Kronikë

U ekzekutua në maj, nipi i Avdylajt i shqetësuar për anëtarin e grupit: 'Bolin' ma kanë marrë në qafë, kanë hap fjalë që po ruan Mond Çekiçin

5 Tetor, 15:17| Përditesimi: 5 Tetor, 15:22

  • Share

1759670062_edmondcekiciermirdedja.jpg

Edmond Çekiçi dhe Ermir Dedja

Në dosjen e SPAK për grupin e Avdylajve, nipi i Astrit Avdylajve duket i shqetësuar për një prej anëtarëve të grupit, Ermir Dedjën. Në një bisedë që Aldo allias Elidon Avdylaj bën në SkyECC me Arben Mërkurin thotë se ‘Bolin’ ia kanë marrë në qafë, pasi janë hapur fjalë që po ruan për të vrarë Edmond Çekiçin, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi. Ky i fundit është vrarë në maj 2021.

Pjesë nga dosja e SPAK

Në datën 2 Gusht 2020, Elidoni Avdyli i ka shkruajtur Arben Mërkurit se “Bolin” (duke iu referuar Ermir Dedjas), ja kanë marrë në qafë pasi kanë hapur fjalë sikur po ruan Ceken duke iu referuar Edmond Çekiçit, për ta qëlluar. Për këto thashetheme, dikush i ka thënë "Pocit" që t'i thotë "Bolit te bëjë kujdes”. Elidoni i ka thëne Arben Mërkurit se ndodhet në Lezhë dhe e fton të hanë darkë bashkë me Samuelin. Konkretisht Elidon shkruan Arben Merkurit.

"Shife se po te pres knej. Bolin e shkret ma kan mor mqaf. Kan qit llaf sikur ka nji jav qe ru Ceken (Edmond Çekiçi) ke lagja vet. Gjynof shum", shprehet Aldo Avdylaj.

Arben Mërkuri e ka pyetur se kush ja ka marre në qafë dhe Elidoni i është përgjigjur "Po njerzit anej tu fol e dak. Sikur Boli paska rujt Ceken per ti ra ke pallati vet i jav rresht. Kan shku ropt ke Poci i kan thon t'hapi syt Boli."

Ndërkohë, Edmir Dedja i cili ishte ekzekutori i vrasjes së Bregut, është eliminuar në një atentat në maj 2025.


Lajmi kryesor:

'Po na erdhi Rama na fiku…'/ Report Tv siguron dosjen, Rrumi i Shijakut u premtonte prona Avdylajve për eliminimin e kundërshtarëve: Të parin vrasim Mond Çekiçin


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?