Report Tv sjell detaje të reja nga doja e plotë e SPAK, sa i takon operacioni që çoi në arrestimin e biznesmenit të Velipojës, Pëllumb Gjoka, ish Shefit të Operacionales, Oltion Bistrit, kryeprokuriorit të Kukësit Xhevahir Litës, anëtari i bandës së Bajrave, Astmer Bilali si dhe shoqëruesi i Pëllumb Gjokës, Edmond Preka. Në dosjen e plotë të siguruar nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, tregohet me detaje vrasja e Gjin Ndojit (Boriçit), e ndodhur më 22 gusht 2020.
Në dosje thuhet se gjithçka ka nisur pas një kallëzimi të bërë në janar 2023 nga 2 banorë të Velipojës për tjetërsim të pronave kundrejt biznesmenit Gjoka, i cili më vonë u bashkua me procedimin e lidhjeve të vrasjeve dhe tentativave të vrasjeve me personat nën hetim. Nxjerrja e të dhënave nga hetuesit francezë të dosjes së grupit dhe transferimi i tyre në Shqipëri zbardhi rolin e Ervis Martinaj dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka në porositjen e vrasjes së Gjin Ndojit. Ervis Martianj, i zhdukur prej një viti, e donte të vdekur Gjin Ndojin, për arsye që nuk dihen. Teksa vetë Martinaj do të organizonte vrasjen e Kleant Musabelliut (mbeti i plagosur në 2020), pasi ky i fundit kishte plagosur në 2007 biznesmenin Pëllumb Gjoka.
Gjoka më pas, që pajtoi Behar Bajrin në Shkodër për të kryer ekzekutimin. Bajri edhe pse kërkoi vrasës jashtë, u detyrua ta kryente vetë porosinë bashkë me ndihmësin e tij Denis Brajovic.
“Kam folur me disa të huaj për vrasjen”, i thotë Bajri - Gjokës: Jepu sa para të duan, ia kthen ai.
Gjin Ndoji u ekzekutua nga njerëzit e grupit të tij të cilët madje i shkuan dhe në varrim. Shefi i operacionales në polici Oltion Bistri komunikonte me Ervis Martinajn duke e informuar për operacionet ndërsa prokurori Xhevahir Lita mbyllte dosjet.
Në dosje evidentohen personat që janë angazhuar për t'i ndjekur gjitha lëvizjet, vendi ku do të kryhet ekzekutimi, rruga e përshkruar përpara ekzekutimit, rruga që do të përshkruhet nga ekzekutorët pas realizimit te vrasjes, personat që do të realizojnë largimin e ekzekutorëve nga vendi ku do 12 digjet automjeti i përdorur në ngjarje dhe strehimi i tyre.
Po ashtu janë zbardhur edhe nofkat që përdornin anëtarët e grupit kriminal. Nga përmbajtja e komunikimeve, me shprehjen "Kapedani", "Daci" ose "Lopata" i referohen shtetasit Behar Brajoviq, me shprehjen "Kolombo” i referohen biznesmenit Pëllumb Gjoka, me shprehjen "Deno" ose "Denis" i referohen shtetasit Denis Brajoviq; me shprehjen "Mond!" i referohen shtetasit Edmond Preka, me shprehjen "Dori" i referohen shtetasit Klaodor Haka. Ndërkohë me shprehjen "V" ose "Martini" i referohen shtetasit Ervis Martinaj.
Në lidhje me këtë vrasje të rëndë, SPAK ka nën akuzë 5 persona, Behar Bajrin, Ervis Martinajn, Pëllumb Gjokën, Denis Brajoviq dhe Edmond Prekën, të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Rolet:
1-Ervin Marinaj ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasit Gjin (Borici) Ndoj duke kontraktuar shtetasin Behar Brajoviç dhe lidhjet e tij. Në këmbim të vrasjes së Gjin Ndojit, Ervis Martinaj do të realizonte vrasjen e Klenat Musabelliu.
2-Behar Brajoviç ka pasur rolin e organizuesit dhe koordinimit të të gjithë personave të përfshirë në vrasjen e Gjin Boriçit.
3-Denis Brajoviq, në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar kanë pasur rolin e ndjekjes dhe ekzekutimit të Gjin Boriçi (Ndoj), marrjen e aparatit telefonik të viktimës, djegien e automjetit që do të realizohej vrasja dhe fshehjen e armës së krimit.
