“Rama e nxori nga xhepi më në fund ligjin e zgjedhjeve që i garanton fitore në tavolinë dhe diaspora nuk voton dot”. Është ky reagimi i Enkelejd Alibeajt për projektligjin e reformës zgjedhore të propozuar sot nga Partia Socialiste. Sipas Alibeajt, kryeministri po bën realitet atë që ai kishte parashikuar; dështimin e reformës zgjedhore.
“Rama e nxori nga xhepi më në fund ligjin e zgjedhjeve që i garanton fitore në tavolinë. Ndaj e prishi komisionin e reformës zgjedhore dhe sajuan celulën okulte të dialogut! Siç e parashikova ditë më parë, diaspora jo vetëm që nuk do të lejohet efektivisht të votojë dot, por ka vendosur madje dhe taksën e votës për shqiptarët jashtë shtetit!!! E sigurisht kërkon të mbyllë listat”, shkruan Alibeaj.
Për votim/numërim elektronik as që bëhet fjalë (ndërkohë mburren me qeverisjen e AI !!!). Shqipëria 1 zonë (edhe 2 apo 3) nuk përmendet hiç sepse Rama i do qyl 6-8 deputete! Hapi i radhës është peshkimi në Parlament i votave nga opozita, sepse Rama nuk i ka 84 vota! Ndaj secili deputet që e quan veten kundër Rames dhe pro shqiptareve, duhet te deklarohet tani, kundër, publikisht! Në të kundërt po pret peshkatarin! Të shohim kush do ti bjerë grepit!
P.S.: kam depozituar që në 15 nëntor 2023 projektligj të plote. Sipas rregullave te parlamentit së paku duhet të hidhet në votim më parë se ligji i Ramës!
Lajmi kryesor:
Drafti i PS për zgjedhoren, opozita: Plan antidemokratik! Propozimi i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve
SI.E./ReportTv.al