Kronikë

Skandali i gjyqtares Enkeleda Kapedani, reagon ashpër Etilda Gjonaj: Të hetohet gjendja pasurore e saj

31 Maj 2021, 12:39| Përditesimi: 31 Maj 2021, 12:40

  • Share

1622457605_WhatsAppImage20210531at12.38.03.jpeg

I ashpër ka qenë reagimi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në lidhje me skandalin e Kryetares në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

"Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! Reforma nuk do ndalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund", shkruan Gjonaj.


Lajmi kryesor:

Drejtuesja e Gjykatës së Elbasanit ‘modeling’ për TikTok duke sfiluar në zyrë, ILD fillon hetim disiplinor! Gjonaj: Kërkova hetim që kur liroi një kriminel! Enkeleda Kapedani: S'jam krenare


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?