VIDEO/ Festivali ‘Unum’ në Shëngjin, muzika elektronike bën bashkë mijëra të rinj nga e gjithë bota

9 Qershor, 10:09| Përditesimi: 9 Qershor, 11:40

  • Share

Shëngjini është kthyer në epiqendrën e të rinjve nga e gjitha bota, në këtë fillim të sezonit turistik. Për të pestin vit radhazi në këtë zonë bregdetare, po zhvillohet festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike.

Mijëra të rinj shqiptarë dhe të huaj janë bërë pjesë e kësaj atmosfere festive elektrizuese në këtë  ku mbi 70 artistë me famë botërore, luajnë muzikë përgjatë 24 orëve në tre skena të vendosura në zonën e Ranës së Hedhun.

Të ardhur nga vende të ndryshme të botës turistet thonë se festivali po i përmbush në maksimum pritshmëritë e tyre, ndërsa janë të surprizuar me bukuritë e Shëngjinit dhe e Shqipërisë në tërësi.

Edicioni i pestë i Festivalit ndërkombëtar të Muzikës Elektronike UNUM, ka nisur me 6 qershor do të vijojë deri ditën martë, duke i dhënë gjallëri zonës turistike të Shëngjinit.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?