Fitorja 4-0 kundër Osasunës nuk ka qenë pa telashe për Real Madrid, me "Galaktikët" që njoftojnë se mbrojtësi Eder Militao ka një dëmtim në gju dhe ka mbyllur sezonin. Dëmtimi është i përsëritur për brazilianin që vuan dëmtimin e rëndë. Pas analizave që i janë bërë mbrojtësit nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një këputje të plotë të ligamentit të kryqëzuar anterior në këmbën e djathtë, që do të thotë mbyllje e sezonit. Të lënduar nga kjo ndeshje edhe Rodrygo dhe Lucas.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Vinicius shkëlqen me tripletë, Real Madrid fiton 4-0 kundër Osasunës! Tre dëmtime të reja për Ancelottin, 'fiket' Mbappe
S.Dh/ReportTv.al