Dosja/ Vrasja e Gjin Ndojit, ekzekutori: Mu bllokua arma, se doja me ia gri kokën se më tha diçka! Ervis Martinaj: A dha gjë televizori?

4 Gusht 2023, 16:12| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 16:13

  • Share

1691155716_gjinndoji.jpg

Denis Brajoviq, ekzekutori i Gjin Ndojit ka folur pas vrasjes me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin. Në bisedën me Behar Barrin, sipas përgjimeve që Report Tv ka siguruar, ekzekutori i ka thënë se i është bllokuar arma, pasi donte t’ia grinte kokën sepse para vrasjes Gjin Ndoji i kishte thënë diçka. Kujtojmë që Gjin Ndoji është vrarë me një plumb në kokë, ndërsa në bisedimet e bëra në aplikacionin ‘Sky ECC’, ekzekutori nuk i ka treguar se çfarë i tha Gjin Ndoji përpara se ta vriste.

Ndërkohë në përgjime shfaqet edhe Ervis Martinaj, i cili pyet ekzekutorin nëse është transmetuar në televizion vrasja.

Pjesë nga përgjimet

Në orën 02.43 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, "Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se me tha diçka

Në orën 02.45 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, a dha gje tv?

Në orën 02.54 deri në orën 03.11 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e CSFFC8 i identifikuar si Klodor Haka (ne kete bisedë janë te përftuara vetëm bisedat e shkruara nga Klodor Haka). Klodor Haka shkruan ...ca po ban.......ah ku kena ken.......hiq tu fjet.......po nihena nesër......natën, të rujt zoti....

Në orën 02.57 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan në lidhje me telefonat e viktimës, "Po vlla Sky. Jo sia gjetëm. Atë tjetrin ja thyme edhe e tretëm. Fshihen vila. E fshiva krejt prej këtu. Jo, se mendum se e ka në çantë, e paska pas në xhep. Nuk e hap kush. S’ka ken me ken. Makina u dieg, teshat i djegëm. Se pyta mo vila, vec i thash ca bane". Në orën 03.03 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan,...cil targa, se di për fjalë vëlla, jan djeg krejt. O vlla a djeg makina, se sme tha kush gja, është bo zhari makina. Si kena pa hic, te fala të bën "kapedani". Jo jo, kismet nesër, po ja fusim gjumë, rrim nesër.

Në orën 03.13 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe e pyet "nëse ka dhënë gjë televizori, gjithashtu i kërkon që "të kishim dalë në plazh se jemi këtu në zonë, jemi përballe ketij që na morri. Mire shife vete po s’jena mirë këtu, po tu beshim bashke dhe te kishim edhe cel Mendoje vete, po vec se jena afer makinës".

Në orën 03.45 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan "Visi më shkruajti, a po vini ktej ose vi tju marrë unë, se i thash te fala ke nga ti. That vij tju marr dhe rrim ka shpia. I thash, jo jo neser me kismet. Po i them po ja fus gjumit dhe dëgjohena nesër".

Në orën 09.11 shtetasi Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe i kërkon që të marrë telefonat dhe ti sjelle tek plazhi, vetëm telefonat që kena aty, se na marrin njerëzit dhe përse mos me ju përgjigj Në orën 09.29 shtetasi Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe i kërkon që të çoj dikë që të marrë telefonat që kena aty, fute edhe të "Samos" në çantë.

Në orën 11.47 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka. Klodori i shkruan që, jam duke ardh me "V" andej se don me ardh te ti, direkt tani po nisem.


Lajmi kryesor:

DOSJA e SPAK/ Ervis Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit, për kokën e tij duhej të vriste Kleant Musabelliun për llogari të Pëllumb Gjokës! Përgjimet


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?