Report Tv ka siguruar foton e çiftit që transportuan lëndën narkotike nga Sukthu në Tiranë. Xhoi Zina dhe Anxhelina Koçi, të fejuar, dyshohet se me një automjet tip "Toyota Yaris" kanë marrë sasinë e drogës dhe e kanë fshehur në një magazinë pranë Tufinës, e cila është në pronësi të babait të Redion Kuqit, i cili është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Zbulohet magazina ku përgatitej drogë për shitje, 5 të arrestuar! Çifti transportoi 9 kg kanabis nga Sukthi (EMRAT+VIDEO)
Xh.K/ReportTv.al
