Foto ilustruese

Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti, zbulon arsyen e vendimit

27 Tetor 2023, 16:39| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 16:47

  • Share

Engjëllush Avdulaj, i cili prej më shumë se 1 viti mban postin e Drejtorit të paraburgimit Vlorë është shprehur se vendimin për tu dorëhequr e ka marrë pasi ndodhet përpara një oferte nga sektori publik, e cila, sipas tij, është një sfidë e re për karrierën e tij profesionale.

 “Unë Engjëllush Avdulaj, jam emëruar në detyrën e Drejtorit të IEVP – Vlorë në datë 02.02.2021. Aktualisht ndodhem përpara një oferte nga sektori publik e cila është një sfidë e re për karrierën time profesionale.

Me keqardhje ju njoftoj se unë kam vendosur ta pranoj këtë kapërcim profesional të një niveli tjetër dhe për këtë arsye po ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Drejtorit të IEVP – Vlorë. Duke ju përshëndetur ju dhe gjithë stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për kohën e punës dhe bashkëpunimin”, shkruan ai.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenci: 13/12/2023 19:55

    SKYY...SKAYY TE NJOHIM O AVDYL.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?