Drama e 66-vjeçares në Fier, ndërron jetë e vetme, në mes të varfërisë e të ftohtit, vëllai: E gjeta të ngrirë, i kishin prerë dritat! OSHEE për Report Tv: Ka 1 vit pa energji! Nuk respektoi akt-marrëveshjen

28 Janar 2022, 11:27| Përditesimi: 28 Janar 2022, 14:50

  • Share

Në një shtëpi të rrënuar, pa asnjë familjarë pranë, e në mes të ftohtit, kështu i kaloi sekondat  e fundit të jetës 66 -vjeçarja Liliana Sema në fshatin Ferras të Fierit. Në këto kushte, e ngrirë nga të ftohtët, trupi i Lilianës qëndroi për 3 ditë i pajetë në banesën e saj, deri kur u gjet nga i vëllai ditën e djeshme.

Baçi Gjoleka thotë se e gjeti të motrën të ngrirë nga i ftohti, ndërsa thekson se i ishte ndërprerë energjia elektrike për shkak se nuk kishte patur mundësi ta paguante.

"Ne e gjetëm të ngrirë nga i ftohti. Ja kishin prerë dritat, kishin 10ditë që ja kishin prerë. Ajo nuk kishte lekë t'i paguante. Unë e gjeta të ngrirë. Doktori tha që ka ngrirë nga i ftohti", thotë ai.

Liliana nuk e kishte nisur jetën e vetme. E martuar dhe me 3 fëmijë, prej vitesh jetonte në mjerim, vetëm me pension prej 7 mijë lekësh që merrte në muaj. Bashkëshorti ishte ndarë nga jeta, ndërsa 2 prej fëmijëve kanë emigruar herët në Itali. I treti, 35 vjeç, punon jo shumë larg Fierit, në qytetin e Sarandës. Djali i të ndjerës, Kushtrim Sema shprehet se e ëma jetonte në kushte shumë të vështira dhe se mblidhte kanaçe për të jetuar. Ai pretendon se 66-vjeçarja i kishte paguar dritat deri në muajin dhjetor, e megjithatë energjia i ishte ndërprerë, duke mos i lënë mundësinë që të kishte qoftë dhe një ngrohëse për të përballuar ditët e acarta që përfshinë vendin.

"Më mori kushëriri në telefon, erdha këtu dhe e gjeta mamanë të vdekur. Isha para 10 ditësh këtu dhe bëra sherr për dritat që t'ja linin të paktën të kishte një dritë ndezur. Mami kishte pension, mblidhte kanaçe, punonte edhe te komshinjtë kur kishte. Vuante nga zemra, tensioni. Ajo i ka paguar dritat deri në dhjetor, ata thonë që nuk i ka paguar. Ajo ka vdekur nga i ftohti, ka ngrirë sepse edhe një rezistencë që kishte nuk kishte si ta vinte në punë", thotë djali i të ndjerës.

Dy fëmijët e Italisë nuk mundën t’i vinin as në varrim, ndërsa dhimbjen për jetën e vështirë të Liljanës, e motra e shpreh mes lotësh.

"Ka vuajtur shumë, jetonte e vetme, përpiqeshim por nuk kishim mundësi ta ndihmonin, vdiq nga i ftohti. Me pislliqe nëpër tokë, mbetje ushqimi, rroba të hedhura sa andej këndej dhe një bombol e vogël për kafe, janë shenja se në këtë shtëpi askush nuk ka vënë dorë për të ndihmuar të moshuarën e vetme", thotë ajo. 

E teksa drama e Lilianës u zbulua vetëm pas vdekjes së saj, rezulton se ajo kishte 1 vit që jetonte në këto kushte, pa energji elektrike sepse i ishte ndërprerë për shkak se ishte debitore që nga vitit 2007.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) interesimit të Report Tv për rastin e rëndë të 66 vjeçares, ka sqaruar se nuk është e vërtetë që i është ndërprerë së fundmi energjia por zonja kishte 1 vit pa energji elektrike. Sipas OSHEE zonja ka qenë debitore për pagesat e energjisë elektrike ndër vite, që nga vitit 2007. Në gusht të vitit 2018, zonja ka lidhur akt-marrëveshje me OSHEE për të shlyer në 53 këste me vlerë 1200 lekë debitë ndër vite. Pasi ka paguar 18 kështe, në tetor 2020 zonja ka ndërprerë pagesat e kësteve prej 1200 lekë.

