VELIPOJË- Rreth 25 mijë bimë kanabisi janë asgjësuar në Velipojë. Siç shihet edhe në këto pamje, parcelat me kanabis janë zbuluar në një zonë të pyllëzuar, ndërsa për vëzhgimin e zonës është përdorur edhe dron.
Policia ka shpallur në kërkim 3 vëllezërit kultivues, Majran Ndrejaj 30 vjeç, Pjerin Ndrejaj 36 vjeç dhe Luviq Ndrejaj 32 vjeç.
Droga është zbuluar në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, në kuadër të operacionit të koduar ‘Territori i Pastër’. Policia asgjësoi 24 759 bimë cannabisi.
"Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit 1 rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike, në Velipojë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe me Komisariatin e Shkodrës, në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, gjetën dhe asgjësuan 24 759 bimë cannabisi", njofton policia.
Ndërkohë, 2 elektricistë të OSHEE, T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç, janë vënë në hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për këtë veprimtari kriminale.
25 000 rrënjë,dy hektarë tokë e mbjellë me kanabis. Po na krenohet polici1 se janë përdorur drone shumë të sofistikuar.
Përgjigju