Kronikë

Tiranë/ Zbulohet magazina ku përgatitej drogë për shitje, 5 të arrestuar! Çifti transportoi 9 kg kanabis nga Sukthi (EMRAT+VIDEO)

26 Shtator, 10:29| Përditesimi: 26 Shtator, 14:47

  • Share

TIRANË- Policia e Komisariatit nr.4 i ishte vënë në ndjekje disa të dyshuarve, duke i lënë t’i afrohen vendit ku mendohet se fshihnin drogë. Kur ranë në gjurmët e depos, efektivët ndërhynë dhe arrestuan aty 2 anëtarë të grupit, Ardit Çitaku 22 vjeç dhe Erdi Gjiriti 37 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, këtij të fundit iu gjet edhe një sasi kokaine. 5 janë anëtarët e grupit që u arrestuan në total dhe akuzohen se në magazinën në rrugën “Myslim Keta” pranë Tufinës fshihnin drogën e paketuar, dhe më tej e përgatisnin në doza për ta shitur.

Magazina e drogës, një ndërtesë e vjetër pa dyer ku prodhoheshin paleta të drurit, është në pronësi të Redion Kuqit 21 vjeç. Aty efektivët, gjetën një valixhe brenda së cilës 9 kg kanabis dhe 1 pistoletë.

Kjo sasi droge e ambalazhuar brenda valixhes, dyshohet se është marrë nga një grup kriminal nga Sukthi dhe është sjellë në Tiranë, nga Xhoi Zina 25 vjeç në bashkëpunim me të fejuarën e tij 22-vjeçare, Angjelina Koçi. Në magazinë, lëndën narkotike e ruante Erdi Gjiriti, i cili gjithashtu e shoqëronte çiftin teksa transportonin drogën më makinë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Xhoi Zinës agjentët zbuluan 1 pistoletë dhe 2 armë të ftohta ndërsa të arrestuarve, të pestë me banim në Tiranë, iu sekuestruan 2 makina, 6 celularë dhe një shkop bejsbolli

Grupi hetimor dyshon se ata janë përfshirë në trafikun e drogës prej të paktën një viti. Por pesë të arrestuarit mendohet të mos jenë të vetën. Policia thotë se vijon hetimet për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të arrestuarit:
Angjelina Koçi
Ardit Çitaku
Erdi Gjiriti
Redion Kuqi
Xhoi Zina

1758878007_xhoisinaanxhelinakoci.jpg

 

2 prej të arrestuarve Xhoi Zina dhe Angjelina Koçi

 

1758882151_erdigjiritiardititaku.jpg

Erdi Gjiriti dhe Ardit Çitaku
 

 

Ora 13:15
Aksioni antidrogë në Tiranë/ Report Tv siguron foton e 21-vjeçarit, pronarit të magazinës

1758885406_redionkuqi.jpg

Foto: Redion Kuqi

Report Tv ka siguruar foton e Redion Kuqit, një nga të arrestuarit nga aksioni antidrogë në Tiranë.

21-vjeçari ishte pronari i magazinës ku të rinjtë kryenin aktivitetin kriminal- atë të shitjes së drogës.

Ora 13:01
Pamjet nga aksioni antidrogë në Tiranë, si iu zbulua të rinjve valixhja plot me drogë (VIDEO)

Këto janë pamjet e aksionit të policisë në kryeqytet, e cila njoftoi sot se ka zbuluar një magazinë në rrugën “Myslym Keta”, që përdorej nga 5 të rinj, (të gjithë të arrestuar) për veprimtarinë ndarjes dhe shitjes së drogës.

Nga video e shpërndarë nga uniformat blu shihet momenti kur këta të fundit gjejnë valixhen në një ndërtesë e vjetër e cila përdorej për prodhimin e paletave të drurit.

Gjatë aksionit kapën në flagrancë, Erdi Gjiriti i cili ruante drogën në magazinë dhe shoqëronte çiftin Angjelina Koçi dhe Xhoi Zina teksa transportonin drogën me makinë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Warehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:  

Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë. 

Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.   

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.  

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.  

Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ora 12:28
Njëri ruante magazinën e drogës, dalin FOTOT e dy anëtarëve të grupit të Tiranës

1758882151_erdigjiritiardititaku.jpg

Erdi Gjiriti dhe Ardit Çitaku

Report TV ka siguruar fotot e Erdi Gjiritit dhe Ardit Çitakut, të arrestuar së fundmi nga Policia e Tiranës, pjesë e një grupi që trafikonin dhe shisnin drogë.

Erdi Gjiriti kishte si detyrë ruajtjen e magazinës ku fshihej malli ndërsa Ardit Çitaku është pjesë e grupit ndërsa në momentin e arrestimit ndodhej në magazinë ku dhe u gjetën e sekuestruan dozat e kokainës.

Ora 11:16
Droga nga Sukthi në Tiranë, Report Tv siguron foton e çiftit që transportuan lëndën narkotike

1758878007_xhoisinaanxhelinakoci.jpg

Report Tv ka siguruar foton e çiftit që transportuan lëndën narkotike nga Sukthu në Tiranë. Xhoi Zina dhe Anxhelina Koçi, të fejuar, dyshohet se me një automjet tip "Toyota Yaris" kanë marrë sasinë e drogës  dhe e kanë fshehur në një magazinë pranë Tufinës, e cila është në pronësi të  babait të Redion Kuqit, i cili është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?