"Nga kjo periudhë OSHEE i ka ndërprerë energjinë elektrike zonjës, pra ka 1 vit që është pa energji elektrike, për mosrespektim të akt-marrëveshjes", sqaron OSHEE për Report Tv. 

Të pyetur për pagesat që zonja kishte në librezë, OSHEE deklaron se vlerat 340 lekë në librezën e dritave që është publikuar në media, është tarifa e shërbimit, pagesë që e bëjnë të gjithë ata konsumatorë familjarë që e kanë kontratën të hapur por nuk kanë energji ekektrike në banesë. Sipas OSHEE, në sistem nuk ka asnjë kërkesë nga askush për rilidhje të energjisë elektrike, prej vitit 2020 kur është ndëprerë, dhe as kërkesë për të riaktivizuar akt-marrëveshjen.

Nënë e tre fëmijëve, që i rriti me sakrifica, e megjithatë askush nuk u kujtua për Lilianën, deri dje, kur e gjetën të vdekur, duke zbuluar një dramë të madhe sociale, plagë në shoqërinë tonë.

 

 

Ora 13:03
66-vjeçarja humbi jetën nga i ftohti, drejtori i OSHEE në Fier: Kontrata i ishte ndërprerë prej 1 viti, asnjë familjar nuk bëri kërkesë për t'i rilidhur energjinë

 

66-vjeçarja Liliana Sema, e cila u gjet e pajetë në fshatin Ferras të Fierit, e ngrirë nga të ftohtët, kishte prej 1 vite i mungonte energjia elektrike në shtëpi, duke mos patur mundësi të kishte ngrohëse për ditët e acarta që 'pushtuan' vendin. Drejtori i OSHEE në Fier, Arjan Fasko ka sqaruar se Sema ka qenë pa kontratë energjie për më shumë se një vit dhe se asnjë i afërm nuk ka bërë kërkesë që asaj t'i rilidhej energjia.

"Kontrata që furnizonte objektin ku pretendohet se banonte zonja, është debitore dhe kas qenë për një periudhë të gjatë. Në 2018 ka lidhur një aktmarrëveshje që e ka ndërprerë në janar të 2020, është bërë aktive në muajin mars dhe është ndërprerë sërish në tetor të 2020. Pra ka mbi një vit me kontratën e energjisë elektrike të ndërprerë. Punonjësi i OSHE që bën leximin e matësit ka deklaruar se është objekt i mbyllur dhe nuk jeton njeri, pasi e ka gjetur banesën të mbyllur. Nuk kemi asnjë kërkesë nga asnjë familjarë apo i afërm për lidhje të energjisë në këtë periudhë", thotë ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/01/2022 02:22

    Kjo nuk eshte tragjedi e vetem kesaj nene,kjo eshte tragjedi e gjithe shoqerise.Kjo nene kishte tre femije,dy ne Itali,nje ne Shqiperi.Ata qe jetonin jashte nuk kishin mundesi t'i dergonin 50-100 euro ne muaj?!Po djali qe jetonte prane,nuk i bente pershtypje kushtet ku jetonte nena?!Po te aferm e komshinj nuk e shikonin si jetonte,nuk e pyesnin nese kishte nevoje per dicka?!Po punonjesit sociale ku ishin?E dinin nese ne bote ekziston nje fshat me banore me emerin Ferras?Apo e dinin,por nuk shkonin te shikonin gjendjen e banoreve te varfer,se u baltoseshin rrotat e Mercedesve dhe takat e cizmeve designer.OSHEE i nderpret energjine,por ama i merr 340 leke per sherbim qe nuk i ofrohet.Sa njerez ka ne Shqiperi,qe vuajne keshtu,jo vetem se s'kane mundesi te paguajne,por edhe kur s'dine,ose s'kane njeri t'i ndihmojne te lidhin nje kontrate.Sa njerez vuajne e vdesin te braktisur e ne varferi?Shteti u fal e u shtyn tatimet bizneseve,por kur je individ,sidomos i varfer eshte tjeter histori?

