Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho

Drejtori ngacmoi seksualisht nxënësen në Lushnjë, Xhixho: E patolerueshme, pse nuk miratohet projektligji për të dënuarit për krime seksuale! Peng i burokacisë në Kuvend

2 Prill 2022, 17:02| Përditesimi: 2 Prill 2022, 17:07

  • Share

TIRANË- Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Lushnjë ku drejtori Rrahman Çela u akuza se ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij 15-vjeçare. Xhixho thotë se është e patolerushme që institucionet arsimore të kthehen në mjedise traumash për fëmijët.

Xhixho thotë se projektligji që ka kaluar në Kuvend për “Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për krime seksuale” ka mbetur peng i burokracisë parlamentare. Deputetja shkruan se ky projektligj la mbetur prej muajsh në në sirtarët e Kuvendit, pa u futur në rendin e ditës.

Sipas Xhixhos, nëse miratohet ky projekt ligj bën të mundur monitorimin e ngacmuesve seksual dhe kështu shmanget emërimi i tyre. Xhixho ka pasur një kërkesë edhe ministren e Arsimit, Evis Kushi ku i kërkon që të bëjë transparente masat që po merren për të parandaluar emërimin e ngacmuesve seksualë në institucionet arsimore.

“Ndërkohë që projektligji për “Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për krime seksuale” ka mbetur labirinteve të burokacisë parlamentare, edhe pse fillimisht kur u depozitua pati një reagim pozitiv që na krijoi të gjithëve iluzionin se më në fund do ta kishim edhe ne këtë instrument ligjor si shumë vende të BE-së, maniakë seksualë vazhdojnë të na shfaqen në realitetin tonë të shëmtuar edhe prej këtyre rasteve që gjejnë terren prej pandëshkueshmërisë dhe prej mosveprimit të institucioneve të shtetit. Rasti më i fundit i një drejtori shkolle në qytetin e Lushnjës i cili gjen guximin të ngacmojë seksualisht një vajzë të mitur 15-vjeç, është gjithashtu dëshmi se në çfarë gjendje të mjeruar janë mekanizmat parandalues dhe ndëshkues të shtetit. Është e patolerueshme, që institucionet arsimore, të cilave prindërit u besojnë fëmijët e tyre, të kthehen në mjedise traumash e dhunimi. Prej nëntorit 2021, kam dorëzuar në Kuvend projektligjin për Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për krimeve seksuale. Miratimi i tij bën të mundur monitorimin e çdo grabitqari seksual dhe mbrojtjen e fëmijëve e grave nga dhuna seksuale! Projektligji nuk lejon punësimin në institucionet e arsimit të grabitqarëve seksualë duke parandaluar abuzimet me fëmijët tanë në shkollat tona. Ky projektligj, sa i domosdoshëm, aq edhe emergjent, mbahet prej muajsh në sirtarët e Kuvendit, pa u futur në rendin e ditës.

Ndërkohë që ky projektligj pret radhën, janë me dhjetëra në ditë rastet e ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale. Shumica e tyre nuk denoncohen kurrë, çka e bën akoma më të madhe përmasën e fenomenit Miratimi i tij është një detyrim i menjëhershëm! Ndaj i bëj thirrje Kryetares së Kuvendit znj. Lindita Nikolla të përshpejtojë këtë projekt-ligj edhe si Kryetare e grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve”. I bëj thirrje Ministres së Arsimit znj. Evis Kushi të japi shpjegime se çfarë po bëhet për ndërtimin e mekanizmave të raportimit të dhunës në shkollat tona? Çfarë masa po merren për të parandaluar këta kriminelë që emërohen drejtorë nga sistemi i rekrutimit që ju na e keni trumbetuar si arritjen tuaj të madhe! Në jeni nëna e në keni ndjeshmërinë e nënës, nëse keni përgjegjshmërinë e përmbushjes së detyrës si shërbim ndaj qytetarëve e më së pari ndaj fëmijëve, nuk ka se pse të humbasim më asnjë minutë, por ta miratojmë menjëherë projektligjin për Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për Krime seksuale. Natyrisht, ai nuk e zgjidh problemin, por është një instrument më tepër dhe shumë i rëndësishëm në luftën për ndëshkimin e këtyre kriminelëve perversë që dhunojnë seksualisht të miturit. Është në fund të fundit reagimi i shtetit, është vendosmëri për t’iu përgjigjur interesit të mbrojtjes së jetës së të miturve, të fëmijëve tanë”, shkruan Xhixho.

Më 6 nëntor 2021, Lëvizja Socialiste për Integrim depozitoi në Kuvend projekt-ligjin për krijimin e ‘Regjistrit të krimeve seksuale’. Ky regjistër ka si qëllim krijimin e një mekanizmi ligjor që mbron fëmijët dhe gratë nga dhuna dhe sulmet seksuale duke identifikuar vendndodhjen e të dënuarave për krime seksuale dhe monitorimin i aktivitetit të tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • franko: 03/04/2022 11:29

    Te fala nga Ylli Pango moj.... Mos harro mberthecat... Here tjeter shko pa to...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?