porsiti beni skai dje

Arben Merkuri- Po Pocin aty e ke.

Elidon Avdyli: Poci është në kërkim, ka 20 ditë.

Ndërkohë, Edmir Dedja i cili ishte ekzekutori i vrasjes së Bregut, është eliminuar në një atentat në maj 2025.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bebi: 05/10/2025 14:00

    Ahhhh bebusha ju rrofshin leket tashi.. keni frike cdo kend me pak karrige Kto jeni ju shqipe.. skeni bythe dhe karakter e moral Thjesht i bini me te dobtit e fshatareve atje Duke mendu qe sju kthehen, Por kur behen fjale nga tirana beni cicin.. burra ku..va Me mire kshu qe dalin te palarat ta marrin vesh dhe grate Ca kane pase per burra, se jane mburrur me ju gjoja Ashtu sic mburren dhe ne tirane e kudo.. Por ne fakt jeni bebusha lepurusha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?