4-Edmond Preka, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e transportimit të ekzekutorëve nga vendi ku do të digjej automjeti në një vend të sigurt për të kaluar natën.
5-Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka pasur dijeni të plotë që do të realizohej vrasja e organizuar nga Behar Brajoviq dhe ka ndihmuar këtë të fundit duke u interesuar për fshehjen e automjetit që do të përdorej nga ekzekutorët për realizimin e vrasjes. Gjithashtu edhe dhënien e ndihmës për ekzekutorët pas realizmit të vrasjes. Pikërisht ky shtetas ishte ai që në këmbim të vrasjes së shtetasit Gjin (Boriçi) Ndoj, priste nga bashkëpunëtori tjetër Ervis Martinaj që të realizonte vrasjen e shtetasit Kleanti Musabelliu (i cili kishte plagosur pak vite më parë Pëllumbin).
Denis Brajoviq, ekzekutori i Gjin Ndojit ka folur pas vrasjes me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin. Në bisedën me Behar Barrin, sipas përgjimeve që Report Tv ka siguruar, ekzekutori i ka thënë se i është bllokuar arma, pasi donte t’ia grinte kokën sepse para vrasjes Gjin Ndoji i kishte thënë diçka. Kujtojmë që Gjin Ndoji është vrarë me një plumb në kokë, ndërsa në bisedimet e bëra në aplikacionin ‘Sky ECC’, ekzekutori nuk i ka treguar se çfarë i tha Gjin Ndoji përpara se ta vriste.
Ndërkohë në përgjime shfaqet edhe Ervis Martinaj, i cili pyet ekzekutorin nëse është transmetuar në televizion vrasja.
Pjesë nga përgjimet
Në orën 02.43 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, "Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se me tha diçka
Në orën 02.45 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, a dha gje tv?
Në orën 02.54 deri në orën 03.11 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e CSFFC8 i identifikuar si Klodor Haka (ne kete bisedë janë te përftuara vetëm bisedat e shkruara nga Klodor Haka). Klodor Haka shkruan ...ca po ban.......ah ku kena ken.......hiq tu fjet.......po nihena nesër......natën, të rujt zoti....
Në orën 02.57 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan në lidhje me telefonat e viktimës, "Po vlla Sky. Jo sia gjetëm. Atë tjetrin ja thyme edhe e tretëm. Fshihen vila. E fshiva krejt prej këtu. Jo, se mendum se e ka në çantë, e paska pas në xhep. Nuk e hap kush. S’ka ken me ken. Makina u dieg, teshat i djegëm. Se pyta mo vila, vec i thash ca bane". Në orën 03.03 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan,...cil targa, se di për fjalë vëlla, jan djeg krejt. O vlla a djeg makina, se sme tha kush gja, është bo zhari makina. Si kena pa hic, te fala të bën "kapedani". Jo jo, kismet nesër, po ja fusim gjumë, rrim nesër.
Në orën 03.13 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe e pyet "nëse ka dhënë gjë televizori, gjithashtu i kërkon që "të kishim dalë në plazh se jemi këtu në zonë, jemi përballe ketij që na morri. Mire shife vete po s’jena mirë këtu, po tu beshim bashke dhe te kishim edhe cel Mendoje vete, po vec se jena afer makinës".
Në orën 03.45 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan "Visi më shkruajti, a po vini ktej ose vi tju marrë unë, se i thash te fala ke nga ti. That vij tju marr dhe rrim ka shpia. I thash, jo jo neser me kismet. Po i them po ja fus gjumit dhe dëgjohena nesër".
Në orën 09.11 shtetasi Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe i kërkon që të marrë telefonat dhe ti sjelle tek plazhi, vetëm telefonat që kena aty, se na marrin njerëzit dhe përse mos me ju përgjigj Në orën 09.29 shtetasi Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe i kërkon që të çoj dikë që të marrë telefonat që kena aty, fute edhe të "Samos" në çantë.
Në orën 11.47 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka. Klodori i shkruan që, jam duke ardh me "V" andej se don me ardh te ti, direkt tani po nisem.
Report Tv sjell një tjetër episod të përgjimeve mes anëtarëve të grupit kriminal, të cilët ekzekutuan Gjin Ndojin. Në përgjimet në dosjen e siguruar nga Report Tv, tregohet momenti kur ekzekutorët vrasin Gjin Ndojin më 22 gusht 2022. Në përgjime, përveç Behar Bajrit (organizatori), Edmond Prekës (transportonte ekzkutorët), Denis Brajoviq (ekzekutori), del edhe Ervis Martinaj. Behar Bajri i shkruan Edmond Preka se për 40 minuta kryejnë punë 100%.
