Policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë sot në aksidentin tragjik në fshatin Pajovë të Elbasanit., ku humbi jetën një fëmijë 8 vjeç. Policia njofton se u vunë në pranga M.P., 39 vjeç dhe M.S.,45 vjeç.
Dy makina u përplasën për shkak të shpejtësisë së lartë, njëra prej tyre doli nga rruga dhe goditi për vdekje një fëmijë 10 vjeç që po kalonte në trotuar.
'Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin "Elbasan-Peqin", në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.', njofton policia.
Lajmi kryesor:
Elbasan/ E rëndë në fshatin Pajovë, përplasen dy makina! Njëra humb kontrollin dhe përplas për vdekje fëmijën 8 vjeçar që po rrinte në trotuar! Arrestohen dy drejtuesit
G.K/ReportTv.al