Astrit Avdylaj dhe Rrumi i Shijakut

Kronikë

DOSJA/ 'Nuk bëhem viktimë unë', Astrit Avdylaj porosi nipit për bashkëpunimin me Rrumin e Shijakut: Kujdes, nuk duhet të dijë asgjë për punët tona

5 Tetor, 16:37| Përditesimi: 5 Tetor, 17:46

  • Share

Një tjetër bisedë mes Astrit Avdylajt dhe nipit të tij, Aldo, i njohur edhe me emrin Elidon, dalin në pah qëllimet për të ekzekutuar ‘Malokun’, nofka me të cilën i referohen Edmir Bregut, të cilin e ekzekutuan në vitin 2021.

Ndërsa bëjnë planet për vrasjen, Astrit Avdylaj duket i kujdesshëm që të udhëzojë nipin që të kujdesen që “punët e tyre” mos ti marrë vesh Rrumit i Shijakut, edhe pse me këtë të fundit bashkëpunonin për eliminimin e kundërshtarëve. “Nuk bëhem viktimë e Rrumit unë”, i thotë Astrit Avdylaj nipit. Jo vetëm që i thotë të ketë kujdes, po re udhëzon që mos të marrin përsipër as gjëra që nuk i përkasin grupit të tyre.

Mes bisedave zbulohet edhe plani të vrarë një person të cilit i referohen “Marli”, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar nga Prokuroria e Posaçme.

Pjesë nga dosja e SPAK

Në datën 11 gusht 2020, ora 08:46. Elidon Avdyli ka filluar të bisedojë me Astrit Balliun i cili vazhdon t'i japë këshilla dhe porosi. Në orën 13:38. Astriti i shkruan Elidonit që të largohet e te qëndrojë në Lezhë dhe se Rumi duke iu referuar Aleksandër Lahos, nuk duhet të dijë për punët e tyre dhe as çfarë njerëzish kanë. Nga biseda rezulton se Astriti dhe Elidoni bisedojnë për vrasjen e disa personave për të cilët Astriti është shprehur se do t'i bëjë ai, Malokun dhe Marlin dhe konkretisht mesazhet e dërguara nga Astriti janë si vijon:

Astrit Balliu: Ti largohu shko ke ben ok. Ne lezh ri aty. midis ktyne, kaq. Nuk ka ete duet asgje, rint ke hallet, tona, sic po rin edo grup, oli po con masken, ne lezh tani, dhe e ka pa plazhin cale dit, kupto, nuk na duet Rumo te di punet tona, s’duet te dine asgje per ne ato. le Rumit (Aleksander Lahos), kujdes me Rumin, se nuk diet te di ca njerzish kemi ne... duet me kujdes s’duhet te marrim gjera persiper, qe s’na perkasin, ne kupton, duet kujdes, me terezi. Te shikojm punet tona, kto dun me na fut ne, kupto, dun me na perdu, mos e ha xhaxh, vec ben noken, ate kemi mik...ve sfungjer ke barku, te dukesh i shnosh, mos e ndaj kapucin, lej se nuk jan per ato pun, dun lek ato, pranoj te thojn, mos i thuj qe astrit do ti bim ceks, se ka cojn, llafet, ne sy te Rumit, kupto, nuk bohem viktima Rumit un. as e Net. as e Pojes, cdo njeri, ka punet e veta xhaxh. ben e du fort. Kaleshin me ka kaleshi per punet e veta. kupto, nuk me pals k... fare as i kam ne list kaq ok.

Nga bisedat që Elidoni ka zhvilluar në platformën SkyECC me Enea Kumen, Aleksandër Lahon, Arben Mërkurin dhe Ermir Dedjan del e qartë se Ermiri është "ushtar" i Elidon Avdylit, i cili e ka mbajtur me para, i ka dhënë për konsum lëndë narkotike falas dhe e ka përdorur edhe si shofer të tij dhe të familjes.

Në datën 22 gusht 2020, Dedja i ka shkruajtur Elidon allias Aldo Avdylit se kishte gjetur bazë të sigurt e cila do të shërbejë për strehim të armëve dhe të vetë grupit të gjuajtësve që do të marrin pjesë në ekzekutimin e Edmir Bregu.

“E kam gjet pa merak, baze te sigurt”, shkruan Edmir Dedja.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ 'Po erdhi Rama na fiku', Rrumi i Shijakut ‘klering’ pronash me Avdylajt për vrasjen e armiqve: Më hiqni qafe Lul Berishën, Plaurentin e Mond Çekiçin


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?