Kronikë

Dosja ‘Ura’/ ‘Tani në lojë është futur Gesi dhe jo Spiro’, përgjimet mes trafikantëve! Vizita e Ervis Detit në Itali dhe bisedat për takimet me rrjetin e shpërndarësve të drogës

23 Maj, 12:23| Përditesimi: 23 Maj, 12:27

  • Share

1747995982_gertialiuervisdeti.jpg

Gerti Aliu dhe Ervis Deti

Përgjimet telefonike dhe ambientale në dosjen e operacionit “Ura” zbulojnë rolin aktiv të Gertin Aliut në organizimin e trafikut të heroinës drejt Italisë, përmes bashkëpunimit me persona si Adi Çoba (i njohur me pseudonimin “Bazholi”), Orges Molla (Gesi) dhe Ervis Deti. Në komunikimet e përgjuara, dalin detaje të qarta për porositë, pagesat, vendtakimet dhe transportin e lëndës narkotike, duke përfshirë edhe rrugët përmes tragetit Durrës–Bari dhe dorëzimet tek anëtarët e grupit në Itali që drejtohej nga Adi Çoba.

Pjesë nga dosja

Rezulton se Gertin Aliu jo vetëm ka njohje me Adi Çoba, por i referohet “Bazholit” si emër që ka një rëndësi.

Gjithashtu, Gertin Aliu rezulton të ketë njohje dhe me Orges Mollën. Ky i fundit rezulton në përgjimin telefonik, përshkruar më sipër, por dhe nga përgjimet ambientale të pergjuara nga Autorietet Italiane, si person i dyshuar në gjetjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit "Heroine".

Nga transkripti i bisedës së përgjuar ambientale të datës 01.06.2022, ora 17:45, kryer nga Autoritetet Italiane në automjetin e Genci Telollari, rezulton biseda më interes midis Gencit dhe Gertin Aliut, si vijon:

Gerti: i thashë, dëgjo, zbrit sepse nuk i kam paratë! Nuk është se nuk i kam paratë por për herë parë po sforcohem, herën e dytë nuk merkaosem më. Tani në lojë është futur Gesi dhe jo Spiro. Tani Gesi më tha kështu: "këtë herë merre më para! Sepse mua mi kanë marrë..... më duket se kunati i tij ka ikur" ....Genci: ku ka ikur?... Gerti: i kanë hyrë në shtëpi kunatit të Gesit, ai që takuat ju... Genci: Çfarë po thua?... Gerti: Po! Më tha (Gesi), "Unë i kam bërë tashmë në gjashtë e gjyëm 1 me 4"... Genci: "nuk e ndjej"...Gerti: Si... Genci: jo, nuk e ndjej... Gerti: nuk do marrim atë, do marrim vetem këto të dyja........ biseda vijon.

Nga përgjimet e telekomunikimeve rezulton një lidhje e drejtpërdrejtë e Gertin Aliut me shtetasin Ervis Deti. Gjatë bisedave që kanë zhvilluar me njeri tjetrin, rezulton se ata janë takuar së bashku, ku Gertin Aliu I thotë Ervis Detit: "masdite do vi të takoj se s'kam qenë në Durrës kto dit prandaj...se kam një muhabet për të konsumar"

Gjithashtu në një bisedë tjetër rezulton qe Ervis Dett i thotë Gertin Aliu se "isha ke Gesi, sa po lëviz, ku do takohemi?". Gerti I pergjigjet "po zbres nga Vila e Zogut për te muzeumi I dëshmorëve, takohemi aty"

Me konkretisht, bisedë e përgjuar me date 07.05.2022, ora 13:45, ne bazë të vendimitnr 315. date 19.04.2022, vendimit nr.333, date 05.05.2022 te Gjykates së Shkallës së Pare Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si vijon

Gertin Aliu-ca bone me.Ervis Deti: hic me, ca bon ti?.. Gertin Aliu masdite do vi te takoj se s'kam qen ne Durres kto dit, prandaj, ik se s'ashtu, mir vilai jot?...Ervis Deti-mir mir jo kot, un mora me shum per merak se ca esht...Gertin Aliu-jo jo po se kam nje muhabet per te konsumu, hajd, kam nje muhabet per te konsumu, mir te keqen mir, ciao.

