Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin ‘Unum’ në Shëngjin, 3 në pranga dhe 9 në hetim (VIDEO)

9 Qershor, 10:22| Përditesimi: 9 Qershor, 11:49

  • Share

LEZHË- Dy të rinj dhe një i mitur kanë rënë në pranga në Lezhë pasi janë kapur me drogë me vete. Ndërkohë, 9 persona të tjerë janë vënë në hetim, ndërsa kontrollet janë ushtruar në kuadër të operacionit Tempulli 3. A

Kontrollet u ushtruar në aksin Lezhë-Shëngjin dhe në makinat e tyre janë gjetur dhjetëra doza të drogërave të ndryshme, si ekstazi, kanabis dhe kokainë. Drogërat dyshohet se përdoreshin ne festivalin ‘Unum’ në Shëngjin, që ka bërë bashkë mijëra të rinj nga e gjithë bota.

Në pranga ranë 18-vjeçari E. M., banues në Lezhë, dhe një 16-vjeçar, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin  ata lëviznin, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza cannabis dhe ekstazi.

Në pranga ra edhe 24-vjeçari V.M, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu, nisi hetimi në gjendje të lirë për: A. M., 44 vjeç, J. T., 44 vjeç, P. K., 49 vjeç, dhe L. P., 21 vjeç, banues në Zvicër; ë. H., 28 vjeç, banues në Francë; J. Ch., 33 vjeç dhe J. K., 34 vjeç, banues në Angli; A. B., 21 vjeç dhe I. O, 27 vjeç, banues në Prishtinë.

Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa.

Policia bën të ditur se megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridksionit të Përgjithshëm  Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?