Pasi kryen vrasjen, ekzekutori Denis Brajoviq informon Behar Bajrin se porosi për vrasjen u krye me sukses dhe se Preka duhet t’i presë në Bushat se janë afër. Më pas ekzekutori i shkruan mesazh Ervis Martinajt ‘Kryvi’. Pëllumb Gjokën e ka informuar Behar Bajri, ndërsa biznesmeni thotë “ok vëlla, kjoft me zotin, futja gjumit...”.
Pjesë nga përgjimet
Behari i kërkon që, të mbaj telefonin hapur dhe mos të dalë atje deri sa të kryejnë punë dhe beson që 99% për një orë do të kryejnë punë.
Edmondi i shprehet që, pa më thënë ti nuk del ai se 5 minuta i duhet me shku tek ura. Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai kurva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.
Edmondi shprehet që, "Zeqoja" 5 minuta vonon me dal te ura dhe ju gjen një shtëpi me nejt. Behari i kërkon që, kur ti marri "Zeqoja" tju gjej një vend të sigurt deri nesër mbrëma dhe vij i marrë unë.
Edmondi i shprehet që, pa merak tek kjo pjesë.
Në orën 00.27 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. (Në këtë bashkëbisedim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga shtetasi Denis Brajoviq). Denisi i shkruan, he vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë cel në shqip, tu dal jam, prit tvi.
Në orën 00.53 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan "jo, po vim".
Në orën 01.33 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan duke i thënë që, për 40 minuta kryejnë punë 100%.
Edmondi shprehet duke i thënë, ishalla, don zoti i madh.
Në orën 01.54 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit "para e kemi".
Në orën 01.58 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan që, për 10 minuta, mos flej se po kryen dhe Edmondi i shprehet që, jo jo.
Në orën 02.02 shtetasi Behar Brajovig duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit, "kryvi", jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër.
Në orën 02.03 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan,...kryvi, tash thuaj "Zeqos" që të jetë gati.
Edmondi shprehet, shyqyr dhe gati është, më thuaj, ti them kur të jenë afër. Behari i tregon që, ato janë në Bushat dhe te dali ai, afër urës janë.
Në orën 02.06 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, kryvi
Në orën 02.09 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmondi i tregon Beharit që, aty është "Zeqo" dhe e pyet nëse janë duke ardh bri malit, qe të futet pak me makinë.
Behari i tregon që, janë rrugës vjetër
Në orën 02.24 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Ky i fundit i tregon që ishte në gjumë ndërsa Behari i tregon që kry, tani presim atë tendin, atë që deshti al u krv, Gilnin deshti ai...
Pëllumbi shprehet...ok vella, kjoft me zotin, futja gjumit...
Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmond Preka i shkruan Beharit që, u bënë bashkë dhe kur te shkojnë në shtëpi do të them.
Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, "hypem, u takum". Në orën 02.43 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmond Preka i shkruan Beharit, "në rregull vlla, po flej"
Report Tv sjell përgjimet nga dosja e plotë e SPAK, ku anëtarët e grupit kriminal diskutojnë para vrasjes së Gjin Ndojit, për momentin se kur do bëjnë ekzekutimin, si do transportohen ekzekutorët, më pas edhe për vendin ku do digjet makina që do përdoret për krimin.
Përmes përgjimeve të zbërthyera nga aplikacioni ‘Sky ECC’ është edhe një episod ku komunikohet mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit, ky i fundit rolin e organizuesit dhe koordinimit të të gjithë personave të përfshirë në vrasjen e Gjin Boriçit. Ndërkohë
Pëllumb Gjoka e pyet se kur do ta ekzekutojnë Gjin Ndojin, si edhe si do të transportohen personat që do marrin pjesë në atentat. Ndërkohë, ka diskutime mes Bajrit dhe Edmond Prekës, shoferit të Pëllumb Gjokës, edhe se çfarë do të bëjnë me makinën, do e djegin apo jo. Behari pyet Gjokën nëse ka ndonjë shans që mos ta djegin makinën, pasi s’do ketë mundësi më pas si t’i transportojë personat e paguar për të kryer vrasjen.
