ELBASAN - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, teksa dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Njëra prej tyre ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje një fëmijë 8 vjeçar që po rrinte në trotuar.
Aksidenti rëndë ka ndodhur në orën 14:00, pranë fshatit Pajovë, në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 30 kilometra në orë, si dhe ka tabela që sinjalizojnë për afërsinë me shkollën.
Paraprakisht dhe nga dëshmitë e banorëve që kanë qëlluar aty pranë kur ndodhi aksidenti, dyshohet se shkak i këtij aksidenti tragjik është shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve, sipas raportimeve të gazetarit Ronaldo Gjoshi.
'Rreth orës 14:10, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Pajovë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin M. P., 39 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S., 45 vjeç. Nga përplasja, shtetasi M. P. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një të mitur 10-vjeçar që ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka humbur jetën.
Të dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.', njofton policia.
Megjithatë mbetet ende për tu verifikuar nga policia, teksa prej aksidentit janë shkaktuar edhe dëme materiale në një ambjent privat. Policia dhe grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen procedurat.
Dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë sot në aksidentin tragjik në fshatin Pajovë të Elbasanit., ku humbi jetën një fëmijë 8 vjeç. Policia njofton se u vunë në pranga M.P., 39 vjeç dhe M.S.,45 vjeç.
Dy makina u përplasën për shkak të shpejtësisë së lartë, njëra prej tyre doli nga rruga dhe goditi për vdekje një fëmijë 10 vjeç që po kalonte në trotuar.
'Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin "Elbasan-Peqin", në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.', njofton policia.
Drejtuesi i makines M.S. ishte i ndaluar jasht vijave rrugore, pastaj erdhi makina i M.P te mjeti M.S dhe pastaj mjeti i M.P shkoj tek fmija.
PërgjigjuTragjedi e paralajmeruar. Si mund te kaloje rruga kombetare ne mes te fshatit?
PërgjigjuPo si nuk kane turp hecin ne qendra te banuar me shpejtesi... dhe lajmi i juaj "humbi kontrollin". Turp per ju qe e jepni lajmon keshtu... thoni qe ishte mbi shpejtesine e lejuar dhe varje ne litare se kam marre jeten e nje femije
Përgjigjuou ca po ndodh o popull idiot, sahanlepires, spiun puthadoraz letyre... po boll mo se me kete ritem nuk do ngelet shqiptar ne kembe kur do behemi njerez ne... eshte bere per te ikur naten nga ky vend i qelbur
Përgjigjume 180 km ne ore ku shkoni ne mes te qendres nuk i shikoni tabelat e mbajti muri i betonit se do ishte bere kasaphane sot aty