    Përgjigju
  • Qobani: 29/01/2022 01:17

    A po bindeni npraktik se lakmia ashtë e keqe,thmia kur te shesin shpirtin për para e harrojn edhe prindin,jan tpa rahatushem përjet

    Përgjigju
  • Meno: 28/01/2022 19:43

    Ky eshte skandal. Ta denosh me vdekje nje nene per se gjalli.

    Përgjigju
  • Riku: 28/01/2022 19:37

    A idiota qe mbroni qeverine me rroga 2 lekshe e bark there... po si more seshte faji qeverise... e di cfare seriozisht e meritoni albanistanin... ndjese paste

    Përgjigju
  • Ola: 28/01/2022 19:26

    Si mund ti pritet drita nje fukarai kur biznese qe fitojn miliona vjellin energji cdo dite.Gjith shajn qeverine po askush nga qeveritaret se rruan se vdic nga ftohti nje fukara.Zoti i mallkoft kto politikan hajdut te cdo krahu politik te babzitur.

    Përgjigju
  • o POPULL: 28/01/2022 18:30

    ,O Milet qe justifikoni qeverin dhe mbroni KryebabaRAMAhajdutiordiner;dakort qe kane faje femijet(por qe nuk e dime se ne c,gjendje jane edhe ata, se mundet te jene me keq nga kjo e mjera),PO SHTETI QE BRAKTIS DHE I LE TE VDESIN NJERZIT NGA I FTOHTI DHE PA NGRENE-NUK KA FAJ FARE?????Gjynah kjo e mjera qe iku ne menyre cnjerezore nga kjo jete,po ju qe mbroni sistemin e degjeneruar dhe korrupsionini qe u ka mbytur ISHALLAH e provovshit nje here ne jete se keshtu mundet ta kuptoni varferin ne shtet te qelbur me 70 mije lek ne muaj....

    Përgjigju
  • geni: 28/01/2022 17:36

    me vjen turp te them jam shqiptar. shtet maskara, popull maskara debil injorant lepires bythe keshtu kemi qene ne shekuj keshtu do jemi. E kishte nxjerre edhe nje media sociale lajmin vetem nje qind e kusur komente kurse per bythet e njeres a leket qe nxjerrin burgaxhinjte e londres mbi 600 komente. a se kuptoni sa antivlere jemi bere. O zot si skam nje grusht te forte ti bie kesaj toke....

    Përgjigju
  • @TINI: 28/01/2022 16:33

    Tini je shume i sakte por harrove nje gje.Qe ky shtet fal Bankers Petroleum me 700 milion euro detyrime pa paguar dhe varfanjeket i shkel me kembe.Shtet i forte ketu duket.ZAGARET E KESH

    Përgjigju
  • A.A: 28/01/2022 16:31

    Pamje qe te rrenqethin!! Nena e shkrete!! Me i ndjeshem qeni qe i qendroi deri fund sesa njerezit. Dikush te kujdeset per ate kafshe besnike

    Përgjigju
  • adi: 28/01/2022 15:51

    jam shume dakort qe shteti ka faj dhe se ve ne dyshim. PO CJA FUSNI KOT, kishte 3 femije, nje ne shqiperi e 2 jashte po le tani po ata 3 ordinerat ku ishin ti jepnin nenes ca leke se eshte turp ke zoti. ne po punojm ketu e po i japim sa kemi mundesi ca lek prinderve se na kan rrit. per mua ata 3 femij te mbajn pergjegjsi pak, jo ligjore se ska ca ti kapi normalisht, po morale turp per ata turp 3 femije komplet te padobishem ti vij zor e lan nenen e shkrete vetem.

    Përgjigju
  • Vlora: 28/01/2022 15:47

    Po 3 femijet sja paguanin dot dritat. Te gjith ne emigrim jemi po nene dhe baba kemi apo skemi leke per te jetuar u çojm.Ca faj ka shteti kur eshte femija maskara dhe I pashpirt

    Përgjigju
  • Ca faji ka shteti: 28/01/2022 15:31

    Motra e vellezet kishte , tre femije dy ne itali dhe e lene ne ate gjendje as nuk e marrin me vedi as nuk i paguajjne dritat E ca do bej shteti ca do bej keshi kur nuk kujtohen tre femit e saj ?? E nuk i paska te semur po jetokan ne itali

    Përgjigju
  • Shkodra: 28/01/2022 15:28

    Dy femi ne itali dhe e lejn vetem e as dritat nuk ja paguajne ??

