Szymon Marciniak dhe Lionel Messi

Sport

Gjykoi finalen e Botërorit, Szymon Marciniak vendos drejtësi në 'Final 4' e Superligës

29 Prill, 14:20| Përditesimi: 29 Prill, 14:32

  • Share


Superliga e futbollit në Shqipëri është në fazën "Final 4", teksa u mësuan dy gjysmëfinalet; Egnatia - Partizani dhe Vllaznia - Dinamo. Më datën 4 dhe 5 do mësohen dy skuadrat finaliste që do diskutojnë trofeun më 12 maj në "Arenën Kombëtare" të Tiranës.

Për finalen në FSHF nuk i kanë besuar drejtësisë vendase, ndërsa arbitri i takimit do jetë i mirënjohuri Szymon Marciniak. Polaku është ndër arbitrat më të mirë dhe në vitet e fundit i janë besuar finalet më të rëndësishme, përfshi edhe Argjentinë - Francë në Botërorin "Katar 2022".

Prej 14 vitesh polaku 44-vjeçar mban stemën e FIFA-s dhe drejtoi finalen e Champions League, ku Man. City fitoi trofeun e parë historik në finalen kundër Interit.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Egnatia - Partizani dhe Vllaznia - Dinamo, mësohen çiftet gjysmëfinale në 'Final 4' e Superligës


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?