Gjykata, institucioni ku pritet të vendoset drejtësi, në Elbasan është kthyer në "pasarelë" sfilatash për TikTok. Kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani ka "harruar" krimin dhe shfaqet duke bërë ‘modelen’ në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë.
Lidhur me publikimin e këtyre videove ka reaguar edhe zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, me në krye Artur Metanin. Përmes një njoftimi ILD thotë se për magjistraten do të bëhet hetim disiplinor. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta i interesuar në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë lidhur me këtë skandal, mëson se sot kjo mbledhje u zhvillua posaçërisht për Kapedanin.
Vetë Kapedani, në një prononcim për Report Tv deklaron se videot janë sulm ndaj saj për ti prishur imazhin. Ndërsa thekson se nuk ndihet krenare për videot e publikuara ajo kërkon ndjesë ndaj çdokujt që është ndjerë keq. Në reagimin e saj gjyqtarja thekson se do të presë me qetësi verifikimin e kësaj situate
Ndonëse në ambientet e gjykatës duhet të punohet për të vënë pas hekurave kriminelët, gjyqtarja në video botuar ne Tik Tok dhe të zbuluar nga faqja ëeb Hashtag.al shihet të sfilojë në korridorin e gjykatës deri në zyrën e saj. Për këtë gjyqtare e cila duhet të drejtojë luftën ndaj krimit në këtë qytet, "mafia" si duket është një lojë filmash.
Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.
Fakti që Elbasani prej shumë kohësh është cilësuar si qyteti i bandave dhe se ndodhet nën sundimin e krimit, nuk duket shqetësuese për krytaren e gjykatës. Para rreth një muaji qyteti u trondit nga një përplasje me armë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani e u plagosën katër persona të tjerë, një ngjarje e rëndë që ndodhi para zgjedhjeve të 25 prillit dhe në prani të dhjetëra efektivëve të policisë.
Më 11 maj ndodhi ekzekutimi i rradhës. 41-vjeçari Everest (Ibrahim) Çaka u vra me armë me silenciator në makinë në sy të gruas së tij në lagjen "Skëndërbej" në Elbasan. Shkak i vrasjes dyshohet se është e shkuara tij, kjo pasi Çaka ka lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Më konkretisht, atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri Ardit (Arjan) Spahiu në Belgjikë. Ky i fundit është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbsanit, pas skandalit të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila i përdori ambientet e kësaj gjykate si ‘pasarelë’ për të bërë ‘modeling’. Ekipi i posaçëm i dërguar nga ILD pritet të bëjë një inspektim në ambientet e Gjykatës së Elbasanit.
Lidhjen me pasarelat, Enkeleda Kapedani, sot kryegjyqtare e Elbasanit në hetim disiplinor për shkelje të etikës, e ka pasur që në moshën 18-veçare. Report Tv siguron një foto ekskluzive që gjyqtarja ka hedhur në Tik-Tok, profil të cilin e fshiu më pas, teksa rikujton kohën kur merrte pjesë në Miss Shqipëria të vitit 2003.
“Sa herë kam ndjekur nga ekrani konkursin e bukurisë kam luftuar me veten të shkoj apo të mos shkoj dhe unë vitin tjetër. Dhe ja ku jam tani në Mss Shqipëria për të shkelur pasarelat që ngrihen mbi kalanë e Lëkursit dhe për të hedhur një hap drejt të ardhmes sime”, shkruan Kapedani në kartolinën e konkurrimit në Miss Shqipëria.
I ashpër ka qenë reagimi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në lidhje me skandalin e Kryetares në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
"Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! Reforma nuk do ndalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund", shkruan Gjonaj.
Drejtuesja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani ka reaguar për gazetarin e Report Tv Ronaldo Gjoshi pasi ILD ka nisur hetim ndaj saj lidhur me videot që kanë qarkulluar në rrjet ku ajo shihet duke sfiluar në zyrë. Kapedani thotë se videot janë sulm ndaj saj për ti prishur imazhin. Ndërsa thekson se nuk ndihet krenare për videot e publikuara ajo kërkon ndjesë ndaj çdokujt që është ndjerë keq. Ndërkaq ajo thotë se do të presë me qetësi verifikimin e kësaj situate.
“Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.
As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot”, tha ajo.
Nene të tëra të Kodit të Etikës së gjyqtarëve janë shkelur nga kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani me videot e publikuara në rrjetet sociale duke 'sfiluar' në zyrën e saj nën tingujt e këngës 'mafia, mafia'.
Pika 'Ç' i Kodit të Etikës tregon qartë të gjithë pikat e 'parimeve të sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje'.
Por ajo që është ironike është fakti respektimi i Kodit të Etikës mbikëqyret nga vetë kryetarja e gjykatës.
Videot me sjellje skandaloze, të publikuara së fundmi në rrjetet sociale të kryetares së gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, do të jenë objekt hetimi nga ana e zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Përmes një njoftimi ILD thotë se për magjistraten do të bëhet hetim disiplinor.
"Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E. K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin", thuhet në njoftimin e ILD.
bravooo,qenke per ne çet...hahahaa, Mjere ALBACOLUMBISTANI cfare qeverie dhe shteti ka!Kruegjyqtare apo Kryeputane?Kjo eshte dilema!!!!mire qe ikem, po gjynah ai komb se nuk behet me...
