Kronikë

DOSJA/ ‘Kam parë një vajzë të bukur ma gjeni kush është', Report Tv zbardh përgjimet që çuan në pranga efektivët e Korçës dhe Tiranës! Përmendet edhe emri i Niko Peleshit

21 Tetor 2021, 14:32| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 17:40

  • Share

‘Kam parë një vajzë të bukur dhe jam fiksuar keq. Më gjeni kush është ajo’. Këto janë disa nga përgjimet e SHÇBA ku ka nxjerrë zbuluar një serë shkeljesh nga efektivët e policisë në Tiranë dhe në Korçë.

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë ku mësohet se efektivi i arrestuar i Tiranës, Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine tip “Toyota” që kishte parë në një lavazh.

Jon Burri i kërkon Murjas të dhëna për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë. Sipas dosjes hetimore, Murja ka hezituar por pas ngulmimit nga Jon Burri ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i ofrojë të dhënat në fjalë. Hamollari dhe Murja i sigurojnë kolegut të tyre të dhënat e qytetares duke shkelur ligjin për të dhënat personale.

Nga përgjimet e tjera ka rezultuar se efektivi tjetër i komisariatit nr. 1 Arjan Balla favorizonte një lokal në Shkozë jashtë orarit të lejuar. Sipas përgjimeve efektivët Balla dhe Durim Murja kishin gënjyer sallën operative për lokalin e dasmave pasi ishin vetë të ftuar në gëzimin familjar. Efektivët e Tiranës janë lënë në burg, përveç Matilda Hamollarit e cila është lënë arrest shtepie.

Ndërkohë në përgjime përmendet edhe emri i Ministrit të Mbrojtjes, Niki Peleshit ku një qytetar me emrin Arjel Dervishi pyetet nga një person tjetër, nëse ishte ndihmuar nga Niko Peleshi për të kaluar postbllokun e policisë në Korçë, ngritur për të garantuar respektimin e orës policore. Dervishi përgjigjet duke thënë se nuk ishte ndihmuar nga Peleshi, por nga shefi i Komisariatit të Korçës, Krenar Gjokutaj.

Sa i takon efektivëve të tjerë në Korçë rezultoi se 6 efektivët, mes tyre shefi i Komisariatit, Krenar Gjokutaj dhe shefi i qarkullimit, Kelmend Pikuli janë përfshirë në përgjime të ndryshme pasi kanë toleruar disa qytetarë për shkelje. Përgjimet kanë zbuluar se efektivët shpesh herë nuk mbushnin masat administrative.

Gjithashtu janë pezulluar edhe Petro Fraholli, Genci Hysi, Çlirim Akrobati dhe  Kamber Kllogjeri, të gjithë efektivë të qarkullimit rrugor në Korçë. Ndaj tyre është vendosur edhe masa e detyrim paraqitjeje.

 

Ora 16:03
Përgjimet që çuan në pranga efektivët e Korçës dhe Tiranës, del në skenë dhe emri i Ministrit të Mbrojtjes, qytetari: S'më ndihmoi Niko Peleshi të kaloje postbllokun, por Krenar Gjokutaj

Foto ilustruese

Në njërin prej përgjimeve të kryera tek efektivët e Komisariatit të Korçës del në skenë edhe emri i Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Në përgjimin e datës 20 korrik 2021, Arjel Dervishi, një qytetar, flet me një tjetër person në telefon. Bashkëbiseduesi e pyet Dervishin nëse e kishte ndihmuar Niko Peleshi të kalonte postbllokun policor në Korçë, të ngritur për të respektuar orën policore. Në përgjigjen që ai i jep deklaron se nuk e kishte ndihmuar Niko Peleshi por e shefi i Komisariatit të Korçës, Krenar Gjokutaj.

Ora 15:11
Përgjimet e Tiranës/ 'Hajdeni se po kërcejnë në 12 të natës' banorët ankohen në polici, efektivi 'dasmor' kërkon nga kolegët të mos e ndërpresin festën

1634820793_dasmepolicia.jpg

Një tjetër situatë abuzimi me detyrën të efektivëve të policisë Tiranë është edhe me zhvillimin e një dasmë në zonën e Shkozës. Salla operative e policisë kishte marrë një telefonatë nga banorët se po zhvillohej një dasmë jashtë orës policore dhe po i shqetësonte.

Telefonata është bërë me  14.08.2021 rreth orës 00.40 . Për verifikim e saj është nisur polici Jashar Shehu te kryente një verifikim në lagjen Shkozë, por më pas kolegu i tij Arjan Balla lajmëron sallën operative se telefonata ishte e rreme.

Telefonatat denoncuese nga banorët erdhën edhe në orët më të vona në 01.15 dhe 01.20 të mëngjesit, por sërish efektivët e policisë raportojnë se ishin të rreme.

Kjo ndodhi pasi efektivi  Durim Murja  ishte i ftuar në dasmë dhe u kërkoi kolegëve të mos e ndërprisnin dasmën, për këtë arsye Arjan Balla dhe Jashar Shehu i raportonin denoncimet si telefonata të rreme.

Ora 12:13
Operacionet e SHÇBA, shpërdoruan të dhënat e TIMS dhe lejuan lokalet pas orës policore, arrestohen 4 policë në Tiranë, pezullohen 6 të tjerë në Korçë

Në operacionet e zhvilluara ditën e djeshme në Tiranë dhe Korçë janë arrestuar 4 efektivë policisë dhe 6 janë pezulluar. Gjithçka lindi nga hetimet  dhe përgjimet që po u bëheshin policëve të Korçës, në lidhje me kalimin e paligjshëm të emigrantëve. Nga përgjimet dolën edhe efektivët e Tiranës të Komisaritati nr. 1 që akuzohen për lejim të kalimit të personave jashtë orarit policor të vendosur për shkak të COVID-19.