Bisedë tjetër me interes e përgjuar më datë 08.05.2022, ora 10:49, në bazë të vendimit mr.315, datë 19.04.2022, vendimit nr.333, date 05.05.2022, re Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Ervis Deti-he... Gertin Aliu-si ja kalove? Ku je me?... Ervis Deti-mir me, un tashi sa po sa po leviz i cik ktu te.. Gertin Aliu-ku? Ervis Deti-isha ke Gesi, sa po leviz, ku tak, ku te pres?..Gertin Aliu-ku ku, me makine je?...Ervis Deti me makine e villa...Gertin Aliu direkt un nga Vila Zogut po zbres aty te

Kjo bisedë e zhvilluar më datë 08.05.2022, ora 10:49 vërteton takimin e Gertit dhe Visit, direkt pasi ky i fundit kishte zhvilluar një takim me Gesin. Po në të njëjtën datë, duke ju referuar hyrje-daljeve të sistemit Tims, rezulton se Ervis Deti është nisur me linjën e tragetit "Rigel Duni" në drejtim të Barit, Itali dhe është kthyer në Shqipëri me datë 20.05.2022 me të njëjtën linjë trageti. Bisedat e mëvonshme telefonike midis këtyre subjekteve datojnë më 10.05.2022-13.05.2022, periudhë në të cilën Visi ndodhej në Itali. Të dy bisedojnë për një takim që Visi duhej të bënte me disa të njohur të përbashkët me qëllim lidhjen e kontakteve dhe dorëzimin e lëndës narkotike te disa persona që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ende të pa identifikuar. Dyshohet se roli i Visit është marrja dhe dorëzimi i lëndës narkotike (korrier) në emër dhe për llogari të Gertit apo Gesit.

Më konkretisht bisedat zhvillohen si më poshtë:

Bisede me interes e përgjuar më datë 10.05.2022, ora 10:57, në bazë të vendimit ar. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

Ervis Deti - ho me zemra

Gerti Aliu (Gerti) - ca bone ti me?

Ervis Deti-Hic tu bo xhiro, tu nejte. Gerti Aliu-t'rujt zoti, tashti ti ktu je?...Ervis Deti- Jo une jam ktu (i referohet Italisë)..Gerti Aliu - E mire, jo sepse e kemi mik te perbashket prandaj po them a m'nigjon?...Ervis Deti Ca problemi ka?...Gerti Aliu ate shokun tim e kemi mik te perbashket, kshu qe e zgidhte vete me ty ai, kjo eshte ideja...Ervis Deti- E zgjidh vete me mu ai?..Gerti Aliu-Eee...Ervis Deti-ku ku esht qe si e zgjidh me mu ai Gerti Aliu-e pra tashi, kur t'jesh ktu pastaj te flas une pra ca t'them une ty tashi, se di si me ta shpjegu...Ervis Deti-Po mire mo, maroje ti ca problemi ka?...Gerti Aliu-Mire pra mire, jo jo se e maroj une e maroj une nuk e kam problem fare ate pjese, se kam fare problem me vila jo, une do ta maroj, nuk e kam problem une ate po e kom lone per sot ne darke pranej...Ervis Deti Po mire mo edhe mu neser m'duhesh, po qe se shkon, shko me plakun neser...Gerti Aliu Mire ik se e zgjidhim vete tashi, ik se s'ashu dot me teper hajd...Ervis Deti Hajd...Gerti Aliu A m'nigjon?...Ervis Deti - Po pra po te degjoj...Gerti Aliu-Mire te morsha te keqen, hajde shpirto hajt, t'njifte vete me pranaj po te them t'njifte vete...Ervis Deti-Po mire mo po pastaj...Gerti Aliu-Jo jo, shyqyr me mu bo qejfi qe te njifte vete (qesh)Ervis Detie pra, hajd...Gerti Aliu-hajde ciao ciao

Bisede me interes e përgjuar më datë 11.05.2022, ora 12:43, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Ervis Deti- he zemra Gerti Aliu-he me te keqen...Ervis Deti-ca do boj un?...Gerti Aliu-si ja kalove ti?...Ervis Deti-hic e mir, ja knej tu llogarit Gerti Aliu-marshalla, tashi kupton, si esht thelbi apo jo?...Ervis Deti jo un mora vesh qe ti do vish ktu me i llaf apo jo?..Gerti Aliu po pra e, e aq do vi un aty edhe, jan miq te perbashket, kshuqe nuk kam lidhje mo un, ne kuptimin e asajt se ata flasin vet a me kupton e? Neqoftese esht po i njejti, se te njofin mir, a me kupton Gertin, kjo esht ideja, maroi filmi...Ervis Deti-po mir pra ti kur vjen ktu se un se kam iden se sssss....


Lajmi kryesor:

Dosja 'Ura'/ Trafiku i drogës Shqipëri-Itali, zbardhen emrat e 29 trafikantëve me urdhër arresti nga SPAK! I pari 'Visi i Pojës'


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?