Kronikë

Pamjet nga aksioni antidrogë në Tiranë, si iu zbulua të rinjve valixhja plot me drogë (VIDEO)

26 Shtator, 13:01| Përditesimi: 26 Shtator, 14:46

  • Share

Këto janë pamjet e aksionit të policisë në kryeqytet, e cila njoftoi sot se ka zbuluar një magazinë në rrugën “Myslym Keta”, që përdorej nga 5 të rinj, (të gjithë të arrestuar) për veprimtarinë ndarjes dhe shitjes së drogës.

Nga video e shpërndarë nga uniformat blu shihet momenti kur këta të fundit gjejnë valixhen në një ndërtesë e vjetër e cila përdorej për prodhimin e paletave të drurit.

Gjatë aksionit kapën në flagrancë, Erdi Gjiriti i cili ruante drogën në magazinë dhe shoqëronte çiftin Angjelina Koçi dhe Xhoi Zina teksa transportonin drogën me makinë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Warehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:  

Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë. 

Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.   

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.  

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.  

Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Zbulohet magazina ku përgatitej drogë për shitje, 5 të arrestuar! Çifti transportoi 9 kg kanabis nga Sukthi (EMRAT+VIDEO)


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?