Dosja/ Zyrtari i PD në Burrel në gjyq për kultivim të 3.5 tonëve hashash

1 Mars 2019, 19:54| Përditesimi: 1 Mars 2019, 20:06

  • Share

Shpëtim Lika, ish-funksionar i PD në bashkinë e Burrelit dhe ish-kryetari i degës së PD në Komunën Rukaj, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për akuzën e "Kultivimit të narkotikeve", "Grup i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal" si dhe "Prodhimit dhe shitjes se narkotikëve".

Vendimi për dërgimin e dosjes së tij në gjyq është marë pak ditë më parë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë së bashku me Likën i pandehur është marë dhe Marko Bushi nga Burreli i cili në 2017 kanosi me kallashnikov policinë dhe prokurorin e Rrethit, të cilët ishin duke shkuar në një nga parcelat e mbjella me hashash në këtë zonë.

Mësohet se Shpëtim Lika me herët, ka qënë edhe keshilltar i PD ne keshillin komunal te ish komunes Rukaj. Shpëtim Lika dhe Bushi akuzohen për një sasi droge 3 ton e 52 kg e llojit hashash, u sekuestrua nga forcat e rendit te komisariatit Burrel, pas një operacioni të gjerë kundër drogës në këtë zonë. Policët e gjetën drogën në një magazinë, në fshatin Rremull.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xha Teme: 01/03/2019 20:12

    Cne keta te peDes me hashash dhe droge??? Keta jane qelibari vete. Edhe Lulashi Sumqimi keshtu tha: 'po une per te ndercem e njoh veten"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?