Rreth 8.3 milionë turistë huaj e vizituan Shqipërinë në 9 muaj, megjithatë numri i deklaruar nga të gjitha strukturat akomoduese është shumë më i ulët, për shkak të informalitetit në sektorin e turizmit.
Shumë subjekte të tjera, familjarë apo biznese, gjatë verës dhe jo vetëm japin me qira përmes aplikacioneve AirBNB, Booking dhe rrjetet sociale dhoma, apartamente, vila etj, pavarësisht se nuk janë të licencuar. E gjithë kjo situatë ka rritur evazionin fiskal dhe humbja në buxhet është e konsiderueshme. Qeveria ka bërë gati ligjin e ri që tenton të ulë informalitetit, rritjen e të ardhurave dhe zhvillimin e sektorit.
Projektligji i ri parashikon që çdo strukturë banimi që përdoren për qëllime biznesi, përfshirë edhe dhomat më të thjeshte deri te vilat, do të regjistrohet në QKB dhe do të paguajnë tatim pasi të kategorizohen në sajë të shërbimit që ofrojnë. Në rast se do të ketë ushtrim të aktivitetit pa certifikatën e kategorizimit ndëshkohet me gjobë nga 20 mijë lekë deri në 400 mijë lekë në varësi të numrit të dhomave.
Në ligjin aktual gjoba më e lartë për strukturat akomoduese është 200 mijë lekë, për mungesë të licencave përkatëse.
Qeveria kërkon që të gjitha strukturat që do të ofrojnë shërbim akomodimi do jenë të detyruara të kryejnë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën.
Në rast të mos deklarimit të pushuesve, siç ka ndodhur deri më tani, gjoba parashikohet në vlerën 150 mijë lekë, ndërsa kur të dhënat e deklaruar janë të pasakta gjoba është 100 mijë lekë.
Sipas propozimit çdo strukturë akomoduese do të jetë e detyruar që të ekspozojë në një vend të dukshëm listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofron ne gjuhen shqipe dhe angleze.
Në draft propozohen ndryshime edhe për stacionet e plazhit, ku është i detyruar subjekti që ushtron aktivitetin të mirëmbajë dhe të parandalojë ndotjen e hapësirës së plazhit që ka marrë në përdorim. Nëse shkelet hapësira e parashikuar në kontratë gjoba është 150 mijë lekë dhe nëse në stacionin e plazhit mungon vrojtuesi gjoba është 200 mijë lekë.
Të gjitha këto ndryshime sipas Ministrisë së Turizmit pritet të rrisin të ardhurat me 10-15%, krahasuar me të ardhurat e këtij viti.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
A e njohin konceptin teorik ekonomik te cmimit dinamik "ekspertet" e qeverise!? Ne lojen bashkekohore te turizmit, cmimi (ne platformat e rezervimeve, nga te cilat vijne pjesa derrmuese e vizitoreve) ndryshon edhe me ore! Jo me me dite, jave apo muaj! Ca lesh "afishimi" kerkojne, qe ju afishofshin...! :) Pasnej, KM sikur tha "cmim reference" (si baze per taksimin), nga doli (e per cfare hyn ne pune) "afishimi" tani!? Ky shtet, e ne menyre te vecante kjo qeveri, ka nje problem madhor te pare, qe eshte niveli i korrupsionit te inspektoreve te vet (se inspektimet behen, te paguara me para publike, por leket e gjobave nuk hyjne ne arkat e shtetit, por ne xhepat e te korruptuarve). Pa zgjidhur kete, zorr se ben perpara ne drejtim te mbledhjes se taksave. Nje problem i dyte (i lidhur me te parin) eshte niveli i besimit mes sipermarrjes dhe shtetit: pa besim te ndersjellte nuk ka zhvillim te qendrushem ekonomik; me lufte mes paleve (shtet vs. biznes) nuk shkohet as larg, as shpejt. Adresojeni ceshtjen e besimit (duke i ofruar sipermarresve te shendetshem partneritetin e shtetit kunder kapitaleve te krimit, gjobave te te korruptuarve, paaftesise se aparatit burokratik, etj.) dhe rritja do te jete ku e ku me e madhe se 10%-15%
PërgjigjuTi o i ditur, mbase disa fjali nga gjithe ai tekst, edhe mund te lexohen, por kur ato disa fjaĺi, thuhen me nje gjuhe rrugaçerore, sigurisht qe te vjen keq per minutat qe harxhova per te lexuar ate tekst me ate nivel!
Qeveria duhet ta mendoj mire kete projektligj. Cmimi i akomodimeve varion nga kerkesa dhe oferta dhe nuk ka pse te publikohet se nuk eshte menu restoranti. Kudo ne bote cmimet jane dinamike, njesoj si biletaria apo cmimet e kursit te kombimit qe ndryshojne me oferten dhe kerkesen.... Qeveria me duket se do te ve vetulla po do heq dhe syte ne kete rast....
Përgjigju