Dosje e re për Jorgo Goron, del emri i kryetarit të komanduar të Himarës, mori 14 mijë m2 tokë, Arqile Bollano në “sitën” e SPAK

29 Qershor, 13:10| Përditesimi: 29 Qershor, 15:52

  • Share

Tirane- Edhe drejtuesi i komanduar i Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano është bërë subjekt i verifikimit nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Bëhet fjalë për një hetim që nisi nga Prokuroria e Vlorës nisur me disa kallzime te banorëve te zonës, për tjetërsim pronash, ku kjo e fundit shpalli moskompetencën duke ia kaluar prokurorisë së posacme.

Zyrtarisht nga prokuroria e Vlorë në është bere me dije se prej më shumë se një muaj, dosja ka mbërritur në SPAK dhe kjo e fundit duhet te bëjë verifikime nese ka elemente që i takon kësaj strukture. Bëhet fjale për 14 mijë m2 tokë ose thënë ndryshe 1.4 hektar me vendndodhje në Himarë janë përfituar nga Bollano dhe toka u dha në vitin 2015 kur bashkia drejtohej nga Jorgo Goro.

Dhënia e kësaj sipërfaqe toke është bërë nga Bashkia e Himarës, për plotësimin me tokë bujqësore të familjeve që kishin marrë sipërfaqe të mangëta gjatë ndarjes së tokës në vitin 1992 sipas ligjit 7501. Kallzuesit kane pretenduar se ka pasur përfitime të pamerituara nga disa familje, mes tyre, dhe ajo e kryebashkiakut aktual, Arqile Bollano.

Këshilli Bashkiak miratonte pretendime të tilla të familjeve për plotësimin e deficiteve, por që ka dyshime të forta që Bollanos kjo tokë nuk i takonte. E për këtë ai ende nuk ka dhënë deklarime në SPAK. Pas arrestimit të Goros që iu zgjat mandati për shkak të arrestimit të Fredi Belerit që fitoi në zgjedhjet e 14 majit, Këshilli i Bashkisë komandoi Blerina Balën, e cila u dorëhoq në fillim të qershorit. Më 7 qershor të këtij viti ajo u zëvendësua nga Arqile Bollano, edhe ky si i komanduar.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arturi.: 30/06/2024 14:30

    Ne Burg dhe konfiskim pasurie hajdutet e taksave dhe pronave publike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?