Lulzim Basha dhe deputeti i PD Ervin Salinaji

Drafti i PS për zgjedhoren, opozita: Plan antidemokratik! Propozimi i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve

8 Korrik, 14:47| Përditesimi: 8 Korrik, 22:50

  • Share

Opozita ka reaguar lidhur me propozimet e PS për reformën zgjedhore, të cilët depozituan të vetëm në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kreu i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, në një postim në Facebook, e ka cilësuar si plan antidemokratik sabotimin e listave të hapura dhe votës së diasporës.

Ai tha se nuk mund të mbahet pengë vullneti i shumicës me frikën e rënies nga pushteti.  

 “Sabotimi i listave të hapura dhe i votës së diasporës është kurorëzimi i një plani anti-demokratik kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.  Dështimi i Reformës Zgjedhore, kishte pikerisht këtë qëllim, që shqiptarët të mos zgjidhnin me votën e tyre deputetët në parlament dhe që të pamundësohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Shqiptarët do të kenë mundësi tashmë të shohin në Kuvendin e Shqipërisë se kush është për lista te hapura dhe kush jo, kush është pjesë e pazarit me Edi Ramën ne kurriz të shqiptarëve dhe kush mbron interesin e tyre. Frika nga vota e lirë, firka nga humbja e pushtetit, frika nga fundi i pandëshkueshmërisë, nuk mund të mbajne peng vullnetin e shumicës së qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim të vërtetë”, shkruan ai.

Ndërkohë, lidhur me draftin e  PS të depozituar në Kuvend për Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet e propozuara, ka reaguar edhe deputeti i PD Ervin Salianji.

Ai shprehet se ky propozim i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

“Propozimi i Partisë Socialiste depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet!”, shkruan Salianji.

Ora 22:48
Propozimi i PS për ‘Zgjedhoren’, Alibeaj: Rama e nxori nga xhepi ligjin e zgjedhjeve që i garanton fitore në tavolinë, diaspora nuk voton

“Rama e nxori nga xhepi më në fund ligjin e zgjedhjeve që i garanton fitore në tavolinë dhe diaspora nuk voton dot”. Është ky reagimi i Enkelejd Alibeajt për projektligjin e reformës zgjedhore të propozuar sot nga Partia Socialiste. Sipas Alibeajt, kryeministri po bën realitet atë që ai kishte parashikuar; dështimin e reformës zgjedhore.

“Rama e nxori nga xhepi më në fund ligjin e zgjedhjeve që i garanton fitore në tavolinë. Ndaj e prishi komisionin e reformës zgjedhore dhe sajuan celulën okulte të dialogut! Siç e parashikova ditë më parë, diaspora jo vetëm që nuk do të lejohet efektivisht të votojë dot, por ka vendosur madje dhe taksën e votës për shqiptarët jashtë shtetit!!! E sigurisht kërkon të mbyllë listat”, shkruan Alibeaj.

Për votim/numërim elektronik as që bëhet fjalë (ndërkohë mburren me qeverisjen e AI !!!). Shqipëria 1 zonë (edhe 2 apo 3) nuk përmendet hiç sepse Rama i do qyl 6-8 deputete! Hapi i radhës është peshkimi në Parlament i votave nga opozita, sepse Rama nuk i ka 84 vota!  Ndaj secili deputet që e quan veten kundër Rames dhe pro shqiptareve, duhet te deklarohet tani, kundër, publikisht! Në të kundërt po pret peshkatarin! Të shohim kush do ti bjerë grepit!

P.S.: kam depozituar që në 15 nëntor 2023 projektligj të plote. Sipas rregullave te parlamentit së paku duhet të hidhet në votim më parë se ligji i Ramës!

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?