Report TV ka siguruar dosjen e plotë të SPAK që çoi në arrestimin e biznesmenit të Velipojës, Pëllumb Gjoka, ish Shefit të Operacionales, Oltion Bistrit, kryeprokuriorit të Kukësit Xhevahir Litës, anëtari i bandës së Bajrave, Astmer Bilali si dhe shoqëruesi i Pëllumb Gjokës, Edmond Preka.
Në dosje janë të zbardhura përgjimet nga aplikacioni i ‘Sky’ që tregojnë dhe bisedat pasi është kryer vrasja e bujshme e Gjin Boriçit i njohur dhe me emrin Gjin Ndoji ndodhur më 9 gusht 2020
Në orën 14.49 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj.
Pëllumbi e pyet se, cfarë ishte ajo e mbrëmëshmja (vrasja e Gjin Ndoj).
Ardriti i përgjigjet që, nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi.
Pëllumbi e pyt që, si duket si dorë?
Ardriti i përgjigjet që, ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi por besoj do të nxjerrim dicka.
Pellumbi i thotë që, lëreni në kollaren e vet.
Në orën 17.09 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse, ky e njihte DD sepse vëllai i ktij ka takuar Dor Dulin.
Pëllumbi i shprehet që, këta të vrasin dhe të vijn edhe me u pjek.
Pëllumbi i shkruan Arditit nëse, ke info për Dorin më thuaj.
Në orën 12.47 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.
Ky i fundit i tregon që, "isha në varrim, por nejtëm larg"
Vetëm sa i dhamë dorën në fund. Dori (Dorian Duli) nuk ishte.
Në orën 15.01 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.
Behari i tregon që, ika tek shtëpia dhe e takova, ndejtëm nja një orë dhe ikëm.
Lajmi kryesor:
DOSJA e SPAK/ Ervis Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit, për kokën e tij duhej të vriste Kleant Musabelliun për llogari të Pëllumb Gjokës! Përgjimet
S.G//ReportTv.al