    Përgjigju
  • BRAVO RAMA: 28/01/2022 15:14

    ,DIKTATOR I KORRUPTUAR....TURPPPPP QE E KA KATANDISUR SHQIPERIN NE KETE MJERIM MESJETAR.RAMA SKA CIPE.COHUNI O POPULL

    Përgjigju
    • Eli: 28/01/2022 16:23

      Cfare faji ka rama more kurKa pasur 3 femije, 2 prej te cileve ne Itali. Rama e ka fajin SE shkojn at ne itali Mir ata Po KY qe eshte ne shqiperi rama e ka fajin

  • Mario: 28/01/2022 14:45

    Mos ia hidhni cdo faj qeverise. Ka pasur 3 femije, 2 prej te cileve ne Itali. Shikoje pak shtepine. Cfare benin keta femije qe nuk e ndihmonin te jemen? Me keto pamje qe shikojme duket krejt braktisje prej tyre, por edhe te tjerve qe ka pasur afer si vellezerve dhe motrave. Jo cdo gje ta sjell shteti, kur as familja nuk te hedh syte e te le ne kete gjendje. Ato dite te acarrta te ftohti ata shume mire mund ta kishin marre tek shtepia e tyre. Ajo u prehte ne paqe.

    Përgjigju
    • Arben: 28/01/2022 18:13

      Z. Mario, Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse të mbrojtjes asociale, punonjësit sociale të Bashkive, duhet të kishin bërë evidentimin e personave ne kufijtë e mbijetesës. Në një fshat, apo lagje, evidentohen lehtë personat që janë në kufijtë e mbijetesës, nga kryepleqtë dhe punonjësit socialë. Edhe nëse janë prindër me fëmijë jashtë shtetit, përsëri evidentohet lehtë, nga strukturat shtetërore, pamundësia ekonomike e tyre. Në rastin konkret, duket ku banon për të kuptuar nevojën ulëritëse për ndihmë. Pra kaq gjë të thjeshte a nuk e bën dot një shtet si i yni? Une mendoj se faji është i shtetit, jo i familjarëve, pasi jam i bindur se kanë bërë gjithshka që mund të bënin. Ne kapitalizëm dihet që ka diferenca ekstreme ekonomike, por duhet të jetë shteti të ndërhyjë me mekanizma. Ku janë mekanizmat e shtetit në këtë rast? Asgjëkundi. Dhe qeveri e majtë për më tepër. Turp!

  • Faiku: 28/01/2022 14:40

    Ministri te pushohet menjehere.

    Përgjigju
  • Gripi: 28/01/2022 14:37

    Ky eshte me te vertete krim shteteror ku eshte perfshire Bashkia dhe ku**t e zuyres se sherbimit social sebashkku me OSHE. Duhen bere shembull pergjegjesit sepse situata te ketilla kriminale nuk duhet te perseriten me. Problemi qendron se cudia me e madhe ne kete vend 3 dite zgjat. Drejtori i OSHE Del dhe thote si kafshe NUK KA ZBATUAR MARREVESHJEN. Cilen marreveshje more horr i partise? Ate qe te kane vendosur ty aty pa asnje merite?? Pa te behet nje audit urgjent tek OSHE e fierit dhe te shohim ku perfundon ti more pis njeri. Ju duheni akuzuar per genocid, ke me qindra biznese qe nuk paguajne dhe ti nuk guxon t'ju afrohesh. Turpi dhe ndeshkimi ju ndjekte paa gjithe jeten.

    Përgjigju
  • Rrofte Rama: 28/01/2022 13:50

    Me vjen per te vjelle nga qeveria qe kemi. Kjo eshte nje ngjarje qe te gjithe qytetaret duhet ti nxirte ne rruge me indinjate ndaj qeverise. Zoti jau shperblefte me te njejten monedhe o qeveritare te babezitur, pa asnje vlere njerezore. Ju nbulofshin me parate tuaja kur ti ktheni patkonjte nga dielli.

    Përgjigju
  • A. N.: 28/01/2022 13:40

    Kemi nje shtet socialist me pothuajse te gjitha bashkite me drejtim socialist por qe me anen sociale skane asgje te perbashket.