Gjin Ndoji u vra më 9 gusht 2022 në kryqëzimin e rrugës së fshatit Shkiezë me rrugën nacionale Shkodër-lezhë. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë
Pjesa nga përgjimet para vrasjes së Gjin Ndojit
Pëllumbi i shkruan: Kur mendon? Në orën 18:11?
Behari i shkruan, nesër mbrëma kryhet një punë dhe atë herë për një javë kryhet puna jote.
Pëllumbi i shkruan, Ok vëlla.
Behari i kërkon që, fol me "Benin" dhe të gjej një vend ku të lënë një makinë "pune" sonte sepse s’kanë ku ta lënë.
Pëllumbi i shkruan, kur duhet me fol se nuk kam kështu telefoni. Duhet me fol sot apo nesër?
Behari i shkruan që, sonte a mundet me lënë një makinë pune, a mundet ma e lënë se s’kam ku ta lej. Ku është se e takoj unë dhe flas gojarisht.
Pëllumbi i shkruan, vëlla nuk ka "Sky" ai. Ok po e pyes dhe të them. Ai është tek lokal, apo shkon aty? ESHOP.
Behari i shkruan, mirë se po iki. Se jam rrugës duke ardhur për Shkodër.
Në orën 19.52 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e QPDLP7, i paidentifikuar dhe ky i fundit e pyet nëse je në Shëngjin sepse pash BMË në xhiro.
Gjithashtu ai i tregon që ke FNSH në xhiro dhe të bëj kujdes Në orën 20.52 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Ky i fundit i tregon që, sapo jemi nisur për të marrë këtë djalin, sepse tani kanë ardhur. Jam duke e pritur sapo kalon "gjelin".
Në orën 23.59, shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka, Behari i shkruan që, sot kemi për të kryer një punë dhe Edmond Preka shprehet duke i thënë "Ishalla, don zoti".
Me datë 09.08.2020, në orën 00.02 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i kërkon Edmond Prekes, a ke mundësi me mi pru ka ora 3 aty ku lidhet rruga me Velipojën, Taravice, se po kryejnë punë, se vijnë ne këmbë tek ura.
Edmondi i shprehet që, unë kam lëviz, a don ti shkruaj atij.
Behari i shprehet që, mos shkruaj atij se e rregulloj vete
Edmondi i tregon që, me dal aty duhet fouristrade, me i ra bri malit, nuk kalon makina e vogël por është një rrugë tjetër qe i bihet nga Trushi
Behari e pyet, a kemi si ta bëjmë që mos ta djegim makinën, se me ë makinën nuk ka kush mi merr kete jam duke mëndu.
Edmondi shprehet që, jam në Korçë se po te isha aty do i kisha marr dhe i kisha çuar tek shtëpia
A ti them "Zegos" sepse ai është si un edhe ju del para.
Behari e pyet, a ka "Zeqoja" me të shkruar (telefon Sky).
Edmondi i shprehet që, po i them "Zegos" që të shkoj ta marri telefonin atij shokut tek shtëpia dhe shkruan direkt me të.
Në orën 00.30 Edmondi i tregon që, ai shoku ishte në gjumë dhe a të vij "Zeqo" për Tiranë të flas nga afër sepse ska me të shkruajtme.
Behari i shprehet që Zeqo vetëm le të pres tek ura, kur ulesh poshtë, aty ku u hasa unë me X5-n është dy minuta larg prej shtëpisë së shokut në katund. Edmondi e pyet, nëse do të marrë njeri me makinë?
Edmondi e pyet, nëse do të marrë njeri me makinë?
Behari i shkruan që, do të marri dy veta.
Edmondi e pyet nëse do të marri makinë.
Behari i tregon që, makinën do ta ëin sa të kryejnë punë dhe do të ecin në këmbë, do të marri vetëm kto dy, ti mbaj brenda diku.
Edmondi shkruan, ok vëlla.
Të tjera detaje dalin nga dosja e SPAK që çoi në pranga zyrtarë të lartë, mes tyre edhe biznesmenin Pëllumb Gjoka. Në dosjen e siguruar nga Report Tv, në episodin ku tregohet me detaje vrasja e Gjin Ndojit, tregohen edhe nofkat që përdote Ervis Martinaj, i zhdukur prej rreth një viti, anëtarët e bandës së Bajrit, ekzekutorët e Gjin Ndojit dhe Pëllumb Gjoka. Gjithçka arriti të zbulohej nga përgjimet e ‘Sky ECC’.
