Kronikë

DOSJA/ Zbardhen në SkyEcc planet e Ermir Dedjas për vrasje: Sa më shpejt naj goditje, se m’ka dal vetja qejfit

5 Tetor, 20:21| Përditesimi: 5 Tetor, 20:32

  • Share

1759688944_ermirdedja.jpg

Në një bisedë në SKY ECC, pjesë e dosjes diskutohet mbi vrasjen e Edmir Bregut. Më 21 tetor 2020 është bërë bisedë mes Ermir Dedjas dhe Elidon Avdylit. Ermiri Dedja i ka shkruar Elidonit se ka biseduar me një person për punën e “Malos” duke iu referuar Edmir Bregut, që ta ruante pa ndërprerë kundrejt pagesës.

Në vijim i ka shkruar se duhet të fillonin goditje se nuk kishin gjë në terezi. Në platformën SkyECC janë ruajtur vetëm mesazhet e dërguara nga Ermiri Dedja.

“Ça po bën, Vlla. si po kalon, krej mirë vlla. Kam bisedu me i rob për punën e malos me e rujt e me ju vu non stop. Po do më kthejë përgjigjë. Për punë lekësh sa do i thash. Se duhet me bo llapitje sesbon se s’kemi gjë në terezi. S’kam ça me humb mo, vetëm marësi ju uroj vetes dhe ju o zot.”

Në datën 22 tetor 2020, në orën 12:58, Ermiri Dedja i shkruan Elidonit se ka mbetur pak i keq dhe se duhet sa më shpejt të bëjnë ndonjë goditje që të marrin veten se po i dilte vjetja nga qejfi, dhe konkretisht Ermiri ka dërguar sms si vijon.

“Ça po bon vlla. Si je, mirë kapo këtu ke lagjja, sa po pi i kafe, po pres i shok t’vi me taku. E mos vi takoj pastaj. Mrena kti muj i ke gjall a vdek thuj kapos, i rrezikshëm je. Hahahahhahha vllai jot ska 2 qind lek t’vogla nxhep hahahhaha. O Allah sa me shpejt naj goditje, t’morrim icik veten. Se kshu po mdel vetja ka qef”

Në orën 18:12 Ermiri i ka shkruar Elidionit dhe se do ta bënin me patjetër pasit vetëm atë gjë kishte ne mendje dhe se shumë shpejt personi që kërkonin do të binte në grackë. Nga konteksti i bisedës dyshohet se bëhet fjalë për kontrollin që Ermiri Dedja me bashkëpunëtorët e vet bëjnë çdo ditë në qytetin e Durrësit për të gjetur shtetasin Edmir Bregu me qëllim për ta vrarë atë.

“Ca po bën kapo. Tashi sa do e lej Kelin me i shok me makinë. Ta nisim me marësi këtë vit që vjen. Do ë bëjmë sesbën, maje mend pra. Mos sot, nesër do bjerë në grackë. 120 euro a ke mundësi të mi japësh se doja të rregulloja makinën”.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ 'Po erdhi Rama na fiku', Rrumi i Shijakut ‘klering’ pronash me Avdylajt për vrasjen e armiqve: Më hiqni qafe Lul Berishën, Plaurentin e Mond Çekiçin


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?