Drejtoresha e Spitalit Fier: 60 nxënës u paraqitën në spital pas helmimit, një pjesë e tyre me shenja ankthi

4 Mars 2020, 14:56| Përditesimi: 4 Mars 2020, 15:06

  • Share

14 nxënës të cilët e helmuan paraditen e sotme në gjimnazin Janaq Kilica në Fier vijojnë të marrin mjekim.  Në një prononcim për media, drejtoresha e spitalit rajonal Fier deklaroi se aktualisht, pjesa më e madhe e nxënesve kanë lënë spitalin, ndërkohë që 14 nxënës po mbahen në observim.

"Ka vazhduar numri tek 50 nxënës. 10 rastet e fundit kanë ardhur më shumë me shenja ankthi. Gjithsej janë 60 persona, 2 mësues dhe 58 nxënës. 14 nxënës i kemi në monitorim. Gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut.  Janë marrë të gjitha analizat dhe janë çuar pranë institucioneve përkatëse", tha mjekja. 

Ndërkohë mjeku i spitalit Fier u shpreh se nxënësit kishin probleme me rrugët e frymëmarrjes dhe kollë, ndëra shtoi se gjendja e 14 nxënësve që vijojnë të mbahen të observuar është stabilizuar.

"Me ardhjen e nxënësve u vunë re probleme më rrugët e frymëmarrjes, kollë. Nuk ishin raste të rënda. Ishin raste nën mesatare. Ajo paraqet vështirësi por sipas klinikës mendohet të jetë një lloj lënde që jep acarim të rrugëve të frymëmarrjes pa rrezik për jetën. Janë disa lloj analizash që nuk mund të realizohen sepse i përkasin policisë. Jo të gjithë rreth 60 veta ishin të helmuar. Një pjesë e tyre ishin edhe me gjendje ankthi stresi. 14 nxënësit e mbetur mund të rrijnë edhe një ose dy orë të tjera", u shpreh mjeku.


Lajmi kryesor:

2 herë brenda 10 ditësh, nxënësi problematik hedh spraj piperi në klasë, helmohen rreth 60 gjimnazistë në Fier (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?