Nga përmbajtja e komunikimeve, me shprehjen "Kapedani", "Daci" ose "Lopata" i referohen shtetasit Behar Brajoviq, me shprehjen "Kolombo” i referohen biznesmenit Pëllumb Gjoka, me shprehjen "Deno" ose "Denis" i referohen shtetasit Denis Brajoviq; me shprehjen "Mond!" i referohen shtetasit Edmond Preka, me shprehjen "Dori" i referohen shtetasit Klaodor Haka.
Ndërkohë me shprehjen "V" ose "Martini" i referohen shtetasit Ervis Martinaj.
Report TV ka siguruar dosjen e plotë të SPAK që çoi në arrestimin e biznesmenit të Velipojës, Pëllumb Gjoka, ish Shefit të Operacionales, Oltion Bistrit, kryeprokuriorit të Kukësit Xhevahir Litës, anëtari i bandës së Bajrave, Astmer Bilali si dhe shoqëruesi i Pëllumb Gjokës, Edmond Preka.
Në dosje janë të zbardhura përgjimet nga aplikacioni i ‘Sky’ që tregojnë dhe bisedat pasi është kryer vrasja e bujshme e Gjin Boriçit i njohur dhe me emrin Gjin Ndoji ndodhur më 9 gusht 2020
Në orën 14.49 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj.
Pëllumbi e pyet se, cfarë ishte ajo e mbrëmëshmja (vrasja e Gjin Ndoj).
Ardriti i përgjigjet që, nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi.
Pëllumbi e pyt që, si duket si dorë?
Ardriti i përgjigjet që, ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi por besoj do të nxjerrim dicka.
Pellumbi i thotë që, lëreni në kollaren e vet.
Në orën 17.09 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse, ky e njihte DD sepse vëllai i ktij ka takuar Dor Dulin.
Pëllumbi i shprehet që, këta të vrasin dhe të vijn edhe me u pjek.
Pëllumbi i shkruan Arditit nëse, ke info për Dorin më thuaj.
Në orën 12.47 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.
Ky i fundit i tregon që, "isha në varrim, por nejtëm larg"
Vetëm sa i dhamë dorën në fund. Dori (Dorian Duli) nuk ishte.
Në orën 15.01 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.
Behari i tregon që, ika tek shtëpia dhe e takova, ndejtëm nja një orë dhe ikëm.
Hajt per gazep ju pafsha. Do perpeliteni dhe do mbyteni ne gjakun e atyre qe keni vra. Sdo keni derman as ne boten tjeter
PërgjigjuKeta “trima” qe kane ven nganji viç nga pas tridheshin ne kohen e xhaxhit!
PërgjigjuJu te spakut pullumb Gjoka ka lidhe me shume vrases me pages ne shijak ne fier dhe ne vllore hetoeni mire dhe bisedat kuese badhokun jam dagorte qe tom doshi e vrau prandaj prekuroria speciale te hetoj mire
PërgjigjuIbrahimi shum shpejt ka me u kthy sepse asht liru nga akuzat per vrasjen e endrit i cili ja ka faturu asmer krva dhe ka me i gri tan njato si kan ba plane me e nxjerr ne prit sic bani me arjan ferracakun qe bashkpunoi me asmerin me vra bardh licin
Përgjigjufamiljet e te vrareve te marrin hak,,ne baze tekanunit dhe te burrenise...neni i pare i kanunit gjaku nuk humbet kurre....
PërgjigjuBehari me denisin vran dhe bardhokun me urdhen te toms . E din tan bota . Edhe e dogjen makinen afes shpis tyne e u shtrin me fjet . Policia nuk i kontrolloj a kan gjurm baruti ne duar asigja
PërgjigjuKush asht Zeqoja?
ZEQOJA e ka pas në dorë dhe nuk e ka ba...
nese ky gjin mdoj ishte anetar i grupit te behar bajrit dhe ketij denis brajovic tani, ku hyn ketu ervis martinaj si porosites per koken e tij - duket si alibi e sforcuar per te eliminuar kodet e dekriptuara nga franca per te fshehur kontrabandiste kanabisi te detyruar te dalin ne skene se po na mbani peng hapjen e negociatave ne be e kuptoni perse jane sjelle keto te dhena, jane prove testuese edhe per kapacitetet e menaxhimit te situatave me te riskuara te kerkimit nderkombetar se andej kapet cdo trafikant droge sado i rendomte te jete hyn ne burg. Mos i fshihni me!
Përgjigju