Në operacion e koduar "Rei" efektivët akuzohen veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikim i dokumenteve". Pas hetimeve intensive disa mujore këta punonjës policie janë kapur në veprimtari të kundraligjshme në kohë dhe episode të ndryshme.

Efektivët në disa raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar aksesin në sistemet dhe regjistrat e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dhënave personale të shtetasve pa autorizim. Gjithashtu ata akuzohen se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas  Kodit Rrugor dhe Aktit Normativ për masat anticovid.

Mes të pezulluarve janë edhe shefi i Komisariatit Korçë, Krenar Gjokutaj e shefi i qarkullimit, Kelmend Pikuli, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Në pranga në Korçë dhe Tiranë ranë policiët:

1. Inspektor Durim Murja, 33 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi "Arrest në burg", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

2. Inspektor Arjan Balla, 56 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi "Arrest në burg", i dyshuar për "Falsifikim të dokumentave".

3.  Inspektor Jashar Shehu, 55 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi "Arrest në burg", i dyshuar për "Falsifikim të dokumentave".

4. Inspektor Matilda Hamolli, 30 vjeçe, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi "Arrest në shtëpi", e dyshuar për "Shpërdorim detyre".

5. Komisar Krenar Gjokutaj,  44 vjeç, me detyrë Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, me masë sigurimi "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

6. Komisar Kelmend Pikuli, 53 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor Korçë, me masë sigurimi  "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

7. N/komisar Petro Fraholli, 48 vjeç, me detyrë specialist shërbimi për parandalimin dhe sigurinë rrugore në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi  "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

8. Inspektor Clirim Akrobati, 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi  "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

9. Inspektor Genci Hysi, 40 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

10. Inspektor Kamber Kllogjeri , 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shoku Enver: 22/10/2021 07:21

    Sa interesante. Aksesin e paligjshem ne te dhenat personale te nje individi nga punonjes policie, e kane kapur bukur, dhe goditur fort. Bravo Prokurori,ja. Po ne rastin e miliona te dhenave sensitive personale te aksesuar komplet ne menyre te paligjshme, shperdorim detyre ne bashkepunim, dhe me qellim intimidimin e zgjedhesve, per rrjedhoje, cenimin e lirise se te zgjedhurit, nga nje organizate politike, PS, Qeveria dhe Kryeministri, Kuvendi, deputete te tij, dhe zyrtare ne organet shteterore, cfare ka nder mend prokurori?

    Përgjigju
  • Iris: 22/10/2021 02:13

    /SHKODRAN/,jam pjeserisht dakord me ju.Jam dakord qe per disa vogelsi mund te mbyllesh syrin,por duhet kujdes ,sepse po u shtuan shume, behen mal e han pa porta. S.d.q.shqipot nuk jane te vetmit qe bejne leshime.Po sjell nje shembull ku kam qene vete e pranishme.Ketu ku jetoj,po prisja taksine jashte nje supermarketi nje dite dhe qellova te isha prezent kur nje burre qe kishte bere vjedhje ne dyqan e kishin nxjerre jashte dy police qe ishin thirrur nga sigurimsat e supermarketit (ata qe rrine pas kamerave).Burri dukej i mbaruar,jo vetem fizikisht,por dhe ekonomikisht dhe me siguri e kishin kapur per ndonje kanoce o konserve.Policet qe mesa duket e njihnin,ndoshta per probleme te tjera,po i thoshnin:<<C'do te kishte ndodhur me te,sikur ata te mos kishin qelluar ate dite ne sherbim?>> Duket qe do t'a lironin,arrestimi ishte sa per sy e faqe,por e paralajmeruan se ate dite kishte qene thjesht me fat,se po te ishte dikush tjeter mund te arrestohej prej verteti.Dukej qe policeve u vinte keq per te dhe u treguan te meshirshem.Pra ka raste kur duhet treguar leshim,por duhet shume kujdes,sepse shpie ne abuzim e korrupsion.

    Përgjigju
  • Polici: 21/10/2021 23:35

    Pse nuk parandaloni krinet dhe te kapni kriminelet qe shetisin rrugeve te qyteteve te armatosur bile edge gjate ores policore po merreni me dasmat?

    Përgjigju
  • Shkodran: 21/10/2021 17:40

    As Sigurimi i Shtetit nuk është marrë me këto vogëlsira që shoqërojnë policët gjatë kryerjes së detyrës së tyre!! Policët nuk vijnë nga Marsi, ata janë pjesë e komunitetit dhe nëse nuk bëjnë këto lëshime nuk kanë se si e afrojnë afër vetes publikun!! Policia nuk është vetëm për të ndëshkuar!!

    Përgjigju
  • arseni: 21/10/2021 16:04

    Rastet ne shkrimin tuaj mund te jene te verteta. Por me te verteta jane realitetet qe disponon 112. pra " Policia e Shtetit ", kur eshte njoftuar dhe nuk ka vepruar ose eshte vene ne sherbim te " POLICEVE TE GJITHEPUSHTETSHEM POLITIK ", per kete dhe qendrojne ne detyre. Te verteten e gjeni ne rregjistrimet e pafshira po ti kontrolloni, dhe jo te merrni ne pyetje te sforcuar ata qe ju tregojne drejtimin e duhur per nje polici korrekte. Deshmitaret i keni ne rradhet e policise dhe ne karriket e " KOMISARIATIT DIGITAL " jo ne viktimat qe vriten dhe zhduken ne Elbasan, Vlore, Shkoder etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?