Një javë nga ngjarja e rëndë ku një fëmijë vetëm 8 vjeç humbi jetën pas përplasjes së dy mjeteve në aksin Elbasan-Peqin familjarë dhe banorë të zonës u ngritën sot në protestë. Pranë vendit ku humbi jetën Enio, babai i viktimës Flamur Tabaku me zërin që i dridhet kërkon drejtësi për jetën e humbur të të birit.
Në mënyrë simbolike banorët e Pajovës bllokuan rrugën dhe kërkuan vendosjen e sinjalistikës që do të kufizonte shpejtësinë dhe do të kthente tek ta qetësinë.Thonë se kanë qënë dëshmitar i dhjetëra aksidenteve me viktima dhe asnjë mase të marrë.
Edhe pse në orar shkolle, disa fëmijë iu bashkuan protestës. Thonë se ndjehen të frikësuar të dalin nga shkolla.
Ndonëse një zonë e banuar, ku ushtrojnë aktivitetin disa biznese , madje gjendet dhe shkolla ,drejtuesit e mjeteve abuzojnë me shpejtësinë.Ky i moshuar kërkon sanksione më të rënda për shoferët që nuk respektojnë ligjin.
8-vjeçari po qëndronte në anë të rrugës në trotuar, kur një automjet tip “Volkswagen” u përplas me një automjet tip “Audi” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, një prej makinave përfundiu jashtë rruge, duke përlasur vogëlushin.
Kerkesa e bashkise Peqin per vendosjen e sinjalistikes
Komente

vendosni semafore,,dhe nga ato si pengesa me derrasa qe te ulin shpejtesine....
Përgjigju