Përgjigju"Ujku ujku, cakalli ben kerdine" - thote populli. Duket se dikujt nuk i pelqeka kjo zo ja ne krye te Gjykates se Elbasanit. Dhe ia ka dhene lenden e pare gijotines se medias. Eshte laq e frikshme te shikosh se si perdoret standarti i dyfishte. Nje gjyqetare akuzohet pse ben foto ose video ne pune dhe duke qene vetem. Paska marre pjese edhe ne mis Albania. Pra i pelqen bukuria. Kjo eshte shume kriminale (???). Nga ana tjeter kemi psh., nje cope idioti kontemporan, piktor, qe zyren e dyte me te rendesishme te shtetit e zhgarravit si me qene kalama. Neper dokumenta shteterore si vendime, projekte etj., edhe aty zhgarravit. Dhe tall edhe menderen publikisht, me dhe pa video. Le per te veshuren qe... me mire mos e zesh ne goje. Por ne syrin e medias sone heroike kjo eshte sjellje e hijshme. As qe e njof e kam degjuar per kete gocen. Kujtohu nje here ku e ke pas telefonin, nese e ke cuar per servis. Keshtu i nxjerrin te dhenat personale. Po per te vene tamam kujen eshte se media jone heroike aq e can fyellin per 4 milion te dhena personale neper rruge, e qe keqperdoren sot e kesaj dite nen domainin '[email protected]'. Me kete.merruni u shplafte panuklla.
PërgjigjuMjer ai fukara qe bie ne dor te kesaj bundr.s e te gjitha bundra.e te tjera qe nuk dine se cfar eshte imazhi i nje sherbetoreje apo sherbetori te popullit. Por ishalla ndryshon e i cojne ne pi.h te semes te gjith kta funderrina.
PërgjigjuÇa budallaqe. Kjo esht turp ta mash edhe per sekretare pa le per kryegjygjtare. Si e tund koken ne tavolinen e zyres. Pupu nami zi
PërgjigjuMe aq lek sa ka vjedhur nuk ka gjetur 1 kirurg te hajrit por qenka katandisur per ibret. Paguajne taksa shqipet qe te shohin kete zhgarravine qe ben si p...i bukur.
Përgjigjujane per burg ata qe i japin diploma ketyre copave te mishit si fillim qe aty fillon shkaterrimi tek ata idiote qe nuk ju bejne bllok ketyre idioteve qe perdridhen neper zyrat e shtetit . Une jam i sigurt qe kete ta vesh te shkruaje dicka sdi ta shkruaje ne menyre korrekte shqip jo me te jape verdikte bazuar mbi ligjet te cileve kjo sjua ka idene fare ...fshatare e kompleksuar,ben si elite ....qesharake komplet
PërgjigjuEdhe ti për të shkruar shqip qënke më qafshë moj shero se nga ngeli plënci varur.........
po lere hetimin e disiplines... bejini nje hetim paresh kesaj, para se ta zhdukni nga gjykata. nuk e kuptoj pse luajne karten e te qenit femer vetem kur ju duhet ketyre langaraqeve. kjo e ka mare rokullimen qe kur ka qene 18vjet. mere me mend te jesh ne duart e ketyre per drejtesi .... sa mire kemi bere qe nuk kemi te bejme me keta lloj majmunesh. Ajo nuk sheh me larg se hunda e saj ... dhe do behet drejtesia ne shqiperi, tipa e tipe si kjo i ke topa topa ne cdo fushe te jetes ne shqiperi. Ja u pafshi hajrin edhe po nuk u ndodhi gje ketyre nga gjoja drejtesia qe do jepet. Te hedh dhe ne gjyq mikja se ju shqetesua familja nga zgjedhjet e saj per tu bere sensacion tiktoku e per te lojtur me nje zyre shume te rendesishme sikur e ka te sajen. Eshte dhe me logjike zero, perderisa nuk e kupton qe ka nje lidhje shume te forte midis atyre qe ben dhe impaktin qe kane keto gjera mbi familjen e saj (si ose jo si "gjyqtare").
Përgjigjuo buce e eger qe te mbajm ne me taksat tona..ndonjeri edhe me rryshfete. Per te tund bytht ne zyr te pagujm ne ty?
PërgjigjuTani shpresojm ta shofim si modele te kng e Don Xhon
PërgjigjuGjithe PARTITE kane putanat e tyre. PD kishte Rovena Gashin nga Rushbulli, Enkeleda Hoxhen e Krujes,kete katunaren nga Golemi I Lushnjes kush ta kete? Nga Fiati me nje dere putanat te Bmv me timon anglez. Keto putana si bubureca shtohen, me veshje GUQI e me buzet silicon E nxorri Golemi nje thelleze per drejtesine
PërgjigjuPi nazmin e harrove se e ka pas fugonin pa xham te pare
Tamam per Pornhub!!
PërgjigjuFake judge ahahha
mos i gzofshin leket e shqiptarve plera si kjo me 80.000 lek rrog te bej jet sikur mer 8 mij euro ne muaj.plus hap dhe kembet
PërgjigjuI ka fajet Berisha , kshu thoni ju komunista , bravo gocabpo kerkon eksperjenca te reja , te ndihet me mir dhe me sexy .
PërgjigjuPse te shqetesohet. Leket i ka bere punon per qef tani.
PërgjigjuKeshtu jane shumica e gjygjtareve .... Duhen qeruar kto monstra sa me shpejt ,jo me vite mga vettingu. Por nga vendimet skandaloze qe marrin.
Përgjigju