Erigels Presi, Altin Morina dhe Elvis Doçi

Kronikë

'Ura'/ GJKKO lë në burg 11 anëtarët e grupit të trafikut të drogës, 3 detyrim paraqitjeje! Avokati i Morinës: SPAK të caktojë episodet për secilin (VENDIMI)

23 Maj, 14:54| Përditesimi: 23 Maj, 21:59

  • Share

Tiranë- Afro 5 orë ka zgjatur seanca në GJKKO për vlerësimin e masave të sigurisë së 14 personave të arrestuar në Shqipëri, me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit të koduar "Ura", i zhvilluar së bashku me Antimafian e Barit, Itali.

Më shumë se një orë mori edhe tërheqja për vendim e gjyqtares së dosjes Rudina Palloj, e cila në orët e vona të mbrëmjes së sotme (23 maj), vendosi lënien në burg për 11 nga të arrestuarit dhe lirimin e 3 të tjerëve me "detyrim paraqitjeje": Të avokatit Armand Tragaj, i cili iu lut për shkak të tre familjarëve të sëmurë dhe gruas me fëmijë të mitur, që ta zbuste masën, si dhe dy të dyshuarve të tjerë, Ervis Deti dhe Bexhet Mema.

Mes personave të ndaluar është edhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, ku avokati i tij mbrojtës, Rigert Koni, i kërkoi prokurorisë të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga këto persona. Kjo për shkak se nga disa prej mbrojtësve kërkohet t’i përcaktohet saktësisht vepra penale, pasi nuk pranojmë që të jenë pjesë e ndonjë grupi kriminal.

Sipas avokatëve, materialet e përcjella nga autoritetet italiane janë të vetmet prova ku mbështetet dyshimi i arsyeshëm, që janë komunikimet e kryera në SkyECC. Mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë që, përveç bisedave në Sky, të fakti të mbështetet edhe në prova të tjera. 

Mes personave të ndaluar në kuadër të operacionit "Ura" ishte edhe avokati Armand Tragaj. Ky i fundit ka rezultuar në dosjen e prokurorisë se kishte aplikacion të kriptuar Sky ECC, duke identifikuar dhe kodet që përdorte. Ndalimi i tij është kryer pasi SPAK zbuloi se ka kryer veprën penale të ndikimit të paligjshëm në 4 episode.

Burime bëjnë me dije se në sallën e gjyqit i është drejtuar gjykatës me masë më të butë sigurie se sa ajo e arrestit në burg, të cilën gjyqtarja palloj ia pranoi me zbutje në "detyrim paraqitjeje".

Armand Tragaj u shpreh: 

"Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatën time familjare, ku unë jam me babin e sëmurë dhe njerkën e paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijë të vogël. Dhe për këtë fakt u kërkoj të jem pranë familjes".

Pas përfundimit të fjalës së të ndaluarit, gjyqtarja Rudina Palloj u tërhoq për vendim, teksa në shpallje të tij la 11 prej tyre në "arrest me burg" dhe 2 'detyrim paraqitjeje'.

Seanca rinisi rreth orës 16:00 seanca për dosjen 'Ura', pasi u shty me kërkesë të avokatëve, të cilët kërkuan që të njihen me dosjen. SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane ka zbardhur rolin e bosëve Çoba, Presi dhe ‘Visi i Pojës’ por jo vetëm.

Dosja 'Ura' është e mbështetur mbi përgjime telefonike, ambientale, pamje video si dhe zbardhjet e SKYECC, si edhe 29 masa sigurie, në kuadër të të megaoperacionit shqiptaro-italian ‘Ura’, i cili në të dy anët e kufirit procedoi 52 persona, 40 shqiptarë dhe 12 italianë. 

Mes 29 emrave me urdhër arresti nga SPAK, është Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, një ndër emrat kyç të këtij grupi, që garantonte trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Italisë, përmes ‘korrierëve’ të ndryshëm. Ndaj tij rëndojnë katër vepra penale “Trafikimi i narkotikëve", "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal".

Masat e sigurisë nga GJKKO:
-Orgest Molla, arrest me burg
-Armand Tragaj, detyrim paraqitjeje
-Altin Morina, arrest me burg
-Akil Ndrejaku, arrest me burg
-Musa Koça, arrest me burg
-Rando Aliu, arrest me burg
-Sokol Isteri Tatani, arrest me burg
-Bexhet Mema, detyrim paraqitjeje
-Ervis Deti, detyrim paraqitjeje
-Ligor Çombashi, arrest me burg
-Altin Pjetri, arrest me burg
-Ervin Zeqiri, arrest me burg
-Gëzim Thartori, arrest me burg
-Alfred Hysa, arrest me burg

Vendimi i plotë Gjykatës së Posaçme për masat e sigurisë ndaj 14 të dyshuarve:

"Me vendimin nr. 53, datë 23.05.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Orges Ali Molla, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”  kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Musa Ismail Korça, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rando Skënder Aliu, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Sokol Isteri alias Tatani, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ligor Sotir Çombashi, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

6. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Altin Mhill Pjetri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

7. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervin Zija Zeqiri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

8. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Gëzim Lulëzim Thartori, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

9. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Alfred Besim Hysa, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

10. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku alias Ekil Nderjaku, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve’’, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

11. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Altin Xhavit Morina, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

12. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Armand Luftar Tragaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (kryer në katër episode), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal (sipas ligjit penal favorizues, para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021).

12.1        Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Armand Luftar Tragaj.

12.2        Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Armand Luftar Tragaj të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.

12.3        Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Armand Luftar Tragaj, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

13. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga   neni 245/1,paragrafi 4, i Kodit Penal.

13.1        Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema.

13.2        Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Bexhet Muhamerr Mema të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.

13.3        Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

14. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervis Behxhet Deti, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, neni 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal.

14.1Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Ervis Behxhet Deti.

14.2Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Ervis Behxhet Deti të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.

14.3Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Ervis Behxhet Deti, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit”.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ligji: 23/05/2025 22:19

    Sekseri qe e quan veten avokat duhet bere shembull pavareaisht qurravitjeve. Duhet nderprere ky zinxhir koruptiv ku shumica e avoketerve veprojne si seksere, prandaj duhen shembuj te forte. Perse SPAK nuk arrim te arestoje asnje nga kokat??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?