Në dosjen shqiptare për megaoperacionin ‘Ura’ evidentohet se që në fillim se për trafikun ndërkombëtar të drogës bosët e grupeve Adi Çoba, Erigels Presi por edhe Gertin Aliu kishin pika të forta në porte ku kishin njerëzit e tyre në tragete dhe porte.
PJESË NGA DOSJA
Gjatë këtij hetimi janë përdorur metoda speciale të hetimit në Shqipëri dhe në Itali, ku kanë rezultuar dhe dokumentuar disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe të qarkullimit të parave të përftuara nga trafikimi i narkotikëve, si dhe është dokumentuar pastrimi i produkteve të veprave penale të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal. Në vijim po pasqyrohen në mënyrë të hollësishme të gjitha rastet/episodet e trafikimit, sekuestrimit të lëndës narkotike si dhe episodet që lidhen me veprat e tjera penale që i janë atribuuar shtetasve nën hetim:
Rezultatet e përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale kanë dokumentuar faktin se shtetasi Gertin Aliu në bashkëpunim me shtetasin Adi Çoba, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.
Shtetasi Arsen Leskaj në datën 22 dhjetor 2021 duhet t’i dorëzonte Erigels Presi edhe 3,360 kg lëndë narkotike e llojit "heroinë" e pastër, të transportuar në mjetin Fiat Iveco Eurocargo, me targë shqiptare AA268AN, kontrolluar nga Karabinierët në Fasano (BR) që gjetën sasinë si më sipër të lëndës narkotike. Pas sekuestrimit të lëndes narkotike është arrestuar në flagrancë, Arsen Leskaj, gjatë fazave të kontrollit është kontaktuar disa herë nga një farë "Tani nga Fieri" dhe nga "Nardi".
Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu merrej me dërgimin e lëndës narkotike edhe në sasi disa kilogramë ndonjë herë duke u ndihmuar nga operatorët portualë që e mbanin me vete për të shmangur kontrollet për t’ia dorëzuar më pas shoferëve të kamionëve kur ishte në mjetin e lundrimit "per ta futur, ma tha edhe Gerti (..) më tha " po jo, nuk e marrin këta direkt, paratë ndahen me atë në traget" (...) punohet në traget, e vënë pas një mbi një dhe dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget. Rrethanë e konfirmuar edhe nga Adi Çoba vetë Erigels PRESI: "Unë e pyeta Adin dhe I thashë: Po si?... këtu e aty... mu përgjigj: ej bishë në traget, punohet në traget, e vënë mbi një mbi një me dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget!".
Lajmi kryesor:
Dosja 'Ura'/ Trafiku i drogës Shqipëri-Itali, zbardhen emrat e 29 trafikantëve me urdhër arresti nga SPAK! I pari 'Visi i Pojës'
K.T./ReportTv.al