TIRANË- Ushtria shqiptare nga dita e sotme ka në zotërim 3 dronë të armatosur. Tre dronët e armatosur Bayraktar të blerë në Turqi kanë mbërritur në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes së firmosur dhjetorin e vitit 2022.
Ministri Niko Peleshi ka ndarë foto nga dronët, të cilët thotë se po montohen prej dy ditësh dhe janë vendosur në bazën e NATO-s në Kuçovë, e cila do të inaugurohet me 4 mars.
Ministri Peleshi shkruan se me këto dronë rritet aftësia mbrojtëse e Shqipërisë, si edhe është një dëshmi e prioritetit të qeverisë për të garantuar sigurinë kombëtare.
“Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.
Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shkruan Peleshi.
Dronët inteligjentë do të shërbejnë për monitorimin e territorit, do të mblidhedhin dhe do përcjellin të dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet rendin publik e te tjera. Gjatë fundit të vitit 2022, kryeministri Edi Rama, kur prezantoi blerjen strategjike me Turqinë, deklaroi se do të jenë plotësisht të armatosur dhe të gatshëm për çdo rast konflikti. kreu i qeverisë konsideroi në atë kohë se nëse siguria jonë kombëtare kërcënohet, vendi do të jetë gati për luftë.
Çfarë është droni Bayraktar TB2?
Droni Bayraktar TB2 është një mjet ajror luftarak pa pilot i prodhuar nga kompania turke e teknologjisë Bayraktar. Tre njësitë e para hynë në shërbim me Forcat e Armatosura Turke më 29 gusht 2021. Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Çmimi për një dron Bayraktar TB2 nuk është bërë publik, por në disa faqe interneti se është 5 milionë euro.
Droni TB2 ka një hapje krahësh prej 12 metrash dhe mund të lëshojë bomba për të shkatërruar tanket dhe artilerinë me ndihmën e një lazeri. TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë. Droni mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Është e pajisur me 4 raketa. Pesha maksimale e dronit bombardues është deri në 650-700 kg.
“Bayraktar” është shumë i aftë të godasë pjesët më pak të mbrojtura të frontit të armikut, pasi një dron bombardues godet pa mëshirë kamionët e logjistikës, qendrat e komunikimit etj. Droni është pa pilot, por për drejtimin e tij janë përgjegjës tre persona. Ata janë komandanti, “piloti” dhe operatori.
Super fu qi ushtakare jemi tani, ta provoj armiku po të doj,për mos të then qo do rimarrim tokat qe nga preveza e deri në Nish.
PërgjigjuTani pra armiq MBROHUNI
PërgjigjuNe behemi karagjoze me duart tona.
PërgjigjuDridhu Tani o Putin se te erdhi dita. Po bere filma te sulim bajraktarin elha Dylilah qe te ben copa
PërgjigjuKeto Jon per te ruajtur gjellat e detit në peqin .
Nga më shumë se 100 aeroplanë reaktiv përfunduam me tre lodra. Nuk mjaftojnë as si numër as si teknologji. Piloti duhet të jetë në ajër, jo duke ngrënë patatina në kolltuk
PërgjigjuJo 100, por plot 350 miku im