Krenar Gjokutaj dhe Kelmend Pikuli

Kronikë

Operacionet e SHÇBA, shpërdoruan të dhënat e TIMS dhe lejuan lokalet pas orës policore, arrestohen 4 policë në Tiranë, pezullohen 6 të tjerë në Korçë

21 Tetor 2021, 12:13| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 14:32

  • Share

Në operacionet e zhvilluara ditën e djeshme në Tiranë dhe Korçë janë arrestuar 4 efektivë policisë dhe 6 janë pezulluar. Gjithçka lindi nga hetimet  dhe përgjimet që po u bëheshin policëve të Korçës, në lidhje me kalimin e paligjshëm të emigrantëve. Nga përgjimet dolën edhe efektivët e Tiranës të Komisaritati nr. 1 që akuzohen për lejim të kalimit të personave jashtë orarit policor të vendosur për shkak të COVID-19.

Në operacion e koduar "Rei" efektivët akuzohen veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikim i dokumenteve". Pas hetimeve intensive disa mujore këta punonjës policie janë kapur në veprimtari të kundraligjshme në kohë dhe episode të ndryshme.

Efektivët në disa raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar aksesin në sistemet dhe regjistrat e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dhënave personale të shtetasve pa autorizim. Gjithashtu ata akuzohen se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas  Kodit Rrugor dhe Aktit Normativ për masat anticovid.

Mes të pezulluarve janë edhe shefi i Komisariatit Korçë, Krenar Gjokutaj e shefi i qarkullimit, Kelmend Pikuli, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Në pranga në Korçë dhe Tiranë ranë policiët:

1. Inspektor Durim Murja, 33 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi "Arrest në burg", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

2. Inspektor Arjan Balla, 56 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi "Arrest në burg", i dyshuar për "Falsifikim të dokumentave".

3.  Inspektor Jashar Shehu, 55 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi "Arrest në burg", i dyshuar për "Falsifikim të dokumentave".

4. Inspektor Matilda Hamolli, 30 vjeçe, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi "Arrest në shtëpi", e dyshuar për "Shpërdorim detyre".

5. Komisar Krenar Gjokutaj,  44 vjeç, me detyrë Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, me masë sigurimi "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

6. Komisar Kelmend Pikuli, 53 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor Korçë, me masë sigurimi  "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

7. N/komisar Petro Fraholli, 48 vjeç, me detyrë specialist shërbimi për parandalimin dhe sigurinë rrugore në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi  "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

8. Inspektor Clirim Akrobati, 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi  "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

9. Inspektor Genci Hysi, 40 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

10. Inspektor Kamber Kllogjeri , 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", i dyshuar për "Shpërdorim detyre".


Lajmi kryesor:

DOSJA/ ‘Kam parë një vajzë të bukur ma gjeni kush është', Report Tv zbardh përgjimet që çuan në pranga efektivët e Korçës dhe Tiranës! Përmendet edhe emri i Niko Peleshit


Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?