    Përgjigju
  • Arber: 28/01/2022 13:38

    Kjo eshte e tupshme , mjerim Megjinian edhe ky barkderri i pangopur nen titullin drejtor jep spiegime sikur dikush i ka sjkelur pa dashje kemben .O zulluumqaret e OSHEE , apo edhe cdo i korrupuar tjeter qe ne vend te mendjes , zemres shirtit ka vetem nje thes qe perpiqet ta mbushe me para ngado qe ti vijne , thirrini mendjes se jeni njerez , qenie humane qe perpara nje rasti te tille ne pamundesi absolute per te paguar energjine , mos aplikoni keto"masat tuaja" sepse te gjithe e dime qe abuzimi , vjedhejt he humbjet ne jet nuk vijne kurre po kurre nga te mjeret por nga te pangopurit qe jeni ju te gjithe te korruptuarit e ketij vendi e qe ka prodhuar kete lloj mjerimi . Tupr dhe ju zente haku i ketyre njerezve te ndershem qe nuk dine te vjedhin dhe abuzojne e perfundojne ne mjerim te thelle .

    Përgjigju
  • Tini: 28/01/2022 13:13

    Brawo ju qofte,keni bere nje pune ore qe ca t'ju themi!! Brawo OSHE brawo. Si nuk ju vjen turp o zagarer. Beni pune nga 2 ose 3 ore veni shisni kablle per baker,hani si qen neper lokale,e beni pression njerzve, e beni nje mije e nje poshtersira. Ja me keto merren zagaret e Rames. Merren nje plak qe s'ngop dot barkun me buke e shkreta. Ju zefte haku asaj te gjores. Spak leshi merren me dritat. A mortja

    Përgjigju
  • Ilirjan: 28/01/2022 12:48

    Nje shtet qe i le te moshuarit e vet te vdesin ne mjerim... ja c'shtet kemi!R I P

    Përgjigju
  • asolingo: 28/01/2022 12:37

    Kur nuk paguan jam dhe une dakort te priten dritat,por kur eshte nje njeri qe nuk mund te paguaje korentin si i behet,ku eshte bashkia??? Po te behet nje kontroll per dritat dhe ujin per ata qe punojne ne detyren e elektriçistit apo te ujesjellesit pagesa e tyre eshte minimale ose jane te ngacmuar sahatet.Turp qeveria Rama per mendimin Tim duhet te largoje nga detyra 50%te administrates.Ngul kembe qe duhet nje kontroll te shohim se cpaguajne puntoret e administrates me kryetaret e bashkive.Dhe prape tur.Bota eshte protokollet mos ta harroje askush.

    Përgjigju
  • Artjon: 28/01/2022 12:35

    Do mbjellim ate qe korrim si shoqeri. I lejm prinderit e mamate tona ne kete gjendje si shoqeri e si shtet i superkalbur deri ne palce me korrupsion qe detyron njerezit te ikin do korrim keto tragjedi qe me pas do shendrrohen ne tragjedi edhe me te medha shoqerore ku femra do shikoj vec kto emisionet e laraskave e popullsia e Shqiperise do shkoj tatepjete nga moskrijimi i familjes, gjeja me e shenjte. Por se paku mund te rrie te qete se Meta, Veliaj, Rama, Berisha e Basha i kane nga 30+ apartamente kshu qe ne rregull jemi. Rrnofte SPAKu

    Përgjigju
  • Arben: 28/01/2022 11:55

    Nqs faktet janë me te vërtet kështu sic shkruhet, pa paragjykuar gazetarin, është shumë e dhimbshme. O qeveria të rishikojë urgente politikat sociale, ose punonjësi social, që mbulon zonën, dhe që punon ne Bashki, të shkojë ne burg. Ose populli duhet të pushtojë, sot o nesër, sheshet. Kur nuk e bëjnë dot dhe qeveritë e majta, qe njihen për politikat sociale, nuk e bëjnë dot asnjë Shqipërinë. Kjo është dita për të ngritur, pa dallime partiake, të ngrihemi kundër mjerimit.

    Përgjigju
    • Simon: 28/01/2022 19:02

      Eshte vertet per te ardhur keq shteti ka faj po femijet apo ata jan engjej harram qumeshti nenes turp tju vij e pesofshin ne te njejten menyr nga femijet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?