Nga Estonia shiste kokainë e ekstazi në lokalet e natës në Dhërmi, pranga 32-vjeçarit  

9 Qershor, 10:51| Përditesimi: 9 Qershor, 12:04

  • Share

VLORË- Një 32-vjeçar nga Estonia është vënë në pranga në Vlorë pasi i janë gjetur doza drogërash të forta, si ekstazi, kokainë. Drogërat janë sekuestruar në banesën e 32-vjeçarit, ndërsa dyshohet se ai i shiste në lokalet e natës në Dhërmi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe, si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin e huaj O. G., 32 vjeç, banues në Estoni.

Gjatë kontrollit fizik dhe në dhomën ku ky shtetas qëndronte, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers, të cilat dyshohet se 32-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në Dhërmi”, njofton policia.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?