Kryetari i bashkisë së Vlorës i bëri thirrje të rinjve të kthejnë sytë nga sektori i hotelierisë sepse dhe rrogat janë rritur ndjeshëm.
Zoti Dredha duke qenë se ju përmendet pronotimet e shumta, a ka mungesa punëtorësh?
Kjo është një problematikë që ne e ndeshim shpesh. Ka një problem në lidhje me këtë cështje. Po ne i bëjmë një thirrje dhe të rinjve se ka dhe një problem mentaliteti se e kanë hall këtë punën e kamarierit dhe hotelierit. Puna është nder. Përpos kësaj pagat janë rritur në standardin e duhur. Po flasim për një shef që merr 2500 – 3000 euro në muaj. Një kamarier merr 1000 – 1500 euro. Një sanitare 70 – 80 mijë lekë në muaj
Mos harroni që ne nuk e përmendim bakshishin tek kamarierët, që është një rrogë plus përvec rrogës. Unë e kam thënë shpesh e ka thënë dhe Kryeministri, ata që ikin jashtë kanë më shumë shpenzime se këtu, se kanë qera e shpenzime të tjera dhe kostoja e jetesës është e ulët. 1500 – 2000 euro mund t’i marrin këtu. Ne shohim që ka një tendecë që është përqafuar dhe të rinjtë po punojnë’ tha Dredha në një intervistë për Report Tv.
Edhe një pyetje të fundit, ka rritje të numrit të turistëve të Kosovës?
Ka kosovarë plot pa fund. Por mos harroni se harta e turizmit në Shqipëri është shumë e madhe nga Shkodra në Sarandë. Normal Lezha dhe Velipoja janë më të preferuar nga kosovarët se janë më afër. Por dhe ne kemi shumë kosovarë këtu, ata që vinë në Vlorë kanë një standard tjetër dhe një ekonomi të mirë përsa i përket xhepit.
Lajmi kryesor:
'Nuk mund të paguhet një natë parkimi sa gjysma e asaj që paguajmë në hotel!' Kryebashkiaku i Vlorës Dredha për Report Tv: Po abuzohet, kemi ngritur Task Force! Bizneset kanë ulur çmimet
S.G//ReportTv.al