Drejtuesja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani ka reaguar për gazetarin e Report Tv Ronaldo Gjoshi pasi ILD ka nisur hetim ndaj saj lidhur me videot që kanë qarkulluar në rrjet ku ajo shihet duke sfiluar në zyrë. Kapedani thotë se videot janë sulm ndaj saj për ti prishur imazhin. Ndërsa thekson se nuk ndihet krenare për videot e publikuara ajo kërkon ndjesë ndaj çdokujt që është ndjerë keq. Ndërkaq ajo thotë se do të presë me qetësi verifikimin e kësaj situate.
“Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.
As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot”, tha ajo.
Lajmi kryesor: