‘Drejtësi për Liridonën’, aktivistet protestë para ambasadës së Prishtinës në Tiranë! Ambasadori Durmishi: Krim monstruoz

3 Dhjetor 2023, 12:29| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 13:42

  • Share

TIRANË- Dhjetëra gra e aktiviste u mblodhën sot para Ambasadës së Prishtinës në Tiranë, në protestë kundër dhunës ndaj grave, pas vrasjes së Liridona Murselit në Kosovë. Protestës iu bashkua edhe ambasadori i Prishtinës në Tiranë Skënder Durmishi, ndërsa bënë thirrje për ndaljen e dhunës dhe drejtësi për Liridonën.

Ambasadori Durmishi tha se vrasja ka shokuar Kosovën dhe se drejtësia duhet të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz.

“Unë dola t’iu takoj para derës së ambasadës. Është një iniciativë njerëzore dhe të falënderoj për ndjesinë që tregoni për një rast që ka tronditur Kosovën që është e shtanguar dhe në shok të vërtetë. Protesta juaj është për t’u përkrahur dhe thirrjet tuaja për drejtësi për Liridonën dhe për çdo grua. Drejtësia të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën”, tha ai.

“Ndal femicidit”, “Denonco dhunën”, “Drejtësi për Liridonën’, ishin disa nga pankartat që të rinjtë mbanin në duar, bashkë me foton e Liridona Murselit, vrasja e së cilës u porosit nga bashkëshorti i saj për 30 mijë euro. 

“Gjyqtarët në gjykatën e Prishtinës e dëgjojnë dhunuesin duke thënë unë e kam rreh dhe e rrehi prap, edhe nuk u intereson, shtyjnë seanca. Mund të gjej justifikime sa duash për të mos bërë burgun dhe në këtë formë dhunuesi qëndron i lirë dhe është i aftë të krye krimin. U bëj thirrje avokatëve dhe juristëve mos u joshni nga paratë e burrave milionerë që qëndrojnë në krah të politikës, biznesmenëve, e atyre që kanë në dorë sistemin e drejtësisë. Ata nuk e dinë se sa herë na vijnë te zyra juridike dhe kërcënohemi nga burrat që janë në zgjidhje martese, hiq dorë nga ky proces. Drejtësi për Liridonën”, tha një prej aktivisteve.

Protestuesit marshuan nga Ministria e Brendshme drejt ambasadës së Kosovës në Tiranë. Në fund të protestës, ata ndezën qirinj në nder të 30-vjeçares së vrarë.

Vrasja e Liridonës ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht ajo ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”.  Ngjarja e rëndë u shënua më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë të Kosovës. Atë natë Murseli kishte rrëfyer në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje teksa kishte qenë në makinë me Liridonën dhe fëmijët, por hetimet dhe provat çuan në një pistë tjetër. Dhe më 1 dhjetor, pak orë pas ceremonisë mortore të Liridona Murselit, u njoftua arrestimi i Naimit. Në mediat kosovare, shkruhet se ish-këshilltari i Behgjet Pacollit ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e gruas te i dyshuari Granit Plava. Edhe ky i fundit ka pranuar se për të kryer vrasjen Murseli i ka premtuar 30 mijë euro në këmbim të vrasjes së gruas së tij.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptar Tirone: 03/12/2023 15:45

    Nuk besoj se Shqiperia mund t’i jape leksione Kosoves per dhunen ndaj grave. Ngjarja eshte zbardhur ne kohe rekord nga hetuesit, krimineli eshte ne pranga dhe denimi nga opinioni publik atje ka qene unanim. Krahasoje me trajtimin qe moren viktimat dhe kriminelet ne rastet e perdhunimit ne grup te nje vajze ne Vlore, torturimit te Xhensila Malokut nga Rexhep Rraja, gjymtimit me makine te nje vajze shtatzene nga djali i Erzen Brecanit.

    Përgjigju
  • fuat: 03/12/2023 12:51

    O idjote puna e avokatit eshte e drejte ne gjith boten te mbroi cilido kriminel,thirrja juaj duhet te jete te behet drejtesi dhe te mari masa ekstreme per fajtoret,mblidheni dhe nuk dini cfar te kerkoni.

    Përgjigju
    • Fuatja: 03/12/2023 13:15

      O fuat,o burre I zgjuare qe I fillon fjalit duke é quajtur femren idiote. Avokati ka te drejte te mbroj kriminelin por problemi qendron me ata avokate qe asesorojn kriminelin si te kryej krime. Ka nga ata qe falsifikojn bashke me kientin, zhdukin prova, nuk denoncojne krime, blejen e shesin drejtesine....Avokati ka te drejte te mbroje kriminelin para ligjit por kur ben seskserin per te blere drejtesine aty ka tjeter titull. Meqe qenke gjithe ky burre I zgjuare mos bej sikur nuk é di funksionin e vertet te nje pjese te madhe te tyre.

  • sheqer pare: 03/12/2023 12:46

    Ka lezet praaaa. Më në fund shteti i Kosovës po punëson burra feministë, nga ata me zemër të butë, të ëmbël si sherbet Gjakove. Le të ndjekim të gjithë ne shembullin e z. ambasador të Kosovës!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?