Presidenti Ilir Meta

Mero Baze: Drejtësia shqiptare duhet ta çlirojë Shqipërinë nga Ilir Meta

16 Maj 2022, 20:05| Përditesimi: 16 Maj 2022, 20:08

  • Share

Sot Ilir Meta është në qendër të një skandali ndërkombëtar. Gazeta më e madhe austriake, e ka akuzuar atë për kërcënim për vrasje dëshmitari, në një afer korruptive që ka lidhje me të.

Natyrisht nuk pres që në “banaqet” e darkës, dhjetëra emisione televizve që bënë seri emisionesh për një shkrim të gazetës Bild, të bëjnë sërish ndonjë emision. Nuk pres ta botojë as 90 për qind e shtypit që është në borderotë e Ilir Metës. Por po pres të kuptoj se si do sillet Prokuroria e Shqipërisë, me një rast të tillë, meqë vuan nga “mungesa e fakteve”.

E dimë që presidenti i Republikës ka imunitet, por ky imunitet zgjat dhe dy muaj. Deri atëherë, Prokuroria speciale antikorrupsion mund të vendosë kontakte me drejtësinë austriake për të marrë dëshmitë e të kërcënuarit me vdekje.

Me kaq ngadalë sa punojnë prokurorët tanë, edhe sikur Ilir Meta të ishte qytetar i lirë, atyre do t’u duhej dy muaj kohë të merrnin dikë në pyetje.

Kështu do të jenë gati që më 25 korrik, kur Ilir Meta të mos jetë më në zyrë të tij, të jetë në zyrë të tyre. Me këtë rast Prokuroria duhet të mbaj shënim dhe rrethin e influencës së Ilir Metës mbi shtypin shqiptar dhe spektrin politik.

Ata që kanë prej 2013 që akuzojnë Edi Ramën se fitoi pushtetin pas “Aleancës me qelbësirat”, që nënkuptonte marrëveshjen e 1 prillit 2013, sot janë të gjithë me “qelbësirën”, por nuk e quajnë të tillë kur ai është me Sali Berishën.

Gazeta austriake që ka botuar skandalin, është shumë e çuditur se si skandali ka tronditur më shumë Austrinë, se sa Shqipërinë. Ka më shumë komente në redaksinë e gazetës austriake, se sa në selitë e partive politike në Shqipëri apo gazetat shqiptare.

Dhe kjo është një shenjë e dytë edhe më e rëndë nga imuniteti që Ilir Meta ka fituar ndaj akuzave për korrupsion.

Duke qenë se herën e parë për shkak të korrupsionit të tij që u shfaq hapur në ekrane me zë dhe figurë u revoltuan mijëra njerëz dhe Sali Berisha vrau katër prej tyre për të shuar zemërimin, sot të gjithëve u duket lajm i vjetër që Ilir Meta është sërish në qendër të skandalit.

Ndoshta u duket dhe çudi se për sa pak akuzohet ketë radhë.

Kështu, meqë opinioni publik tek ne është imunizuar nga akuzat për korrupsion, meqë ndjeshmëria publike ndaj një skandali është e ulët për shkak të kontrollit që “aleanca e qelbësirave” ka mbi shtypin, atëherë presim që këtë rreth vicioz ta thyejë drejtësia. 

Kur mafia është në kupolën e shtetit dhe shoqëria reagon, atëherë jemi një shoqëri në luftë me mafian. Kur krimi shfaqet në zyrën e kreut të shtetit dhe shoqëria hesht, atëherë jemi në kushtet e dorëzimit para mafies.

Drejtësia shqiptare duhet ta çlirojë Shqipërinë nga ky turp.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mandi: 17/05/2022 14:55

    Edhe drejtesia eshte ne tranzicion si gjithe sektoret e shoqerise shqiptare. Eshte humbje kohe te komentosh emra te pervecem, me mire te analizosh fenomenin.

    Përgjigju
  • Paul: 17/05/2022 14:44

    Bravo mero, ,,,,ai qelbesire president ka vendin ne burg....

    Përgjigju
  • Gjergj: 17/05/2022 01:18

    Shoqèria shqiptare more Ymer, reagoi mè 21 janar dhe pagoi me gjak nè bulevard. Ajo qè ndodhi mè pas, ishte pikèrisht aleanca me Metèn. Qelbèsirè, mè duket njè epitet i pamjaftueshèm pèr atè zhvillim. Sot, le ta bèjè drejtèsia, thoni ju. Pèr çfarè e kemi qeverinè zotèri? Pèr tè pasur nè ministritè dhe dikasteret hajdutè dhe kriminelè qè bashkèpunojnè me bandat apo janè vetè kapot e tyre? Njè qeveri e tillè, nuk ka synim luftèn ndaj krimit dhe korrupsionit por mbijetesèn e saj. Ky èshtè realiteti. Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk luftohen me personazhe qè janè po aq kontigjentè krimi. Ata luftohen me njè qeveri qè ka duar tè pastra dhe njè ideal pèr drejtimin qè duhet tè kishte marrè vèndi me kohè. Ne, nuk e kemi njè tè tillè. Ndaj fjalèt tuaja janè si ajo pema pa kokrra apo janè tymnajè sepse ju keni vendosur tè tregoni me gisht tek tjetri dhe jo tè analizoni faktet. Ky, èshtè misioni i shtypit tè lirè.

    Përgjigju
    • Bureto: 17/05/2022 12:48

      Për të marrë të pandehur Metën mjafton që SPAK t'i rikthehet dosjes që kishte lidhje me vidion e Dritan Priftit, ku po me të po ashtu akuzohet Meta për një aferë të njëjtë 700.000 $. Sesi shkoj puna e asaj dosje dhe si ia hodhi paq mafiozi, ende president, ata që e dinë janë jo vetëm gjallë, por edhe në sistemin e drejtesisë si, Bujar Sheshi, ish prokurori i çështjes, që kërkoi për Metën dy vjet burg, sot anëtar i KLP; Ardian Dvorani, ish gjyqtar i GjL, anëtar i trupës gjykuese, relator i çështjes dhe që nuk votoi pro pafajsisë së Metës. Dvorani ka qenë dhe kryetar i KED. Për të dy këta Meta me falangat e tij ka zhvilluar një luftë të paprecedentë, deri duke e nxjerrë Shoshin si bashkëpunëtor sigurimi, që të mos zgjidhej në KLP, ndërsa për A.Dvoranin, Meta i kërkoi SPAK, ndjekje penale për shpërdorim detyre në rolin e kryetarit të KED. Përveç këtyre në dijeni të manipulimeve të dosjes është dhe Spartak Braho, si ish avokat i tij në atë çështje. Prova është kaseta e vidios, për të cilën ekspertët amerikanë thanë që ish autentike, por u kundërshtua nga eksperti shqiptar nga Skrapari, ekspertizë e të cilit, nxorri se ajo ishte e manipuluar, dhe si e tillë u mor parasysh nga Gj.L, e cila edhe nën presionin e Berishës, aso kohe kryeministër dhe miku i Metës, i dha pafajësinë këtij. Mjafton rihapja e kësaj çështje dhe kursehet koha për të mos u marrë gjatë me këtë gangster. Për zullumet e tjera ka kohë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?